-
VIDEO
Lëvizte me automatik me vete në makinë, arrestohet 23-vjeçari në Kukës, në pranga edhe dy shokët
Një 23 vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Kukësit pasi lëvizte me automatik në makinë.
-
VIDEO
Tiranë/ Endacaku gjendet i pajetë tek kabina elektrike, objekti ishte përfshirë nga flakët, dyshohet se mund të ketë qenë cigarja
Një endacak, ende i paidentifikuar nga policia, u gjet i pajetë brenda një kabine elektrike në rrugën e Kavajës në Tiranë.
-
VIDEO
Fier, doli me mikun për peshkim në lumin Vjosë, zhduket 63-vjeçari, vijojnë kërkimet nga palombarët RENEA
Të dy po peshkonin në lumin Vjosë, pranë fshatit Kashishtë në Fier më datë 16 janar, por në rrethana misterioze Engjëll Kanani i ka humbur nga sytë shokut të tij i cili bëri kallëzim në komisariatin e Fierit.
-
VIDEO
Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, 5 protestues nën hetim, policia: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin
Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 5 protuestues pasi akuzohen se gjatë protestës së djeshme para bashkisë së Tiranës bllokuan rrugën duke penguar qarkullimin e makinave
-
VIDEO
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim për ngjarjen e djeshme në Lukovë, ku u dëmtuan banesa dhe biznese. Verifikim jo vetëm kompanisë, por edhe institucioneve përgjegjëse. Policia procedon administratorin për shkatërrim prone. Dëmtimi i digës dhe shembja e murit të ujëmbledhësit në HEC Sasaj, në Bunec të Himarës, shkaktoi përmbytje
-
VIDEO
Punëtori 60 vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës, e përplasi fadroma! Arrestohet shoferi! Inspektoriati i Punës nis verifikimet (EMRAT)
Inspektoriati i Punës ka nisur verifikimet në lidhje me aksidentin në punë që i mori jetën 60 vjeçarit nga Dibra. Nusret Xhoka kishte vetëm 3 ditë që kishte shkuar nga Dibra në Vlorë për të punuar me kërkesë të kompanisë. Arrestohet shoferi nga Prishtina. Të dy ishin punësuar pranë kompanisë “2A Group”.
-
VIDEO
Punëtori 55 vjeçar vdes në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës, e shtypi fadroma
Një punëtor ndërroi jetë në kantierin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës.
-
VIDEO
Përplasja me Ndreun për amnistinë për tarifat vendore? Jep dorëheqjen prefekti i Lezhës! Kryebashkiaku: Sajime
Pas rreth dy vitesh në këtë detyrë, Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen, me motivacionin për shkaqe personale. Prefektura e riktheu vendimin për faljen e tarifave vendore të para vitit 2024 për të gjitha bizneset, familjarët dhe institucionet, ndërsa Ndreu paralajmëroi hetim administrativ.
-
VIDEO
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:35, në aksin rrugor Berat-Dimal, në Moravë. Shoferi 25-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar L. Gj., 30 vjeçe dhe fëmijën e saj 2 vjeç, këmbësorë. Për pasojë nëna ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija është në gjendje të mirë. Shoqërohet shoferi
-
VIDEO
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
Policia e Krujës ka intensifikuar masat e kontrollit në akset kryesore të këtij rrethi, duke ngritur pika kontrolli të posaçme në rrugët që lidhin veriun me pjesën tjetër të vendit dhe anasjelltas.
-
VIDEO
21 Janari/ Mbesa e Ziver Veizit: Disponohen prova dhe fakte të rëndësishme! E indinjuar me zvarritjen dhe pse hetimet nuk drejtohen te urdhëruesit
Për ngjarjen e 21 Janarit 2011 dhe hetimet e dosjes, foli edhe Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit, një prej 4 protestuesve të vrarë.
Ajo kujtoi me dhimbje ditën e ngjarjes, teksa apeloi për drejtësi. Në lidhje me drejtësinë e re tha se shpreson që të veprojë sa më shpejt, duke kujtuar se provat janë të rëndësishme dhe të plota në rihetimin që po bëhet.
“Ajo kohë është tepër e dhimbshme, kanë qenë ditë të vështira. Kujtoj ditën e protestës kur udhëtova me xhaxhanë tim. Ai vërtetë donte ndryshimin, por nuk ishte njeri që meritonte atë fund, apo të ishte problematik. Ne kërkojmë drejtësi për atë ngjarje më 21 Janar”, shprehet mbesa e të ndjerit për Report TV.
Por tregon edhe indinjatën për ecurinë hetimore të deritanishme dhe me drejtësinë e vonuar.
“Jam e indinjuar personalisht sepse hetimet e ngjarjes duhet të ishin drejtuar që më parë drejt urdhëruesit. I pari mishte ish-kryeministri Sali Berisha, madje ai ka pranuar vrasjet dhe ka bërë deklarata publike. Unë kam pyetje për SPAK, pse po zvarritet, pse nuk shpejton hetimet dhe ta çojë në gjykatë. Pse nuk është thirrur ish-ministri Lulzim Basha e të pyetet për atë ditë. Ne kemi e një vendim të Gjykatës së Lartë, presim prej 14 vitesh drejtësi. Mendonim se do punohej me shpejtësi, por kemi shumë pyetje. Gjithsesi për ne shpresa vdes e fundit dhe kemi shpresë se do bëhet drejtësi për 21 Janarin”, thotë Zamira për ‘Studio Live’.
Për pasojat që la ajo ngjarje tragjike, Zamira rrëfen se ‘fëmijët janë të tronditur ende, e kanë përjetuar shumë keq, sidomos momentin kur shihet me pamje se babai i tyre vritet me duar në xhepa para Kryeministrisë nga Garda’.
Zamira flet edhe për procesin e deritanishëm dhe nëse ka prova të reja që ishin lënë mënjanë më herët për arsye apo faktorë të ndryshëm.
“Provat janë të shumta, prova që i kanë, ekzistojnë, por për shkak të hetimit t’ia lëmë kohës, sepse nuk mund të flasim më shumë. Avokatët na kanë thënë që ekzistojnë të gjitha provat. Thuhet që disponohen prova dhe fakte dhe prova të rëndësishme”.
-
VIDEO
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
Shoqërohen 14 persona me ‘hije’ krimi, në dy shtëpi u gjetën 207 mijë Euro. I arrestuari Fation Bono dyshohet si përkrahës i ISIS. 200 efektivë, përfshirë forcat RENEA, zbarkuan në qytetin e Pogradecit. U sekuestruan, armë, drogë, e shuma të konsiderueshme parash. Në shënjestër ishte edhe Erjon Llapushi, i kërkuar për vrasjen e një kamerieri, por nuk u gjet në banesë