-
VIDEO
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
Policia nisi hetimet për incidentin e djeshëm në hidrocentralin e Bunecit në Himarë, pasi për shkak të çarjes së basenit u përmbytën 12 biznese si dhe rruga nacionale. Në gjendje të lirë, për shkatërrim prone, po hetohet administratori i “Energo-Sas”, Vangjel Ngjelo. Ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit po auditon kompaninë në pronësi të biznesmenit dhe ish-deputit të PD-së, Vasil Gjika.
-
VIDEO
Debate në KQZ për diasporën, PD: Rama po përdor ambasadat për fushatë! PS: Edhe ju keni hapur zyrë në Londër
Procesi i regjistrimit të emigrantëve po shoqërohet me debate. Krahas KQZ-së që po vijon pranimet dhe refuzimet, PS e PD akuzojnë njëra-tjetrën për abuzime. Opozita i kërkoi KQZ-së të marrë masa, me akuzën se ambasadat po përdoren për fushatë.
-
VIDEO
Shqipëria i jep lamtumirën Sabah Bizit, homazhe në 'Loro Boriçi'! Një minutë heshtje në ndeshjet e fundjavës
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipëri, "Nderi i Kombit" Sabah Bizi mbylli sytë këtë të enjte në Shkodër në moshën 77-vjeçare. I spikatur si mesfushor, Bizi ishte pjesë e asaj kategorie futbollistësh që të bënte për vete me forcën dhe elegantën në mendim e këmbë, që përkthehej në siguri për shokët e skuadrës.
Në nderim të figurës së tij, stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër hapi dyert e mortit duke pritur këtë të premte qindra e qindra qytetarë dhe tifozë të Vllaznisë e jo vetëm, që këtë herë i madhi Bizi i mblodhi për herë të fundit, si për të shijuar "lojën finale" në fushën që la talentin dhe djersën.
Pjesë e homazheve ishin figurat më të larta politike dhe publike në Shkodër, ish-futbollistë, futbollistë dhe drejtues klubesh që shprehën konsideratat për një emër që ishte i lindur për futbollin.
-
VIDEO
Operacioni në Pogradec, policia arreston 6 persona, 28 banesa të kontrolluara dhe 200 forca në aksion! Sekuestrohen armë, drogë dhe para
Policia e Korçës dha detaje nga rezultatet e operacionit të zhvilluar ditën e sotme (17 Janar), kryesisht në Pogradec, me qëllim kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shumëkërkuar apo të akuzuar për vepra penale.
Bëhet me dije se janë arrestuar 6 prej tyre duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe persona në kërkim.
Të ndaluarit janë Fation Bono, Eris Çekani, Denis Xhemollari, Arbri Berberi, Aldi Hoxha dhe Enxhi Xhemollari.
Kontroll u ushtrua në banesat e 28 personave, teksa u sekuestruan armë gjahu, armë të ftohta, lëndë narkotike, para dhe sende të kundraligjshme.
Në operacion u përshinë 200 forca police, konkretisht nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Komisariati i Policisë Pogradec.
-
VIDEO
Dy eurodeputetë kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë! Rama: Partnerët vlerësuan shërbimin tonë pediatrik
Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së dy eurodeputetëve për ndihmë për evakuimin nga Gaza dhe trajtimin mjekësor të fëmijës 1 vjeç në QSUT i cili vuante nga probleme me infeksion pulmonar të përsëritur, mëson Report Tv.
-
VIDEO
Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi!
Nga presioni, goma ka plasur, duke dëmtuar drejtuesin Ismail Cjapi, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
I ftuar në 'Sot, Live në Shqipëri', ishte analisti Martin Leka, i cili tha se e sheh me shumë pesimizëm situatën aktuale të kampit opozitar dhe veçanërisht Partisë Demokratike dhe shkaku kryesor është pikërisht lidershipi i saj, Sali Berisha, ky i fundit prej më shumë se një viti i akuzuar dhe i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani”.
-
VIDEO
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike
-
VIDEO
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 27-vjeçari në Kamëz! Me precedentë të mëparshëm penal
Një 27 vjeçar në Kamëz është arrestuar nga policia pasi qëlloi me armë zjarri pistoletë, në ajër, pas një konflikti të çastit me një shtetas
-
VIDEO
Erion Braçe denoncon: Çmimet e sigurimit të makinave i rriti karteli i sigurimeve dhe jo ligji! Kam kërkuar mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
Ligjvënësi socialist reagon për rritjen e çmimeve deri në 30% dhe shpjegon se ligji i hyrë në fuqi më 2021 nuk është zbatuar asnjë ditë, sepse ‘karteli në fushën e sigurimeve nuk lejoi zbatimin e tij’. Thekson se rregullorja favorizon kartelin e certifikuar që vendos çmimet dhe mbledh paratë
-
VIDEO
Deputetë me SkyECC? Çupi e PD-së me Gjylamentin e PS në një zë: Kuvendi shkresë SPAK, të na thotë emrat! Korreshi: Në EncroChat nuk bën puçi puçi me gruan
Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimi lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky ECC”.
-
VIDEO
Lezhë/ 53-vjeçari gjendet i pajetë në fshatin Dajç (EMRI)
Lezhë-Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në fshatin Dajç të Lezhës.
Arben Gazulli është gjetur thuajse i dekompozuar dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë disa kohë më parë, por nuk është konstatuar, raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Elvis Hila.
Trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do t’i nënshtrohet mjekesisë ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes