• VIDEO

    Shikoni si është çarë muri i ujëmbledhësit të HEC 'Sasaj' në Bunec! Ministria e Mbrojtjes: Kishte 5 mijë metra kub ujë

    Ministria  e Mbrojtjes jep detaje në lidhje me çarjen e murit rrethues të ujëmbledhësit Sasajt, në Bunec të Himarës.

    Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje.

    Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
    Nuk ka probleme në njerëz.
    Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës.  Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
    Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

    Report Tv sjell videon ku duket si është çarë muri rrethues i ujëmbledhësit

  • VIDEO

    Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!

    Kreu i PD-së, nën akuzë prej më shumë se një viti për dosjen e aferës “Partizani”, ‘ndërron kostum’ dhe premton luftë korrupsionit. Thotë se do e shpallë ‘vepër penale të rëndë’ nëse do fitojë. Deklaron hetim ndërkombëtar dhe sekuestrim për pronat e zyrtarëvve, (duke harruar çështjet e tij dhe familjes). Luftë dhe kullave që i quajti monumente të krimit të narkoeuros dhe korrupsionit

  • VIDEO

    Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet

    Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Rininë’ duke i hapur kështu rrugë krijimit të dy programeve të reja dedikuar të rinjve në vend.

  • VIDEO

    Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet

    Projekti i ri parashikon hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë, me një strukturë hotelerie në dispozicion për pacientët dhe familjaret e tyre, por dhe për studentë, mjekë e ekspertë që kanë bashkëpunim me spitalin, si dhe me një hapësirë të dedikuar mbi tarracën e godinës vetëm për helikopterët e rasteve të emergjencës.

  • VIDEO

    Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Me ngacmonte gruan e më ofendonte

    Zbardhet dëshmia e Isuf Hasa, i arrestuar si autor i vrasjes së 81-vjecarit, para disa ditësh në fshatin Shëngjin i Vogël, Tiranë

  • VIDEO

    S'u sekuestruan 1 mijë, por 600 ton naftë kontrabandë në Porto Romano! Prokurorja e Durrësit saktëson sasinë e kapur! Lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve

    DURRËS-  Nuk janë 1 mijë ton naftë kontrabandë e sekuestruar por janë 600 ton naftë e sekuestruar në portin e Porto Romanos gjatë dy operacioneve të ndërmarra e të koduara “Ari i zi’ dhe Ari I zi 2.

    Ndryshe nga sa u njoftua paraprakisht nga policia përmes njoftimit zyrtar, prokurorja e Durrësit ka dhënë shifrën e saktë në seancën gjyqësore që u mbajt më 15 janar 2025, në gjykatën e Durrësit ku dhe u bë vlerësimi i masës së sigurisë për pjesëtarët e ekuipazhit të arrestuar. 

    Gjykata ka dhënë arrest me burg për të dy kapitenët e anijeve dhe oficerit të parë,në të cilat u gjetën sasirat e mëdha të naftës kontrabandë. Prokurorja e çështjes Eglantina Shehu akuzoi të 6 marinarët e të dyja anijeve për fshehje dhe kontrabandë të mallrave për të cilat paguhet akcizë

  • VIDEO

    Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro e 4 zyrtarë në GJKKO, sot seanca paraprake! Akuzohen se licencuan karburantin pa leje ndërtimi që IKMT do e shembte

    Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro është paraqitur sot në GJKKO ku do mbahet seanca paraprake. Ndaj Eduard Duros, ish-administratorja e Komanduar të Bilishtit, Vojsava Bregu si edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Devoll rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi sipas SPAK kanë licencuar në shkelje të ligjit një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendim se do shembej.

    Përpos Duros dhe Bregut, për gjykim u dërguan edhe 2 zyrtarët e Sektorit të të Ardhurave dhe Liçencimit në Bashkinë Devoll, Gazmend Haxhija dhe Gazmend Malo dhe sekretari i përgjithshëm Astrit Seferkolli.

    Bëhet fjalë për pikë e karburantit “Genci Petrol”, e cila sipas SPAK, që prej vitit 2015 kur ka marrë licencimin në shkelje të ligjit e deri më tani, ka realizuar përfitime të padrejta

  • VIDEO

    Vrau motrën dhe kunatin në 1997 në Rubik, ekstradohet nga Italia 56 vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm

    Operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Verdikti”, i finalizuar në prill 2024, në Itali për kapjen e këtij shtetasi u zhvillua falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të shkëmbyer  nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policinë e Materas, Itali, me koordinimin e Zyrës së Interforcës Italiane, Zyrës së Ekspertëve Italianë të Sigurisë, në Shqipëri, dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor - Divizioni i 2-të, Romë.

    Si rezultat i koordinimit të punës ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Romë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit Gjovalin Lesi, 56 vjeç, i lindur në Lezhë.

    Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar këtë shtetas, me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Në vitin 1997, shtetasi Gjovalin Lesi, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik, vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

  • VIDEO

    Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg

    Gazetari Flogert Muça është përplasur me anëtarin e Kryesisë së PL, Faik Basha pas një deklaratë të Endrit braimllarit në Report Tv, ku tha se ishte gati të bashkëpunonte me PS për zgjedhjet e 11 majit.

    Muça i kujtoi Bashës në emisionin ‘Repolitix’ se Braimllari po ikën te Rama. Por, Basha thotë se kush ka ikur nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste përfundon në burg.

    “Ata që kanë ikur nga PL dhe kanë shkuar të Rama kanë përfunduar në burg. Neve na ka ikur pjesa më e keqe”, tha Basha

  • VIDEO

    Goditet evazioni fiskal në ‘Buzi Store’, s’deklaroi 3.7 mln € të ardhura! Në kërkim administratori, lëshonte fatura të falsifikuara, kontrolle në 8 pikat

    TIRANË- Prokuroria e Tiranës goditi një tjetër rast të evazionit fiskal, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për subjektin tregtar ‘Buzi Store’. Pas një hetimi disa mujor të nisur që në vitin 2024, organi i akuzës njofton se kanë zbuluar se ‘Buzi Store’ nuk ka deklaruar 3.7 mln € të ardhura në autoritetet tatimore. Në kërkim është shpallur administratori Oltion Buzi, i cili lëshonte fatura fiskale false.

    Sipas Prokurorisë, Oltion Buzi përdorte një sistem të paligjshëm për lëshimin e faturave false tatimore, sistem kompjuterik i paautorizuar nga Tatimet në vend që operonte përmes një platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”. 

    Gjatë shitjeve në bizneset e “Buzi Store” lëshohen faturave të falsifikuara dhe të pa fiskalizuara. Madje në hetimin e prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor , u zbulua se në disa kompania lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke kryer kështu evazion fiskal në vlera shumë të mëdha.

  • VIDEO

    Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do të përfitojë 650 mln euro

    Ka hyrë në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave deri në vitin 2027 e cila synon të forcojë luftën ndaj informalitetit, nëndeklarimit të pagave si dhe të eliminojë përjashtimet e bëra në taksa për sektorë të ndryshëm. Përmes masave që do të ndërmerren që janë të klasifikuara në 3 shtylla buxheti i shtetit do të përfitojë 650 milionë euro.

  • VIDEO

    4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit

    Vendi do të dalë në tregjet e huaja përpara muajit mars për të marrë një eurobond 600 milionë €. Procesi i emetimit do të udhëhiqet nga 4 institucione financiare ndërkombëtare, dhe synimi është që borxhi të merret me interes të ulët dhe me afat shlyerje deri 15 vite.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv