-
VIDEO
RENEA e FNSH ‘bastisin’ Pogradecin, sekuestrohen 100 mijë euro, armë e drogë! Rrethohet banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi, 14 të shoqëruar (VIDEO)
Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit. Janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri, armë të ftohta e drogë. Rrethohet banesa e Erjon Llapushit, por nuk u gjet aty.
-
VIDEO
Ktheu lokalin në bazë për shitje droge e vënien e basteve sportive, në pranga pronari në Patos
Një 28 vjeçar nga Patosi është vendosur në pranga pasi kishte përshtatur lokalin për të shitur kokainë, kanabis dhe vendosjen e basteve online.
-
VIDEO
RENEA e FNSH ‘bastisin’ Pogradecin, sekuestrohen 100 mijë euro, armë e drogë! Rrethohet banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi, 14 të shoqëruar
POGRADEC- Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit. Operacioni është ende në zhvillim dhe burime bëjnë me dije se janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri, armë të ftohta e drogë.
Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.
Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.
-
VIDEO
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
uristi Kreshnik Spahiu mendon se ardhja e Trump nuk do ndikojë dhe aq sa pritet në politikën shqiptare. Sipas tij, Trump ashtu si në mandatin e parë, do të ketë në Shqipëri një ambasador fuqiplotë si rasti i Yuri Kim që do jetë përfaqësuesi/ja e tij në Shqipëri për 4 vitet e ardhshme.
'Trump është i fokusuar në Amerikën e madhe. Edhe në axhendën e të ftuarve, është orientuar të prishë aleancën Rusi, Kinë, Brazil. Është futur për tu bashkuar me Kanadën, Panamën. Në 4 vite Tirana vështirë se do hyjë në agjendën e Uashingtonit. Shqipëria është shumë periferike në axhendën e administratës Trump. Një investim ndikon në lobime personale për ta pasur Shqipërinë si ishull me komb pro amerikan. Në thelbin e problematikës, e njerëzve të sonduar, ai ishull nuk e përmirëson as përkeqëson marrëdhënien e Tiranës me Uashingtonin.
Puna është çfarë marrëdhëniesh do mbajë Kosovë- Serbi. Shikohet si një marrëdhënie strategjike Serbi SHBA që nuk ka ndodhur që pas luftës. Duhet të shqetësohemi a do kenë shqiptarët atë privilegj të partnerit kryesor në rajon apo Serbia po afrohet dhe po rrezikojmë pozicionin e të përkëdhelurve dekadën e fundit. Çështja tjetër lidhur me Metën, Berishën Ramën shumë shpejt do sqarohet pas zgjedhjeve. Trump nuk do merret fare me Shqipërinë. Do gjejë një Yuri Kim të dytë fuqiplotë ti delegojë ato kompetenca. Që ambasadori të jetë edhe Donald Trump në Shqipëri. 4 vjet do kemi punë me ambasadorin jo me Trump.'
-
VIDEO
Pakti trepalësh, projekte energjie në shkallën gigavat në Shqipëri! Përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë Bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
Të tjera detaje janë zbuluar nga marrëveshja mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për energjinë e rinovueshme. Korniza trepalëshe e partneritetit strategjik përshkruan fushat kryesore të bashkëpunimit, duke përfshirë vendosjen e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat në Shqipëri, ndërsa përfshihen kompani gjigande të energjisë.
-
VIDEO
Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla
Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapësirën e re të Vila 31 të ish diktatorit Enver Hoxha, të transformuar si një mundësi të jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, për t’u takuar dhe krijuar në një mjedis ku secili ka zonën e tij individuale, por ndan edhe hapësirën e përbashkët për bashkëpunim dhe frymëzim.
Duke ndarë një përvojë personale nga një qendër arti në Paris, Rama solli humorin e një gjobe të marrë për njollosjen e parketit me bojë, duke vënë në dukje rëndësinë e respektimit të hapësirës, por edhe lirinë e krijimtarisë.
'Mundësi e jashtëzakonshme për artistët e rinj, shqiptare dhe nga e gjithë bota për tu takuar në një hapësirë ku secili ka zonën e vet por të gjithë bashkë kanë dhe hapësirën e përbashkët. E kam kaluar një eksperiencë të ngjashme. Në qendrën ndërkombëtare të arteve në Paris. Kur erdha këtu më vunë një gjobë se kisha bërë pis me bojë parketin. Duhet të siguroheni që keni një gjobë të tillë. Duke parë gjithë këto parkete. Ishte goxha gjobë. U detyrova ta paguaj. Në këtë hapësirë do krijohen sinergji të reja edhe për mënyrën si është i ndërruar projekti. I uroj sa më shumë sukses Art Explora në këtë ekspeditë të re. I uroj ta kalojnë sa më mirë. Një konkurrencë e jashtëzakonshme. Do rritet numri i atyre që do duan të vijnë. Kush e merr këtë mbështetje është vërtetë me fat. Patjetër më vjen mirë që u bëmë sebep. Mungonte', nënvizoi Rama.
-
VIDEO
Lezhë/ Gripi e virozat, prindërit në radhë për të vizituar fëmijët! Spitali në rikonstruksion, dyndje te ish-materniteti
Prindërit me fëmijë të sëmurë në krah qendrojnë në radhë për të vizituar të vegjlit e tyre. Kjo është panorama e trishtë në Urgjencën Pediatrike të Lezhës këtë mesjanari.
Rënia e temperaturave ka sjellë fluks të prekurish nga virozat dhe gripi, duke veshtiresuar marrjen e shërbimit. Godina e spitalit rajonal të Lezhës është në rikonstruksion, ndaj përkohësisht të gjitha shërbimet janë zhvendosur në ambientet e ish-maternitetit. Mjekët po punojnë në kushte të vështira, me mbigarkese dhe pa logjistiken e nevojshme.
Mbi 100 fëmijë u paraqiten per vizita në harkun e 24 orëve te fundit, kryesisht me temperaturë të lartë, të vjella, dhimbje koke e trupore. Prindërit ankohen për orët e gjata të pritjes në radhë.
-
VIDEO
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave!
Termometri politik… Sondazhi i përmuajshëm ekskluzivisht ne Frontline me autorin Eduard Zaloshnja.
Sonte në Frontline, Report Tv erdhi sondazhi i përmuajshëm në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjan. Kryesisht u pyetën shqiptarë në qarqe të ndryshme, si dhe jashtë vendit që janë të gatshëm për të votuar në zgjedhjet parlamentare.
Çfarë mendojnë shqiptarët për temat më të nxehta të momentit?
-
VIDEO
Kërkohet restaurimi i godinës ku Ndre Mjeda shkroi 'Andrra e jetës'! Nisma synon të rijetëzojë zonën
SHKODER - Ky kompleks është qendra muzeore “Ndre Mjeda” në Kukël, në Shkodër, që mban statusin monument kulture, që nga viti 2012. Projektuar dhe ndërtuar nga vetë Mjeda, pjesë e kompleksit është shtëpia e banimit të poetit, ndërtuar në 1907, kur Mjeda u shpërngul në Kukël për ta kthyer këtë zonë nga një zonë moçalore në një zonë të jetueshme, kisha e vitit 1913, me një stil neoklasik të projektuar nga vetë ai, si dhe kjo godinë po e vitit 1913.
-
VIDEO
Aksident tek mbikalimi i Bulqizës, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e urës
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte te mbikalimi midis dy lagjeve të Bulqizës, segment i Rrugës së Arbrit.
Një mjet tip “Turan” ka humbur kontrollin duke i rënë kollonës së urës.
Në makinë ndodhej vetëm shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës për mjekimin, por gjendja e tij është e rënduar.
-
VIDEO
Investitorët e rinj strategjikë/ I hapet rrugë ndërtimit të resortit me hotele e vila në Lëkurës të Sarandës, vlera 447 mln €
Dy subjektet që do të ndërtojnë hotele turistike dhe vila rezidenciale në Lëkurës kanë marrë statusin e investitorit strategjik. Vlera e investimit 447 mln euro dhe do shtrihet në një sipërfaqe prej 15,1 ha. KIS miratoi statusin edhe për zonën TEDA në Xhafzotaj si dhe shtyu afatin e statusit për një tjetër subjekt që po ndërton mes Palasës e Drimadhës.
-
VIDEO
Anijet me karburant, deputeti Braçe: Ndiqni naftën, të kuptoni kush është mafia e kontrabandës nga Afrika Veriore! Hetoni më tej, trafiku lum
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sot me një video-postim ku i bën thirrje hetuesve të thellojnë me kurajo investigimin se kush qëndron pas anijeve me 1 mijë tonë naftë kontrabandë të kapura në Porto Romano në Durrës tre ditë më parë. Thirrje të zbulohen shitësit, blerësit dhe përfituesit