-
VIDEO
'Drejtësia nuk u vu në vend', prindërit e vëllezërve Banaj të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Fierit: Sokol Hoxha brodhi gjithë botën, nuk bëri asnjë ditë burg
https://shqiptarja.com/lajm/drejtesia-nuk-u-vu-ne-vend-prinderit-e-vellezerve-banaj-te-tronditur-nga-vendimi-i-gjykates-se-fierit-sokol-hoxha-brodhi-gjithe-boten-asnje-denim-nuk-mori
-
VIDEO
Tensionet në protestë, reagon policia: 23 të shoqëruar, janë lënduar 6 efektivë dhe një gazetare
Policia ka reaguar lidhur me zhvillimet e ndodhura në protestën para Ministrisë së Arsimit duke renditur incidentet dhe veprimet e dhunshme të protestuesve.
-
VIDEO
Protestuesit hyjnë në bashkinë e Tiranës, thyejnë xhama e objekte! Shoqërohen disa prej tyre
Xhama të thyer, dyer të hedhura në tokë... kjo është pamja e parë që shihet tanimë nga bashkia e Tiranës, e shkaktuar nga protestuesit.
-
VIDEO
19-vjeçari me këmbën e thyer, pezullohen 4 punonjës policie, mes tyre dhe një nënkomisar! Nis hetimi disiplinor
Policia ka reaguar lidhur me kalimtarin 19-vjeçar me këmbë të thyer, rast për të cilin thotë se janë pezulluar nga detyra 4 punonjësit si edhe shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1. Ndaj tyre ka nisur edhe një hetim disiplinor.
-
VIDEO
Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti te pallati i banesave sociale në Shkozë! Shkakton panik te qytetarët
Një apartament te pallati i banesave sociale në Shkozë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës.
-
VIDEO
Tensione në protestë/ Protestuesit ndezin tre zjarre në ‘Rrugën e Durrësit’
Protestuesit kanë ndezur tre zjarre te “Rruga e Durrësit.” Njëri është në fillim të “Rrugës së Durrësit”, një te degëzimi me “Mine Pezën”, ndërsa po digjet edhe një tabelë reklamash.
Vihet re se situata vijon e tensionuar. Pas përpjekjes së policisë për t’i shpërndarë, protestuesit janë rikthyer.
-
VIDEO
6 efektivë u lënduan nga protestuesit, reagon Demo: Dhuna e pajustifikueshme, e dënoj pa rezervë! Pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë
Ministri i Brendshëm Ervin Demo dënon dhunën e protestuesve ndaj policisë. Ai shpreh mbështetje dhe solidaritet të plotë ndaj efektivëve të lënduar.
Protestuesve u thotë se dhuna nuk justifikohet dhe goditja e policëve s’është ushtrim i së drejtës për të protestuar. Ai kërkon përmbajtje nga të gjitha palët për të ulur tensionet.
-
VIDEO
Protestuesit e maskuar vendosin kangjellat e shkulura në mes të rrugës, tentojnë të bllokojnë autobotin e ujit
Report Tv sjell videot të momentit kur një grup protestuesish të maskuar vendosin në mes të rrugës kangjellat që kanë shkulur nga trotuaret. Ata tentojnë të bllokojnë rrugën për autobotin e ujit, pas të cilit ndodhen edhe policët. Protestuesit i sulmuan efektivët edhe me gurë.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, momenti kur protestuesit sulmojnë me gurë policët dhe autobotët e ujit
Report Tv sjell një tjetër pamje nga protesta para ministrisë së Arsimit. Protestuesit dallohen teksa qëllojnë me gurë në drejtim të autobotëve të ujit dhe policëve.
-
VIDEO
Erald Kapri në protestën te Ministria e Arsimit, akuzon policinë për dhunë ndaj protestuesve
Në protestën që po zhvillohet te Ministria e Arsimit, ka marrë pjesë edhe deputeti i partisë ‘Mundësia’, Erald Kapri.
Ai ngre edhe akuza se policia ka dhunuar protestuesit.
-
VIDEO
'Të shqyej po e preke’, protestueset kundërshtojnë policinë, refuzojnë të largohen nga “Rruga e Durrësit”
Dy protestuese, një vajzë dhe një grua që duket të jetë nëna e saj, kanë kundërshtuar kërkesën e policisë për t’u larguar nga “Rruga e Durrësit.”
Polici: Ec para!
Thirrje: Mos i arresto nënën dhe motrën tënde!
Gruaja: Prek me dorë ti fëmijën tim, unë të shqyej!
Vajza: Unë jam studentja që dal në protestë para jush!
Gruaja: Çfarë jeni ju?
Polici: Mos prek me dorë thashë!
-
VIDEO
Tensionet te Ministria e Arsimit, Koçiu: Kultura e protestës ka degraduar në dhunë! Sulmet ndaj policisë, zakon i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë
Zv.kryeministrja Albana Koçiu shkruan në rrjetet sociale se protesta që po ndodh te Ministria e Arsimit ka degraduar në dhunë të orkestruar. Ajo shton se dhuna ndaj institucioneve, policisë dhe shkatërrimi i pronës publike s’është gjuha e rinisë, por zakon i vjetër i atyre që i përdorin këta të fundit.
Deklarata duket se i referohet opozitës që deri më tani ka bërë reagime të vazhdueshme në mbështetje të protestës dhe ka akuzuar policinë për dhunë.