-
VIDEO
Lavditë e biçikletës, Elektroshok nga profesor Ardian Ndreca
Makina është mohimi i qytetit, pse ajo jep maksimumin e saj jashtë tij, ndërsa biçikleta është triumfi i qytetit, pse aty ajo jep vetveten.
-
VIDEO
Fier/ U plagos me thikë nga bashkëmoshatari në gjimnazin e Cakranit, babai i 17-vjeçarit: Nuk do e çoj më në shkollë, dua drejtësi
Babai i i 17-vjeçarit i cili u plagos me thikë në në oborrin e në shkollën e mesme "Mustafa Hoxha' në Cakran të Fierit ka thënë për Report Tv se pas këtij incidenti nuk do e çoj më në shkollë djalin pasi nuk ka siguri.
"Jam nisur së bashku me çunin nga shtëpia nga ora 8. Unë për në punë, djali për në shkollë. Pa shkuar akoma në punë më njoftoi mësuesja dhe tha se djali është goditur pak djali. Urgjentisht shkoj te urgjenca e Cakranit, atje vura duart në kokë. Asgjë nuk mora vesh si ndodhi ngjarja, më shumë dini ju se unë.
-
VIDEO
Vrasja e Branko Shkozës në Durrës/ 35 vjeçari e mohon: Më rrahën në polici që të pranoja krimin
Durres- Autori i vrasjes së 33-vjeçarit Branko Shkoza, Majlind Habibi do të vazhdojë të qëndrojë pas hekurave. Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i cili akuzohet për vrasjen e mikut të tij në zonën e Spitallës, më 2 dhjetor.
Gjatë seancës gjyqësore, Habibi ka mohuar që ai të jetë përgjegjës për krimin. Ai ka deklaruar se deklaratën e tij të parë, ku pranonte se kishte vrarë Brankon për shkak të ngacmimeve ndaj gruas së tij, e kishte bërë nën presion.
Sipas tij, hera e fundit që ata ishin takuar ishte më 27 nëntor.
-
VIDEO
Vrasja në Durrës/ Ilir Habibi ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’: Vëlla e kam, por më ka dalë nga zemra! Nëse e ka bërë ta vuajë dënimin, kemi ikur nga frika e gjakmarrjes
Pas bashkëshortes së Majlind Habibit, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në REPORT TV ishte edhe vëllai it ë dyshuarit, Iliri.
-
VIDEO
Vrasja e Durrësit/ Gruaja e Majlindit ekskluzivisht për pa ‘Pa Gjurmë’: Policia gënjeu, ishte në shtëpi
Rrëfehet ekskluzivisht për Report TV bashkëshortja e të dyshuarit Majlind Habibi, për hdhjen e shokut të tij Branko Shkoza nga ura më 2 Dhjetor në Spitallë. Thotë se të gjitha janë sajesa dhe se Policia e media duhet ta korrigjojnë, pasi i shoqi nuk e ka pranuar krimin. Gruaja: Nesë e ka bërë ai, le ta vuajë dënimin, por atë ditë nuk ka dalë nga shtëpia
-
VIDEO
Flet xhaxhai i 17-vjeçarit që u plagos me thikë në gjimnazin e Cakranit: Një ditë para ngjarjes nxënësit u kontrolluan, kishte dyshime! Të mbyllet TikTok
Xhaxhai i 17-vjeçarit që mbeti i plagosur me thikë brenda oborrit të Gjimnazit në Cakran të Fierit, thotë se një ditë para ngjarjes ka pasur kontroll në shkollë.
-
VIDEO
Zbardhet masakra e Dobraçit, ministri Hoxha: Shumë shpejt policia do dalë me emrat e personave të përfshirë në ngjarje
Ministri i Brendshëm Hoxha ka zhvilluar sot një takim me prefektët e 12 qarqeve në Korçë. Në dalje të takimit ministri ka folur për disa ngjarje të fundit përfshirë dhe arrestimet në Dobraç dhe emërimin e drejtuesve të rinj të komisariateve.
-
VIDEO
'Ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit', Bardhi akuza ndaj ministrit Vengu: Ti e di shumë mirë, je një zar! Të kanë sjellë bandat
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend ka hedhur akuza ndaj ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu. Bardhi u shpreh se Vengu ka marrë atë post nga bandat e Durrësit, për shërbimit që ka bërë ai për Portin e Durrësit.
Ai më tej shtoi se Vengu është një ushtar i Troplinëve të Durrësit. Bardhi tha se ministri Vengu nuk është as më pak as më shumë se një zar. Sipas tij ministri është një zar si drejtor i portit të Durrësit u ka shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësit.
"Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit.
Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë," tha Bardhi.
-
VIDEO
GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës me 12 të pandehur, mes tyre ish ministri Lefter Koka, Alqi Bllakos i rikualifikohet vepra penale
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes për gjykim për 12 te akuzuarit e parë për inceneratorin e Tiranës. Nga 12 të pandehurit 9 kanë kërkuar gjykim të shkuruar, ndërsa Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm.
Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme nga një tjetër gjykuese. Në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.
Masat për inceneratorin u lëshuan në dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar ish ministri i mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.
-
VIDEO
Aktivitete kulturore sot/ Vijon Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë! 'Së prapthi' shfaqja për fëmijë në teatrin 'Metropol'
Konkursi “Bravo Bravissimo Shqipëria” për fëmijët nga mosha 6-12 vjeç do të mbahet më 14 dhjetor duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit në Qendrën Kulturore të Katedrales Othodhokse në Tiranë. Fëmijët do të garojnë në fusha të ndryshme, si kënga, kërcimi, si instrumentistë, akrobatë, gjimnastë, moderatorë, interpretues, aktorë etj.
2 “Tekno-Broni” është libri për fëmijë me autore Valbona Banka, që do të promovohet në librari “Valentini” në Tiranë më 14 dhjetor, në orën 11:00.
3 “Së prapthi” është shfaqja për fëmijë që do të vijë në teatrin “Metropol” në Tiranë më 14 dhe 15 dhjetor në orën 11:00.
-
VIDEO
Durrës/ Ndalohet për mashtrim Rezart Veleshnja, i mori automjetin një miku dhe ia shiti tjetër 2 mln lekë të vjetra! Reagon aktori
Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja është ndaluar nga policia në Durrës, pasi denoncimit se i kishte marrë makinën një miku dhe ia kishte shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra. Në Instagram ai ka reaguar duke thënë se makina është e humbur, ai thjesht e ka përdorur dhe është gjetur se kush e ka pasur.
-
VIDEO
Aksidentet rrugore, eksperti: Një nga arsyet pse ndodhin, mungesa e kulturës rrugore! Rrugët nuk mirëmbahen, tapeti i asfaltit ndërrohet vetëm kur ka gropa
Sipas Likajt, një nga arsyet kryesore të aksidenteve është mungesa e kulturës rrugore, veçanërisht tek drejtuesit mbi 50 vjeç. Ai sugjeron që edukimi rrugor të nisë që në moshë të re, përmes programeve praktike si ato të Bashkimit Europian, ku të rinjtë mësojnë rregullat në terren.