-
VIDEO
Vlorë, 14 vjeçarit i gjejnë pistoletë me 130 fishekë, i mituri do të hetohet në gjendje të lirë
Ka lënë qelinë brenda 48 orëve, 14-vjeçari që u kap me pistoletë në Vlorë. Gjykata vendosi ndaj tij masën detyrim paraqitje për shkak të moshës së mitur.
-
VIDEO
Vodhi një makinë në Durrës, arrestohet 26 vjeçari nga Erseka
Një 26 vjeçar nga Erseka është arrestuar nga policia e Durrësit pas vodhi një makinë në qytetin bregdetar
-
VIDEO
Garnizoni Ferraj drejt rikonstruksionit, shtëpia e re e Komandës Mbështetëse të Ushtrisë
Komanda Mbështetëse do të ketë së shpejti mjediset e reja të punës dhe përgatitjes së saj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shoqëruar edhe nga zv.Komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Shkëlqim Çela inspektuan punimet në garnizonin Ferraj të cilat janë drejt fundit.
-
VIDEO
Fier, plagosja e 17-vjeçarit në shkollë, flet gjyshja e autorit: Ata kishin qenë 6, i morën telefonin djalit e goditën me shkelm
Në një intervistë për Repert Tv gjyshja e 17 vjeçarit që plagosi shokun e vet brenda në ambientet e gjimnazit në Cakran të Fierit tregon se nipi i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor për të cilin kishte pirë dhe ilaçe por se më pas I kishte ndërprerë.
-
VIDEO
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 5 personat e arrestuar për trafik armësh Kosovë-Shqipëri
-
VIDEO
U kap me doza kanabis gati për shitje, arrestohet 18 vjeçari në Fier (EMRI)
Një 18 vjeçar nga Fieri është arrestuarnë flagrancë nga policia pasi i gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike kanabis sativa
-
VIDEO
'Shqipëria është bekim, të huajt mahniten' Rama: Sigurinë këtu nuk e ke në Londër, Berlin as Paris! Jeta e shqiptarit në Europë nuk është ajo me fotoshop në telefon
Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë nga ata zgjedhin të jetojnë këtu. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama, Karl Roberts tregon përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri.
-
VIDEO
Moti i keq/ Drejtoria Detare në Vlorë, ndalon lundrimin e mjeteve të vogla
Reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë sot të gjithë vendin tonë. Ndaj për këtë arsye në një njoftim Autoriteti Portual Vlorë ka marrë vendim për pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla të peshkimit.
-
VIDEO
Ilir Proda zgjidhet president i SEPCA-s: Kemi besimin e Interpol, ndërmarrim hapat e duhur për të parandaluar e goditur krimet globale
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zgjidhet president i SEPCA-s (Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore).
-
VIDEO
Mbeti i pa strehë pas zjarrit, Bashkia Korçë i shkon në ndihmë Ndreko Lakos pas apelit të Report Tv! Pritet rindërtimi i banesës
Një ditë pas djegies së plotë të banesës dhe apelit të Ndreko Lakos për ndihmë përmes ekranit të Report Tv, kanë ardhur dhe reagimet e para.
Bashkia e Korçës dhe Emergjencat Civile pranë kësaj bashkie kanë marrë masat emergjente për sigurimin e kushteve të përshtatshme për këtë shtetas. Së pari janë dërguar pako ushqimore dhe higjiene, gjithashtu dhe orendi shtëpiake provizore.
“Dje punonjëist e Bashkisë më sollën ushqime, krevat, dyshekë, batanije, jastëk dhe peshir. Shumë faleminderit Bashkisë për ndihmën. Do vijnë prapë të më ndihmojnë. Faleminderit juve dhe bashkisë që po ndihmojnë”, thotë Ndreko Lako për Report Tv.
-
VIDEO
Lufta në Ukrainë/ Krisafi: Rusia ka pritshmëri që Trump t'i ofrojë territoret ukrainase, Europa pritet t’i dalë kundër! Rutte kërkon ta zgjojë për luftë
ema e fundit e analizës në ‘Studio Live’ për zhvillimet gjeopolitike në rajon dhe më gjerë ishte ajo e luftës në Ukrainë dhe pritshmëritë e takimit Trump-Putin.
Eksperti Ledion Krisafi tha se Rusia ka në plan të qëllimit të saj shkëputjen e territoreve të pretenduara në Ukrainë, të kërkojë më shumë se 20% të territorit në takimin që do zhvillohet. Ndaj edhe po intensifikon luftimet në Donjetsk, një nga rajonet kyçe më të fortifikuara të Ukrainës. Krisafi tha se nëse Ukraina do lëshojë territoret, atëherë Moska duhet ta lejojë të anëtarësohet në NATO brenda 10-15 viteve të ardhshme.
Gjithashtu ai u shpreh se edhe NATO po përgatitit Europën për luftë me alarmet që po jep kreu i saj, për t’i zgjuar europianët. Por ekziston edhe rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nëse nuk arrihet marrëveshje, pasi Europa nuk dëshiron që t’i nënshtrohet Putinit në lëshim territoresh në Ukrainë.
-
VIDEO
‘Studio Live’/ Eksperti Krisafi për Kosovën: Thirrja e Kurtit në Prokurori s’ndryshon asgjë, Thaçi e të tjerët do dalin të pafajshëm, qëllim heqja e tyre nga skena!
Situata në Kosovë, thirrja e kryeministrit Albin Kurti nga Prokuroria Speciale, presioni i Gjykatës së Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe kosovarëve të tjerë të pandehur, lufta në Siri dhe Ukrainë, ishin tematikat e bisedës në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj mbrëmjen e sotme, me ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi