-
VIDEO
Fier, plagosja e adoleshentit në shkollën e Cakranit, prokurorja: 2 mësuese panë konfliktin, morëm dëshmitë
Prokurorja e çështjes, Oliana Gjergjefi ka pohuar për mediat se janë marrë dëshmitë e dy mësueseve që kanë qenë të pranishme gjatë momentit të konfliktit ndërkohë që është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes.
-
VIDEO
Vlorë, 14 vjeçari fshehu pistoletën me 130 fishekë afër banesës, arrestohet për armëmbajtje pa leje! Babai: E gjeti me disa shokë në një shtëpi të pabanuar
Adoleshenti kishte fshehur pistoletën me 130 fishekë pranë banesës. E tregoi pasi u bind nga prindërit e psikologu.
-
VIDEO
Vlorë/ Momenti kur efektivët gjejnë armën me fishekët që mbante 14-vjeçari
Report Tv ka siguruar momentin kur punonjësit e policisë kanë gjetur armën që mbante një 14-vjeçar në Vlorë.
Ai e kishte fshehur atë në pjesën mbrapa të një motori pranë shtëpisë së tij.
14-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa babai i tij deklaroi në media se armën i biri e kishte gjetur me disa shokë në një shtëpi të pabanuar së bashku me fishekët.
Ata e kishin marrë atë për të bërë foto, më pas kishte qenë vetë babai që lajmëroi policinë pasi pa videot e të birit në celular.
-
VIDEO
Vlorë/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim
Një operacion policor goditi dy raste të trafikimit të personave të rritur nga Ukraina. Pjesëtarët e këtij rrjeti rekrutonin ukrainas në vende të ndryshme të Europës dhe i sillnin në Shqipëri, ku i privonin nga dokumentet e udhëtimit dhe i detyronin të kryenin aktivitete të kundërligjshme, sqaroi në deklaratën për mediat drejtori i policisë së Vlorës, Elidon Çela.
-
VIDEO
Vlorë, 14 vjeçari fshehu pistoletën me 130 fishekë afër banesës, arrestohet për armëmbajtje pa leje
Adoleshenti kishte fshehur pistoletën me 130 fishekë pranë banesës. E tregoi pasi u bind nga prindërit e psikologu.
-
VIDEO
Vlorë/ Trafikonin shtetas ukrainas për t'i përdorur si shpërndarës droge, 4 të arrestuar, 1 në kërkim
4 persona janë arrestuar në Vlorë, si pasojë e një operacioni. Personat e trafikuar do përdoreshin për shpërndarjen e drogës.
-
VIDEO
Shitën të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, SPAK arreston 3 administratorët kosovarë të platformës 'RYDOX'! Njëri jetonte në Shqipëri, 7600 shitje dhe 230 mijë USD fitime
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, zyra e FBI, BKH dhe agjenci të tjera, godasin një nga rrjetet më të organizuara kriminale kibernetike, që sulmonte amerikanët duke u vjedhur të dhënat dhe shitur te të tjerët me qëllime përfitimi apo hakerimi ekonomik. Mbi 300 mijë informacione të vjedhura dhe tregtuara që nga 2016. SPAK këshillon qytetarët për kujdes kur 'lundrojnë' në internet
-
VIDEO
Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, SPAK firmosi 5 urdhërarreste! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara
Me urdhër të SPAK forcat elitë të RENEA-s kanë mësynë Shkodrën për të ushtruar kontrolle në banesat e disa personave me precedentë penalë. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se 5 urdhërarreste janë firmosur me urdhër të prokurores e Elida Kaçkini e cila po heton masakrën e 30 tetorit 2024 me 4 viktima në Shkodër. Janë ushtruar kontrolle në lagjet e Shkodrës si Dobraç, Kiras, Rus, Dergut dhe në fshatrat Shtoj i ri dhe Shtoj i vjeter. Kontrollet janë ushtruar gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës dhe në orët e para të së enjtes (12 dhjetor). Burimet bëjnë me dije se urdhër arrestet mund të jenë për masakren e Dobraçit, por nuk përjashtohet mundësia edhe për një hetim të ri.
-
VIDEO
Interpelanca për vrasjen e Martinit/ Manastirliu-Zhupës: Tregove që je bulliste! Nuk ke hallin e shqiptarëve por të karriges
Në seancën e sotme në Kuvend u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Zhupa dhe Manastirliu zhvilluan një debat të ashpër, teksa nuk lanë edhe pa hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës.
Manastirliu në fjalën e saj i tha Zhupës se këto në seanca pas vrasjes është treguar bulliste dhe nuk ka folur për ngjarjen tragjike por për karrigen e saj, duke e politizuar ngjarjen tragjike tek shkolla ‘Fan Noli’.
'Tregove që je një bulliste. U ngrite për të folur për hallin e shqiptarëve dhe tregove se më në hall je ti për një karrige. Nuk do isha marrë fare. E nevojshme të vija një pasqyrë për shembullin tënd. Sepse lidhet direkt me edukimin e fëmijëve. Do e vlerësoja nëse do ishte e sinqertë. Për një ngjarje që na ka prekur të gjithëve. Me shumë dhimbje.'
-
VIDEO
DETAJI/ Operacioni i RENEA në Shkodër, në banesën e Safet Bajrit u sekuestruan 5 makina të blinduara
Ndërkohë 5 makinat e blinduara të cilat janë të sekuestruara, burimet thonë se janë gjetur në banesen e vëllait të Behar Bajrit. Burimet thonë se vilat e tyre janë pranë njëri tjetrit. Në lagjen Dobraç, burimet thonë se janë kontrolluar 10 banesa.
-
VIDEO
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin, babai: Më vranë për së dyti! Krimineli është liruar dhe e bën gjumin në shtëpi
Ngjarja e rëndë u shënua vetëm pak metra larg shkollës ku katër adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur
-
VIDEO
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
Tre persona do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore në Durrës