-
VIDEO
Dosja e 21 janarit/ Salvador Kaçaj dëshmon në SPAK, ish-kryekomunari i Shëngjinit: U thirra si person që ka dijeni, kam qenë protestues!
- Salvador Kaçaj ka shkuar sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ai është thirrur nga institucioni i akuzës për t'u pyetur në lidhje me ngjarje që ka dijeni, ose rrethana të tjera.
Informacionet janë ende të rezervuara, teksa shihet në këto pamje duke hyrë në SPAK mëngjesin e sotëm....
-
VIDEO
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes 20- vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth. Sipas policisë, 20- vjeçari Sabri Kreka, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Lezhë, shisnin kanabis nëpër qytet, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim! Sekuestrohen 340 doza gati për shitje
Qindra doza kanabis gati për shitje u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.
-
VIDEO
Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje
Vetëm dy ditë më parë, Operacionalja mori pjesë në operacionin e madh antidrogë në disa qytete, bashkë me SPAK dhe partnerë ndërkombëtarë, që goditi një rrjet të organizuar të trafikut të kokainës nga Amerika Latine
-
VIDEO
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
Katër drejtorë të rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën sot detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, i prezantuan në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive dhe agjencive ligjzbatuese. Në Berat Luigj Vathi zëvendësoi Kastriot Skënderajn, ministri Hoxha kërkon luftë ndaj krimit ekonomik, informalitetit dhe siguri për turizmin
-
VIDEO
Grupi i kokainës/ Ferdinand Dervishi në Report TV: Brazili furnizuesi më i madh i Europës, shqiptarët s’duan të jenë më çirakë të të tjerëve, por të rrisin fitimet e tyre
Operacioni me 10 të arrestuar dhe 48 tonë lëkurë gjedhi të regjura në kokainë! I ftuar në studion e Report TV, nga moderatori Arlind Isa, pasditen e sotme, ka qenë gazetari Ferdinand Dervishi. Jep detaje nga hetimet, aktiviteti i narkotrafikut të karteleve, rrugët që ndiqen dhe përfshirjen e organizatave shqipfolëse në biznesin ilegal fitimprurës
-
VIDEO
Ekskluzive/ 4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës, SPAK i kishte në vëzhgim! Kokaina vinte edhe nga Brazili! Hetime nëse vilën te ‘Kodra e Diellit 2’ e morën me qira apo e kishin në pronësi
4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës, SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin e PS, Alqi Bllako! Akuzohet për korrupsion në dy raste
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur më 15 nëntor, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurit Alqi Bllako.
-
VIDEO
Grupi i trafikut të drogës, burime: Kokaina vinte edhe nga Brazili! Vizita e Dumanit 2 javë më parë te zyrtarët brazilianë: Do çmontojnë bandat shqiptare
SPAK po vijon hetimet lidhur me grupin e trafikut të kokainës që u godit dy më patë, që sillte drogë nga Amerika Latine për ta përpunuar në laborator në vendin tonë dhe më pas e trafikonin drejt vendeve të BE. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se droga importohej në vendin tonë nga vende të ndryshme të Amerikës Latine, si Ekuador, Venezuelë apo edhe Kolumbi. Një sasi e drogës. Burimet thonë, se ka ardhur edhe nga Brazili apo Republika Domenikane.
-
VIDEO
FOTO/ Pjesë e grupit të trafikut të drogës, i riu shkoi në Amerikën Latine si ‘turist’, por u bë trafikant! Jeta e luksit në rrjete sociale! Ja një prej 'kokave'
Aldi Zonja është një prej anëtarëve të grupit të trafikut të drogës që u arrestua pas operacionit të SPAK dy ditë më parë. 37-vjeçari, siç mësoi edhe Report Tv, kishte shkuar në Amerikën Latine me vizë turistike, por gjatë periudhës së pandemisë mbeti i bllokuar atje.
-
VIDEO
Aksidenti i rëndë në Maliq, helikopteri me të plagosurin ulet në Moravë! Shkak mjegulla e dendur
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq në afërsi të fshatit Pendavinj, ku u përfshinë një mjet dhe një furgon mallrash e për pasojë janë plagosur 7 persona.
-
VIDEO
4 shqiptarët ‘kokat’ e grupit të drogës që u godit nga SPAK, njëri mori me qira vilën te ‘Kodra e Diellit 2’! Financuesi i trafikut të kokainës në kërkim
Katër shqiptarët banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, që sillej në vendin tonë për t’u përpunuar në laborator droge me qëllim shitjen në tregjet europiane.