-
VIDEO
Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe Preng Simonit, pezullohet gjykimi për Edmond Përdodën
Gjykata e Lezhës ka pezulluar proçedimin penal dhe gjykimin, ndaj shtetasit Edmond Përdoda i akuzuar për vrasjen rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarja e ndodhur në vitin 2020 në fshatin Lalm i Vjeter.
-
VIDEO
Vrasja e Eduart Reçit/ Policia kthehet në vendin e krimit! Prova për të zbuluar nga qëlluan autorët! Biznesmeni i ndërtimit mund të jetë vrarë me armë sportive
Policia e Tiranës ka kryer disa prova mbrëmjen e së premtes në vendin ku u ekzekutua Eduart Reçi. Eksperimenti është bërë me qëllim për të zbuluar vendin dhe pozicionin që autorët kanë përdorur në momentin kur kanë qëlluar me një plumb në kokë 52-vjeçarin.
-
VIDEO
' Vera apo Koktejli është pija e aristokracisë? Replikat në podcastin e Ramës me bartenderat
Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ku zbuluan dhe cfare preferohet tani me shume Vera apo Koktejli
Kleo: Koktejli është pija aristokracisë.
Rama: Po në raport me verën ku e shikon koktejlin ti?
Kleo: Vera është në linjë paralele me ne, një verë e nivelit të ulët nuk pranohet të krahasohet as me një ushqim të nivelit të ulët.
Rama: Një koktejl i nivelit të ulët duhet të jetë një tmerr, fundi, një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke.
Kleo: Vera ka proces tjetër bërje, ju e merrni shërbimin në gotë, artisti është enologu, kurse tek bartenderi i përziejmë këto pije në bar, energjinë tonë e emetojmë direkt aty. Vera është art, patjetër është paralel me ne, ne kemi edhe koktejle me verë. Unë analizën krahasimore e shoh më gjerë.
-
VIDEO
Operacioni antidrogë tek rezidenca e VIP-ave te 'Kodra e Diellit 2' në Tiranë, Laborator në Qerekë të Niklës! Disa të arrestuar,u sekuestrua kokainë
Shqiptarja.com sjell pamjet e vilës luksoze tek rezidenca e VIPA-ave Kodra e Diellit 2 në Tiranë brenda së cilës gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme është ushtruar kontroll në kuadër të një operacioni për të goditur një grup të struktruar kriminal në trafikun e drogës.
-
VIDEO
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria po punon për të përgatitur një platormë konkrete për emigrantët shqiptarë në mënyrë që t’i njohë ata me mundësitë e tregut të punës në Shqipëri, kryesisht në ndërtim dhe turizëm. Pagat, kryeministri tha se janë konkuruese, duk bërë thirrje që të rikthehen në vendin e tyre
-
VIDEO
Korçë/ Del para gjykatës mësuesi i artit pamor, u denoncua nga 2 nxënëset për ngacmim seksual
Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës, Bledar Duro, mësues i shkollës 9-vjeçare Sotir Gura. Mësuesi i artit pamor akuzohet për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 'Sotir Gura'
Lajmi ne perditesim... -
VIDEO
Dimri vjen zyrtarisht/ Zbardhet fshati turistik i Dardhës
-
VIDEO
Momenti kur Policia shkon drejt fshatit Qerekë në Nikël, ku është zbuluar laboratori i drogës
Këto janë momentet kur Policia e Shtetit mësyn drejt fshatit Qerekë, në Njësinë Nikël të Fushë-Krujës.
Më herët uniformat blu e kishin nisur operacionin e drejtuar nga SPAK dhe autoritetet spanjolle në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.
Por më tej grupi i dytë është drejtuar drejt bazës së dyshuar në zonën e Niklës. Me sirena dhe forca të shtuara, efektivët e Policisë dhe Operacionales po zhvillojnë kontrolle, sekuestrime dhe arrestime. Informacionet janë të rezervuara, edhe për shkak të sekretit hetimor dhe aksionit në proces dhe sipër.
-
VIDEO
Angli/ Pjesë e një rrjeti të shitjes së kokainës, 2 shqiptarët e arrestuar dënohen me rreth 8 vite burg në total! Kthyen banesën në bazë droge
Dy shqiptarë të dyshuar si tregtarë droge u kapën rreth katër muaj më parë me 181 doza kokaine në Angli, me vlerë deri në mbi 7 mijë paund, teksa Gjykata në Nuneaton ka dhënë rreth 8 vite burgim në total. Irget Shehu dhe Arnis Rizahi dënohen me nga 45 muaj izolim secili. U kapën në muajin gusht, u sekuestruan edhe rreth 5 mijë paund cash
-
VIDEO
Operacion antidrogë, zbulohet laborator në Qerek të Krujës! Kontrolle edhe te Kodra e Diellit në Tiranë, disa të arrestuar! Udhëhiqet nga SPAK e autoritetet spanjolle
Një operacion antidrogë po zhvillohet në Tiranë dhe zona të tjera, teksa raportohet për një laborator droge në Qerek të Krujës. Burime thonë se bëhet fjalë për disa të arrestuar. Operacionalja e Policisë së Shtetit po kryen kontrollet, disa agjenci ligjzbatuese në aksion, objektiv goditja e trafikut të kokainës
-
VIDEO
Operacioni antidrogë, pamjet kur Policia mësyn te 'Kodra e Diellit'
Teksa Policia e Shtetit, SPAK dhe autoritetet spanjolle po zhvillojnë një operacion me shkallë të gjerë antidrogë në Tiranë.
Deri tani raportohet për ndërhyrje dhe kontrolle në zonën e “Kodrës së Diellit” dhe në fshatin Qerek të Bashkisë së Kamzës.
Këto janë edhe pamjet e ndërhyrjes së policisë me mjete në zonën luksoze të “Kodrës së Diellit”, mbrëmjen e sotme.
Fillimisht makinat e patrullës dhe më tej ato operacionale që përdoren për numër të lartë të arrestuarish, tip furgon.
-
VIDEO
Rraklli në Report TV për ndeshjen me Çekinë: Të kalojmë të parët në avantazh dhe të vrasim ndeshjen! Ata luajnë për barazim, Silvinjon e këshilloj që...
Liga e Kombeve/ Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi analizon në “Studio Live” me gazetarin Arlind Isa pritshmëritë e takimit të rëndësishëm të Shqipërisë ditën e nesërme. Çfarë i këshillon Silvinjos, gabimet që s’duhen bërë dhe taktika që duhet përdorur. Ish-futbollisti: Duhet të luajmë si një vit më parë, të shënojmë të parët dhe ta menaxhojmë! S’janë të pamundshëm, kemi dhe tifozët krah