-
VIDEO
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 4 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14-vjeçari ndërron jetë pas goditjes në zemër, autori dhe një tjetër në spital! Njëri shoqërohet në polici! DINAMIKA (VIDEO)
Një 14-vjeçar humbi jetën pas një sherri masiv mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli’ në Tiranë. Në konflikt me thika u përfshinë edhe nxënës të shkollave të tjera dhe shkak dyshohet se ishin sherret e nisura në rrjetet sociale. Report Tv sjell ekskluzivisht dëshminë e një gruaje që mori 14-vjeçarin Martin Cani në makinë për ta çuar në spital. Ajo thotë se ambulanca u vonua, ndërsa edhe dëshmitarë të tjerë pohojnë vonesa.
-
VIDEO
Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, qëllohet me breshëri pasi del nga lokali në Tiranë! Gjendet në Farkë makina e djegur e autorëve
Ekzekutohet i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Ai u qëllua me breshëri plumbash gjatë natës teksa doli nga një lokal në Tiranë. Prendi ndërroi jetë në spital, ndërsa në zonën e Farkës u gjet një makinë e djegur që dyshohet se u përket autorëve.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit/ Sokol Dema: Diskutimi verbal u pasua me grushte dhe në fund u nxor një tek thikë nga autori! Barkaj: Pati përplasje në ambjentet e shkollës
Vrasja e 14 vjeçarit Martin Çani prej një bashkëmoshatari tronditi sot kryeqytetin. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës Fan Noli në Tiranë, teksa dy grupe të rinjsh u zunë me njëri-tjetrin pas përfundimit të mësimit. Më shumë u diskutua në '5 Pyetjet me Babaramon'.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullësi sa Kina apo India?
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet nga Babaramo' ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet pasi u qëllua me thikë në kraharor mes një sherri me bashkëmoshatar.
Spahiu ngriti disa pyetje në studio ku vuri në pah se ne jemi një shoqëri e vogël që prodhon me shumicë ngjarje kaq të rënda. Spahiu përdor dhe ironinë, për Shqipërinë nëse ne do të kishim një popullësi sa Kina apo India, se si shteti do menaxhonte raste të tilla me një numër aq të madh banorësh.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit/ Ironia e Spahiut: Si do kontrollonte krimin shteti nëse Shqipëria do kishte popullësi sa Kina apo India?
Juristi Kreshnik Spahiu komentoi tek '5 Pyetjet nga Babaramo' ngjarjen tragjike të ditës së sotme, ku një 14 vjeçar mbeti i vrarë pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet pasi u qëllua me thikë në kraharor mes një sherri me bashkëmoshatar.
Spahiu ngriti disa pyetje në studio ku vuri në pah se ne jemi një shoqëri e vogël që prodhon me shumicë ngjarje kaq të rënda. Spahiu përdor dhe ironinë, për Shqipërinë nëse ne do të kishim një popullësi sa Kina apo India, se si shteti do menaxhonte raste të tilla me një numër aq të madh banorësh.
-
VIDEO
VIDEO/ Do arrestohej, momenti kur polici ia fut vrapit për t’i shpëtuar AMP
AMP arrestoi mbrëmjen e sotme shefin e krimeve në Gjirokastër, Alfred Kondi dhe 4 persona të tjerë për trafik emigrantësh dhe kontrabandë mallrash.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar videon kur një prej inspektorëve është larguar me vrap nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës në momentin kur kuptoi se do arrestohej. Bëhet fjalë për inspektorin Feim Onjea.
Në video dallohet momenti kur ai del nga ambientet e brendshme të komisariatit Gjirokastër dhe ia fut vrapit. Në përpjekje për t’u arratisur kalon edhe murin dhe më pas zhduket nga fushëpamja e kamerave të sigurisë.
Por, më pas në video dallohen të tjerë policë që vrapojnë për ta kapur dhe më pas është arrestuar.
Onjea është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Të përfshirë në trafik klandestinësh dhe mallrave kontrabandë, AMP ndalon shefin e krimeve në Gjirokastër, shoferin e ish drejtorit Ardian Çipa dhe 3 të tjerë
Alfred Kondi, shefi i sektorit të krimit të organizuar në Gjirokastër dhe Feim Onjea, shoferi i ish-drejtorit të Policisë Ardian Çipa ishin të përfshirë në trafik klandestinësh dhe mallrave kontrabandë prej të paktën dy vitesh.
-
VIDEO
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri në lëkurë gjedhësh, GJKKO lë në burg 10 anëtarët e grupit! Kolumbiani e 2 venezuelianët: Erdhëm për të mbjellë flokët
GJKKO la në fuqi masat e sigurisë për 10 të arrestuarit në kuadër të shkatërrimit të grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës hidhej në tregun europian. Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës.
-
VIDEO
Policia arreston kryefinancierin e televizionit të Familjes Berisha si pjesë e bandës së kriptovalutave! Paguan rrogat cash të gazetarëve te ‘Syri’ me zarfe pa i deklaruar
Evis Sopi, financieri i televizionit të familjes Berisha është ndër 17 të arrestuarit, të cilët pastronin para me kriptovaluta. Sopa rezulton pronari i një pike të këmbimit valutor ku një agjent i infiltruar këmbeu kriptomonedha me para, e dokumentuar me audio e video. Organet kanë një dosje edhe ndaj ‘Syri Tv’ për pastrim parash e evazion.
-
VIDEO
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
Gazetari Adriatik Doçi ishte sot në Studio Live ku tregoi për Arbër Hitajn ecurinë e hetimeve dhe gjyqit nga Metës dhe Berishës. Doçi thekson se në dosja Meta dhe Kryemadhi janë vizatuar ashtu siç janë denoncuar prej tij dhe të tjerëve më parë në media.
-
VIDEO
E rëndë në Divjakë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin 90 vjeçar (EMRI)
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit, Softa: Të rinjtë qarkullojnë me thika në çanta! Jeta që bëjnë prodhon konflikt! Duhet të ketë shërbime pranë shkollës për parandalim
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa komentoi në Studio Live ngjarjen tragjike të mesditës së sotme në Tiranë ku një adoleshent mbeti i vrarë pas një sherri me thika me bashkëmoshatarë të tjerë, pranë shkollës ‘Fan Noli’. Softa thekson për Arbër Hitajn se pritet që grupi hetimor të zbardh ngjarjen.