-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ ‘I thash shpirti nënës u bëre mirë’, flet për Report Tv dëshmitarja që shoqëroi 14-vjeçarin drejt spitalit: Ambulancës ia dhashë gjallë, atletet e tij i kam ende në makinë
Report Tv sjell dëshminë e një gruaje e cila shoqëroi 14-vjeçarin pas sherrit me adoleshentët drejt spitalit. Për Report Tv ajo tregon ekskluzivisht se si e gjeti të miturin të shtrirë në tokë me plagë, mbi të cilin ishte një turme njerëzish që i hidhnin raki. Gruaja e ka marrë djalin në makinë për ta dërguar në spital dhe rrugës thotë se ndesh me ambulancën, së cilës i dha djalin me shenja jete, por Martiim Cami ndërroi jetë në spital.
-
VIDEO
Mjekja për protestën e banorëve: Jam në punë, mbuloj tre fshatra të Lezhës
Lezhë- Mjekja e qendres Shëndetesore të Treshit e cila mbulon dhe Spitenin ka reaguar në lidhje me protesten e zhvilluar nga banorët të cilet pretendojne se nuk ofrohet sherbimi shendetësor. Sipas Entela Merxhanit, e mbyllja e ambulances diten e sotme ka qene e planifikuar dhe e njoftuar por duke shtuar se çdo ditë tjetër ajo ka qenë në punë, duke mbuluar njëkohesisht tre fshatra në Lezhës.
-
VIDEO
Vrasja e 14-vjeçarit, qytetarja e irrituar: E vranë fëmijën para syve tanë, policia erdhi pas 1 ore e gjysmë
Një ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, ku një 14-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u godit me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët. Një qytetare duket e irrituar në këtë video që sjell Report Tv, teksa dëgjohet të thotë se fëmijën e vranë para syve tanë dhe se policia erdhi me 1 orë e gjysmë vonesë.
-
VIDEO
'Erdhëm për të mbjellë flokët!' Kolumbiani dhe 2 venezuelianët mohojnë të kenë lidhje me trafikun e kokainës! Ja çfarë deklaruan në GJKKO
Vijon në GJKKO gjyqi për 10 të arrestuarit si anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine.
Kolumbiani Hiëlen Ledezma Narvaez, dhe 2 venezuelianët, Joze Ramon Zacarias Vasquez e Samuel Alfonso Moreno Serrano kanë mohuar të kenë lidhje me trafikimin e kokainës. Ata janë shprehur para gjykatës se kanë ardhur në Shqipëri për turizëm dhe për të mbjellë flokët, informon gazetarja Keti Banushi.
-
VIDEO
Tiranë/ Rikualifikohet zona e Thesarit, Veliaj inspekton punimet: Do ndërtojmë rrjet unazor, kemi përfunduar urbanizimin në 75 lagje!
Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se bashkë me lehtësinë e aksesit të lagjes, do të mundësohet edhe zgjidhja e problemit me kanalet e ujërave të bardha dhe ndriçimi led. Veliaj shtoi se deri tani Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rehabilitimin në 75 lagjeve në kryeqytet. Zona vizitohet edhe nga turistët e shumtë, që vizitojnë “Bunkart”
-
VIDEO
E rëndë në Tiranë/ Sherr me thika mes 3 nxënësve pranë shkollës 'Fan Noli'! 14 vjeçari ndërron jetë në spital, tjetri në spital! I treti shoqërohet në polici
Ngjarje e rëndë në Tiranë. Tre adoleshentë të moshës 14 vjeçare nxënës të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' janë përfshirë në një sherr ku mësohet se është përdorur edhe një thikë.
-
VIDEO
Motra e Albana Vokshit, kompani me vetëm 1 punëmarrës në tatime, vajzën e vet, e fitim 627 milionë lekë të vjetra për 10 muaj! Institucionet po gjurmojnë pastrimin e parave
Shqiptarja.com disponon dokumentet ku vërtetohet se Mimoza Vokshi ortake e vetme e SH.P.K-së "Deco 2000" ,dhe administratore ka të bijën e vet, Ajlin Sharku, që është e punësuar edhe tek ERE ka shpërndarë vetëm për këto 10 muaj të këtij viti 2024, në dy raste një divident me një shumë totale prej 627 milione lekë të vjetra.
-
VIDEO
I jepte krimit sekrete shtetërore me SKY ECC, Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin Jurgis Çyrbja! E njëjta masë edhe për bashkëpunëtorin Masha
Apeli i Posaccëm la sot të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij, Ahmet Masha. Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyve
-
VIDEO
Tiranë/ Në SPAK shkon edhe ish-deputeti i qarkut Lezhë, Armando Prenga, u pyet për 21 Janarin
Pak pasi ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj la godinën e Prokurorisë së Posaçme, një tjetër ish-politikan është shfaqur në institucion.
Ka qenë ish-deputeti socialist Armando Prenga, ai që ka shkuar në SPAK ditën e sotme (18 nëntor) për të dhënë shpjegime.
Nuk ka ende informacione rreth çështjes për të cilën do pyetet, por mësohet se ish-ligjvënësi ka dhënë shpjegime, sikurse të gjithë politikanët e tjerë, për dosjen e “21 Janarit”.
-
VIDEO
Vrasja e shqiptares shtatzënë, dalin para gjyqit ish-partneri dhe shoku i tij! I vëllai i viktimës i sulmon para seancës, tensione në gjyq
Ka nisur me tensione dhe përplasje procesi në Gjykatën e Selanikut në Greqi, për 2 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e shqiptares Gjeorgjia Murati, mes tyre edhe ish-partneri i saj.
Krimi makabër ndodhi natën e Vitit të Ri 2024, teksa autorët u përpoqën të fshihnin edhe krimin e masakrimit të 41-vjeçares.
Para seancës, ka qenë vëllai i viktimës i cili është konfrontuar dhe u përpoq të sulmonte të pandehurit kur u dërguan në Gjykatë, raporton media “Voria.gr”.
-
VIDEO
Operacion në Tiranë e Shkodër kundër mashtrimeve me kriptovalutë! Firmosen 20 urdhërarreste, 6 janë pronarë 'Këmbimi Valutor'!
Zbulohet një rrjet i gjerë i mashtrimeve ekonomike dhe kriptomonedhave po, sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash, pajisje elektronike dhe mjete të tjera. Kontrollet janë bërë në Shkodër, Vorë, Laknas, Kamëz, Fushë Krujë, lagjet Mëzez, Kashar, Fresk, dhe në lagje të tjera të kryeqytetit
-
VIDEO
Kokaina nga Amerika Latine në Shqipëri e fshehur në lëkurë gjedhësh, 10 të arrestuarit dalin sot në GJKKO
Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht dhe rolet e të arrestuarve. 4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Gjyqtarja e masave është Irena Gjoka, ndërsa prokuror Adnand Xholi.