-
VIDEO
Luçiano Boçi nga rrethrrotullimi i Milotit: Qëllim i mosbindjes civile qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës!
Luçiano Boçi, përfaqësues i grupit të PD-së për rrethrrotullimin e Milotit ka olur nga aksi i bllokuar pak më parë, duke u shprehur se qëllimi i mosbindjes civile janë qeveria teknike, zgjedhjet e lira dhe lirimi i liderit të opozitës.
"Është mosbindje civile që ka akset në fjalë. Mund të konsiderohet si akt protestues si pjesë e mosbindjes civile. Mosbindja civile nuk është qëllimi ynë final, pasi qëllimi final është rezultati i mosbindjes civile. Rezultat për qeveri teknike, për t'i dhënë liri liderit të opozitës. për t'i dhënë fund inkuizicionit ndaj opozitës", tha Boçi.
-
VIDEO
Bllokimi i rrethrrotullimit të Rrogozhinës nga PD, protestuesit i hapin rrugën ambulancës
Në Rrogozhinë ashtu si dhe në disa akse të tjera të vendit është bllokuar qarkullimi nga protesta e PD-së.
Sakaq, një ambulancë ka kaluar në rrethrrotullimin e Rrogozhinës teksa protestuesit kanë liruar rrugën që ajo të kalojë.
PD po kryen aktin e dytë të mosbindjes civile pas atij të parit më 7 tetor në rrugët e Tiranës.
-
VIDEO
‘Poshtë diktatura’, protestuesi vendos pankartë në pjesën e përparme të automjetit tek rrethrrotullimi i Levanit
Në rrethrrotullimin e Levanit, protestuesit kanë marr edhe pankarda.
Në një video të siguaruar nga Report Tv, shihet një pankartë e vendosur në pjesën e përparme të një automjeti, ku shkruhet ‘Poshtë diktatura’, ndërsa vendosin edhe një flamur kombëtar.
Ndërkohë, rrugët dytësore janë të gjitha të lira, pasi nuk është penguar qarkullimi i automjeteve.
-
VIDEO
Protesta e opozitës tek rrethrrotullimi i Milotit, i pranishëm edhe Gjin Gjoni! Protestuesit ulen këmbëkryq në mes të rrugës, njëri varet te kamioni
Në kuadër të protestës së opozitës që ka kaluar në mosbindje civile, është bllokuar edhe rruga Lezhë-Milot.
Opozitarët e qarqeve Lezhë, Shkodër dhe Kukës kanë bllokuar të dy korsitë e rrugës.
I pranishëm në grupin e parë mbërritës edhe ish-deputeti i Elbasanit, Luçiano Boçi dhe ish-gjytari Gjin Gjoni.
Disa qytetarë janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin, kurse një tjetër u pa teksa varej në një prej kamionëve të transportit, duke e penguar të vijonte më tej.
Deri tani vihet re prezencë e pakët pjesëmarrësish në këtë segment proteste të paralajmëruar.
në këtë rrethrrotullim janë caktuar deputetët; Flamur Hoxha, Isuf Çela, Emilja Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli, Ludovik Hasanaj, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli.
-
VIDEO
Bllokohet rrethrrotullimi i Rrogozhinës, policia thirrje protestuesve të PD-së: Bllokimi i akseve vepër penale
Ka nisur akti i dytë i mosbindjes civile të PD-së. Në Rrogozhinë është bllokuar rrethrrotullimi që lidh Tiranën me Fierin.
Sakaq, policia i ka bërë thirrje se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
Ndërkohë protestuesit me në krye deputetin e PD-së, Bledjon Nallbatin kanë kontestuar policin me megafon duke i thënë të largohet.
-
VIDEO
Bllokimi i rrugëve, nis grumbullimi i protestuesve të PD-së në rrethrrotullimin e Rrogozhinës
Protestuesit e parë të opozitës kanë filluar të mblidhen në rrethrrotullimin e Rrogozhinës teksa pritet të filloj akti i dytë i mosbindjes civile me qytetarë të ardhur nga Kavaja, Lushnja dhe Rrogozhina.
Bllokimi i këtij aksi rrugor do të kryesohet nga deputetët e PD-së, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula dhe Ilda Dhori.
Ndërkohë më herët në këtë rrethrrotullim mbërritën dhe forcat Shqiponja dhe FNSH.
G.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Bllokohet rruga tek mbikalimi i Shkozetit, nis grumbullimi i protestuesve në Rrogozhinë, sheshi 'Shqiponja'! Policia në gadishmëri
- Bllokohet rruga tek mbikalimi i Shkozetit, nis grumbullimi i protestuesve në Rrogozhinë, sheshi 'Shqiponja'.
-
VIDEO
Pritet bllokimi i rrugëve nga PD dhe aleatët, Forcat 'Shqiponja' dhe FNSH mbërrijnë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës
Për pak çaste nis protesta e opozitës në disa akse të vendit, teksa pritet të bllokohen disa rrethrrotullime.
Ndërkohë në rrethrrotullimin e Rrogozhinës kanë mbërritur forcat Shqiponja dhe FNSH. Në orën 17:00 pritet të nis aksioni i radhës i mosbindjes civile të PD-së me aleatët.
Ky do të jetë akti i dytë pas atij të parit të përqëndruar në rrugët e Tiranës me molotv dhe tymuese.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, deputeti Luan Baçi për Report Tv: Mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike! Shehu: Nuk besoj se policia do provokojë protestuesit
Opozita ka thirrur një protestë ditën e sotme dhe ka paralajmëruar bllokimin e disa rrethrrotullimeve në vend. Para nisjes së opozitës, deputeti i PD, Luan Baçi, në një prononcim për Report Tv thotë se do jenë në mosbindje civile deri në krijimin e qeverisë teknike. Baçi thotë se mazhoranca nuk është duke punuar për integrimin e vendit në BE ka thënë Baci, por për korrupsionin gjigand.
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Forcat e policisë mbërrijnë në rrethrrotullimin e Bradasheshit
Në orën 17:00, opozita ka njoftuar se do të bllokojnë disa rrethrrotullime në vend në vijim të aksionit të tyre për mosbindje civile.
Për të parandaluar rrëmujën dhe ndonjë përplasje të mundshme forca të policisë kanë shkuar edhe në rrethrotullimin e Bradasheshit për të monitoruar zonën.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Sekuestrohet apartamenti i Ilir Beqajt në Lungomare të Vlorës! Ish-ministri pronar ‘de facto’, e fshehu në emër të shokut! SPAK: Investoi 5 mln lekë, u ble për 6.7 mln lekë
Sekuestrohet apartamenti rreth 166 metër katror i ish-ministrit Ilir Beqaj në Lungomare të Vlorës. SPAK thotë se ish-ministri e kishte fshehur apartamentin në emër të shokut. Kontrata për blerjen u firmos nga shoku i Beqajt në 2016 për 6.7 mln lekë të rinj. Nga 2017-2019 Beqaj dhe bashkëshortja investuan 5 mln lekë të rinj në apartament.
-
VIDEO
Rama nga Fieri: Ja dy objektivat për mandatin e katërt