-
VIDEO
Beleri në Tiranë, Përparim Çaça: Erdhi si triumfator! Sot kishim një grek eurodeputet që vjen në Shqipëri
Avokati Përparim Çaça e shikon ardhjen e Fredi Belerit sot në Tiranë si një triumfator. Në 'Repolitix', Report Tv, Çaça thekson për Denis Mingën se tashmë Beleri vjen si grek eurodeputet dhe jo më si minoritar nga Himara.
'Sot kishim një grek eurodeputet që erdhi në Shqipëri. Edi Rama duam apo jo, do ketë një mendim për hapat që do ndjek Shqipëria. Do jetë pjesë e një grupi që do jap një mendim. Se ka takuar apo jo Ramën, më shumë problem e ka ky të takoj Rama se Rama këtë. Ky zotëria u mundua të hyj në Shqipëri si triumfator. Protesta sporadike. Nuk ishte e organizuar.'
-
VIDEO
Pasi hëngri e piu në mes të rrugës, protestuesi i opozitës i indinjuar: Rama na ka përçarë, kena shku për...!
Protestuesi i opozitës që u bë viral mbrëmjen e sotme te rrethrrotullimi i Milotit, teksa u ul këmbëkryq në asfalt dhe shtroi bukën me djathë e shishen e rakisë, shprehu edhe revoltën e tij ndaj kësaj qeverie.
Teksa u pyet pak pasi kishte konsumuar 'vaktin e protestës' pran një zjarri si 'oxhak' me dru, ai dha një prononcim për Report TV, ku në fund të fjalimit kujtoi se kjo qeveri "na ka ndarë dhe përçarë, kena shku për l*sh!".
I pyetur pse me bukë me vete në protestë ai tha:
"Shqiptari s'e ka ndarë trastën e bukës. Bukë në luftë kundra armikut. Me bukë e pa bukë ne do luftojmë kundra sistemit të Edi Ramës. E të hedhim qeverinë e Edi Ramës, të mblidhemi si vllazën të gjithë, me fëmijë, si njerëz. vendi i parë në botë që kena luftë fetare. Sot na ka përça, vëlla me vëlla, burrë e gru, nënë e bij, e kena shku për l*sh!".
-
VIDEO
Blushi nga protesta: Narko-drejtësi, regjimi kriminal ka arrestuar dy drejtuesit e opozitës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi nga protesta e opozitës sulmoi drejtësinë, ndërsa tha se regjimi kriminal ka arrestuar dy drejtuesit e opozitës, Metën dhe Berishën. Blushi tha se qeveria po qëndron në këmbë falë një narko-drejtësie.
"Nga ky vend krimi, ku vetëm një javë më parë u rrëmbye në mënyrë kriminale terroriste president i Partisë së Lirisë, qindra shqiptarë në mbarë vendin, i dhanë mesazh të qartë këtij narko-shteti që qëndron në këmbë falë një narko-drejtësie, se fundi i tij është shumë afër. Sot shqiptarët e ndershëm dhe patriotë me opozitën e vërtetë në ballë treguan qartazi se janë zot të fateve të vendit, të së ardhmes së Shqipërisë dhe se kjo përballje do përshkallëzohet edhe më tej deri në çmontimin e këtij regjimi kriminal që ka ndaluar politikisht dy drejtuesit kryesor të opozitës, por ta harrojë se mund të marrë peng një popull të tërë, një komb të tërë, që sot e dha mesazhin qartë se përballja me këtë regjim do jetë pa mëshirë, dhëmb për dhëmb dhe do garantojë një të ardhme dhe do hapë një kapitull të ri për Shqipërinë", tha Blushi.
-
VIDEO
Mbyllet protesta edhe te rrethrrotullimi i Milotit, hapet rruga që lidh 3 qarqe, largohen mbështetësit e opozitës
Mbyllet protesta e opozitës edhe në rrethrrotullimin e Milotit. Protestuesit kishin isur të largoheshin që pas orës 19:00, teksa u vu re pjesëmarrja e ulët e mbështetësve.
Hapet aksi kombëtar që lidh nyjet kryesore të veriut.
Qytetarë nga të tri qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës u mblodhën duke bllokuar aksin kombëtar në dy krahët dhe ndezur zjarre me goma dhe dru.
U bllokua qarkullimi i mjeteve për tre orë, por Policia i kishte marrë masat, duke orientuar drejtuesit për qarkullim në aksin e vjetër, duke shmangur fluksin e trafikut.
A.Q/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Përfundon protesta e opozitës, Flamur Noka: Qeveria teknike e vetmja zgjidhje, narko-qeveria në panik
rotesta e opozitës është mbyllur pas rreth 3 orësh. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një prononcim për mediat tha se mosbindja civile do të vijojë dhe se e vetmja zgjidhje është qeveria teknike. Noka nuk dha detaje se si do të vijojë aksioni i opozitës.
"Falënderoj të gjithë të rinjtë reja, qytetarët që iu përgjigjën ftesës së opozitës në këtë hap të madh të mosbindjes civile sot. Falënderoj edhe qytetarët shqiptarë në përgjithësi që shmangën, bënë gjithçka që të shmangin përplasjen në këtë ditë dhe iu bindën thirrjes së opozitës me heshtjen e tyre duke qëndruar në shtëpi. Sot ka qenë ditë e zezë për bandat e pushtetit. Ata kanë sjellë narko qeverinë në çdo kryqëzim që të intimidojnë opozitën, por s’kanë treguar asnjë tjetër veçse janë në panik dhe mosbindje civile ka filluar të japë frytet e veta. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Do tu njoftojmë për hapat e radhës, kthim pas nuk ka", tha Noka.
-
VIDEO
Protestuesit djegin goma e kazanët e plehrave te Kthesa e Kamzës
Protestuesit kanë djegur goma edhe në protestën tek Kthesa e Kamzës në Tiranë. Përveç gomave, protestuesit i vunë flakën edhe kazanëve të plehrave.
-
VIDEO
Protesta e opozitës bllokon rrugët, mes makinave të bllokuara dhe ambulancat
Mjaft qytetarë u janë dashur të qëndrojnë në trafik për shkak të bllokimit të rrugëve nga opozita.
Më të dëmtuarit nga kjo protestë janë të sëmurët të cilët ndodhen në ambulanca,të cilët mbeten të bllokuar nga protesta e opozitës.
Ka pasur raste kur protestuesit kanë liruar rrugën për ambulancat për ta bllokuar sërish.
Report Tv sjell pamjet me dron nga Tirana, tek Kthesa e Kamzës.
-
VIDEO
Vijon djegia e gomave në rrethrrotullimin e Shkozetit
ijon djegia e gomave në rrethrrotullimin e Shkozetit në Durrës, teksa opozita po vijon aktin e dytë të mosbindjes civile pas atij të parit më 7 tetor në Tiranë.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Aldo Mustafa një prej protestuesve i vë flakën gomave.
Sakaq, një prej akseve të rrugës është liruar, ndërsa protesta ka nisur në 17:00.
-
VIDEO
Edi Paloka: Nuk kemi qëllim veçse bllokimin! Mesazh ndërkombëtarëve, nuk pranojmë kompromisin tuaj! Nuk shesim Shqipërinë për stabilitet
Nga Shkozeti ku kryeson mosbindjen civile të PD-së, deputeti Edi Paloka thekson për gazetarët se opozita nuk ka qëllim tjetër tani përveçse mosbindjes civile. Paloka shton se nuk është marrë leje për protestën.
'Aksioni i sotëm, kjo formë është zgjedhur. Bllokim i disa akseve në gjithë Shqipërinë. Qetësia e shihni vetë nuk ka arsye pse të ketë agresivitet, qëllimi ka qenë vetëm bllokimi. Paralajmërova dhe policinë të mos bëjnë provokime. Nuk kemi qëllim tjetër. Dolëm pak para protestës dhe për të trembur njerëzit thonin do ketë njerëz që do krijojnë incidente. Policia thirrjet t’ja bëjë Ramës dhe Veliajt.
Sot ne jemi në protestë dhe nuk marrim leje nga dy personazhe që janë zgjedhur prej bandave. Nuk ka leje, nuk kemi marrë leje. Nuk merret leje as ligjërisht. Nga kjo polici që rrëmben ish presidentin në rrugë si të jetë terrorist, çdo gjë mund të presësh. Nuk jemi për hatër të kësaj policie jemi këtu për ti hequr qafe këta. Duhet të ketë reagim qytetarë. Nuk është betejë e opozitës. E keqja është e gjithë qytetarëve tanë.'
-
VIDEO
Protesta e opozitës, digjen goma dhe në hyrje të autostradës në Fushë Milot
Protestuesit janë zhvendosur në hyrje të autostradës në Fushe Milot ku i kanë vënë flakën disa gomave
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ Aksi rrugor Tiranë-Elbasan prej një ore i bllokuar, qytetari: Të protestojnë, por jo të na bllokojnë rrugën
Vijon protesta e opozitës e cilësuar si mosbindje civile. Gazetari i Report Tv bën me dije se të gjitha segmentet që lidhin Elbasanin me Tiranën qarkullimi është paralizuar. Ndërkohë qytetarët shprehen se njerëzit le të protestojnë, por jo të bllokojnë rrugën se është e paligjshme.
-
VIDEO
Protesta e opozitës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit,Ivi Kaso apel policisë: Nëse provokoni qytetarët do merrnin përgjigjen e merituar
Rrethrrotullimi i Bradasheshit tashmë është i bllokuar. Në një prononcim për median Ivi Kaso tha se "nëse policia provokon qytetarët do marrë përgjigjen e merituar”
Ai theksoi edhe një herë kërkesën e PD-së për ‘qeveri teknike’
Ndërkohë polici ka bërë thirrje për të mos bllokuar rrugën.