-
VIDEO
Lotët e zhgënjimit të një kampioneje, trajnerja e Enkiledës: Federata s’na dha fonde, do merrnim medalje! FSHP: S’plotësoi kriteret
Një vit më parë Shqipëria krenohej me peshëngritësen e talentuar Enkileda Carja, e cila u shpall kampione Evrope për të reja në stilin e shkëputjes. Pa harruar 3 medaljet e arta dy vite më parë në Evropianin e moshave deri në 15 vjeç. Mirëpo situata tani, edhe pse ka kaluar pak kohë, është e trishtë. Trajnerja e sportistet, Eglantina Kalemi, ka njoftuar se Enkileda nuk ka marrë pjesë në Evropianin U-20 që po zhvillohet në Poloni, pasi federata s’ka fonde për 16-vjeçaren.
E ndërkohë që në Poloni zhvillohej kampionati Evropian, Enkileda në Tiranë vijoi stërvitjen, duke arritur një rezultat që sipas trajneres, nëse do kishte qenë atje do kishte siguruar medalje. Siç tregon edhe kjo foto e siguruar nga Report TV Enkileda e ka përjetuar shumë keq mungesën në kampionatin Evropian, ndërsa nëse do të ishte në Poloni lotët mund të ishin gëzimi.
-
VIDEO
Dosja Gërdeci, Fatmir Mediu pas daljes nga GJKKO: Proces i ndërtuar në mënyrë të paligjshme, po kalon në akuza absurde
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pas daljes nga GJKKO, është shprehur se procesi është ndërtuar në mënyrë të paligjshme dhe po kalon në akuza absurde.
-
VIDEO
15-vjeçari u plagos me thikë nga babai, flet xhaxhai për Report Tv: U zunë për telefonin, rrinte në TikTok
Xhaxhai i 15-vjeçarit, i cili u plagos me thikë ditën e sotme nga babai në Pogradec ka rrëfyer momentin kur mori vesh lajmin.
-
VIDEO
Qeveria i hap rrugë krijimit të Forcës së Rezervistëve, ministri Vengu: merr 15.5 mln euro nga buxheti 2025
Qeveria i ka hapur rrugë krijimit të Forcës Rezerviste. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar pr.ligji për “funksionimin dhe organizimin e forcës rezerviste”.
-
VIDEO
Akt ekspertimi për masakrën e Gërdecit/ Mediu në GJKKO: Ekspertët janë përgjigjur njësoj si në 2008, s’kanë studiuar mbi 80% të dokumenteve
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca e radhës për masakrën e Gërdecit. I pranishëm në seancë është vetë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
-
VIDEO
Report Tv siguron Progres-Raportin e BE-së: Objektivi i qeverisë, mbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në 2027! KE: E mbështesim
Report Tv e Shqiptarja.com siguron Progres-Raportin e BE për Shqipërinë. Në progress raport thuhet se është bërë progres për reformat dhe se ka rezultate të mirë sa I takon luftës kundër korrupsionit
-
VIDEO
DETAJI/ Plagosja në oborrin e gjimnazit në Fushë Krujë, adoleshenti shkoi vetë në ambulancë me thikë në qafë! Në rrezik për jetën
Detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në oborrin e gjimnazit 'Shote Galica' në Fushë Krujë.
-
VIDEO
Rama takim me pensionistët në Durrës, Ministri: Tjetër indeksim pensionesh në prill! Të moshuarit protestë para kryeministrisë: Po humbasim integritetin
Ndërsa qeveria vijon takimet me pensionistët për të ndarë pikëpamje për skemën e re të pensioneve, para kryeministrisë u organizua sot një tjetër protestë, pjesëmarrës të të cilëve janë sërish të moshuar të cilët kërkojnë një pension dinjitoz.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, disa të shoqëruar edhe në Lezhë pasi bllokuan rrugën në Milot
Policia e Lezhës ka shoqëruar disa protestues pasi bllokuan një ditë më parë rrugën e Milotit.
-
VIDEO
Bllokuan rrethin e Levanit, 15 protestues në hetim, mes tyre Luan Baçi! Deputeti: Mos na provokoni, protesta ishte e ligjshme
Një ditë pas protestës së opozitës në kuadër të aktit të dytë të mosbindjes civile , në Rrethrrotullimin e Levanit, që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar shoqërimet e protestuesve në polici. Ndryshe nga herët e mëparshme kur procedimet kanë filluar menjëherë pas protestës , këtë herë shoqërimet filluan një ditë më pas.
-
VIDEO
Penguan qarkullimin, në hetim 64 protestues dhe 8 deputetë të PD në Tiranë, Elbasan e Fier! Mes tyre edhe Noka, bllokoi rrugën me mjetin luksoz
64 protestues në Tiranë dhe Elbasan janë vënë në hetim pas bllokimit të rrugëve dhe përplasjeve me forcat e policisë. Në Elbasan 3 protestues janë shpallur në kërkim dhe janë sekuestruar 2 makina. Mes deputetëve të vënë në hetim është edhe Flamur Noka, i cili bllokoi rrugën te Kthesa e Kamzës me ‘Range Rover’ luksoz.
-
VIDEO
Protesta e opozitës/ 3 të arrestuar në Elbasan, 3 në kërkim! Në hetim 20 protestues dhe 3 deputetët të PD
Policia e Elbasanit ka arrestuar tre protestues pas bllokimit të rrethrrotullimit në Bradashesh dhe përplasjeve me policinë. Ndërkohë 3 deputetët janë vënë në hetim, si edhe 20 protestues të tjerë po hetohen. 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.