-
VIDEO
Meta në seancë, protesta simbolike para GJKKO! Një artizan me bidonë bosh: Politikanët pasuri marramendëse, shqiptarët ujë me fasha orare (VIDEO)
Me moton për t’i dhënë fund problematikës së ujit me fasha orare, një artizan me origjinë nga Laçi zgjodhi që të protestojë para Gjykatës së Posaçme, ndërsa mbahej seanca për ish-presidentin Ilir Meta, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.
-
VIDEO
31 familje dhe biznese të zonës së "5 Majit" morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit ditën e sotme.
31 familje dhe biznese të zonës së "5 Majit" morën çelsat e shtëpive dhe njësive të tregtimit pas hedhjes së shortit ditën e sotme.
-
VIDEO
Kreu i AKSK: Për dezinformimin në portale nuk ka rregullator dhe mekanizëm për të vendosur ‘diktaturë’! Japin atë që duan të japin!
Në Komisionin e Dezinformimit është ngritur edhe çështja e problematikave me dezinformimin në disa media dhe kryesisht portale.
Kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, vuri theksin tek mungesa e kapacitetit ligjor aktual, por edhe rregullat më të forta dhe kapacitetet njerëzore për ta ushtruar më mirë funksionin e parandalimit dhe ndëshkimit.
“Arsyeja është shumë e thjeshtë, sepse nuk ka një rregullator të portaleve që të vendosë diktaturë, në thonjëza, për të ruajtur stabilitetin”, shpjegoi ai.
Tafa shpjegoi edhe raportin me mediat se si veprohet:
“Për portalet ka një boshllëk në rastet kur ne ndeshemi me dezinformim. E vetmja gjë që bëjmë është nxjerrja e një deklarate zyrtare, dhe dalja në media për të sqaruar situatën dhe për të informuar publikun. Nuk ka një mekanizëm që të penalizojë apo të parandalojë këtë gjë, pasi portalet janë plotësisht të pavarura, japin atë që duan të japin”, tha Tafa.
Ai shtoi gjithashtu se për këtë pjesë “nuk ka një mekanizëm, sepse nuk ka një rregullator për portalet që t’i filtronte të gjitha këto informacione”.
-
VIDEO
Dosja e '21 Janarit'/ Ish-drejtori i Policisë së Shtetit thirret në SPAK, Burgaj: Dhashë sqarime! Zbatova urdhër-arrestet dhe ligjin! Për ekzekutimin e tyre s'ka kohë
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit,Hysni Burgaj ishte sot në SPAK për t'u marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 Janarit. pasi doli nga SPAK tha shkurtimisht se kishte zbatuar ligjin, teksa iu vu në dukje se i kishte zbatuar këto urdhra shumë kohë më pas. Ai theksoi se Policia s'ka kohë për ekzekutimin e urdhër-arresteve
-
VIDEO
Pensionistët protestojnë para kryeministrisë
Një grup pensionistësh po protestojnë para kryeministrisë për pensionet e ulëta.
Ata mbështeten dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik ndërsa indeksimin e pensioneve me 4.1% e konsiderojnë tallëse.
-
VIDEO
Forca të shumta policie para 'Colombo' në Durrës, do të ekzekutohet vendimi i konfiskimit të hotelit me vlerë 1 milionë euro pronë e Pëllumb Tudës
Forca të shumta policie janë vendosur para hotel ‘Colombos’ në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës ku do të ekzekutohet vendimi i gjykatës për konfiskimin e pasurisë.
-
VIDEO
Seanca në GJKKO, mikesha e Kryemadhit mbërrin për t’u njohur me masën e sigurisë
Ema Çoku e akuzuar për pastrim parash në dosjen e çiftit Meta-Kryemadhi ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë. Report Tv sjell pamjet ndërsa Çoku futet në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
-
VIDEO
Sot seanca, momenti kur Ilir Meta mbërrin në Gjykatën e Posaçme
Report Tv sjell pamjet e momentit kur kreu i Partisë së Lirisë mbërrin në Gjykatën e Posaçme/.
Meta do të njihet sot me masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë tre akuza në dosjen CEZ-DIA dhe lobimit të LSI në SHBA.
-
VIDEO
I shoqëruar nga polic, momenti kur Pirro Xhixho mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë
Ish-kreu i AKEP, i akuzuar për korrupsion në dosjen ‘Meta’ ka mbërritur në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndaj tij është caktuar masa arrest shtëpie, ndërsa në pamje dallohet edhe momenti i shoqërimit në GJKKO nga një efektiv.
-
VIDEO
Meta mbërrin në GJKKO, njihet sot me masën arrest me burg! Në Gjykatë shkon edhe Piro Xhixho
Ish-presidenti Ilir Meta do të dalë sot në orën 09:30 para gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë, bashkë me Monika Kryemadhi, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.
-
VIDEO
DOSJA/ Meta donte 10 milionë euro nga CEZ-DIA, SPAK zbardh skemën: Lidhjet me Kastriot Ismailajn, ishte njeriu i tij në CEZ! Nga faturat fiktive te paratë për fushatë
Ilir Meta kishte një objektiv, të përfitonte 10 milionë euro nga afera CEZ-DIA. Shifra del nga hetimet e SPAK për ish Presidentin dhe Monika Kryemadhin, dosje të cilën Report Tv e disponon. Prokuroria e Posaçme I kushton pjesën më të madhe të hetimeve zbërthimit të kësaj çështjeje, ndërsa për këtë ka marrë dhjetëra dëshmi dhe është konsultuar me disa prej autoriteteve ligjzbatuese të vendeve evropiane dhe jo vetëm.
-
VIDEO
Aksident në autostradën Tiranë- Elbasan, 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën
Një aksident ka ndodh mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë- Elbasan.