-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi përparësi! Deri në fund të 2025 ndoshta hapim të gjithë grup kapitujt! Shqipëria merr 920 mln euro! Rama: Të vendosur tia dalim
Një javë pasi BE çeli negociatat për grup kapitujt e parë me Shqipërinë, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e vizitoi sot Tiranën me një plan ambicioz. Garantoi se zgjerimi i BE-së do të jetë prioritet dhe në mandatin e saj të ardhshëm. Tani duhet të nisim edhe me parafinancimin prej 64 mln eurosh deri në fund të vitit.
-
VIDEO
Lufta kundër informalitetit, 230 mijë punonjës me pagë minimale! Rama: S'pranojmë më deklarime që s'i besojmë! Mbyllim biznesin nëse s’paguhen sigurimet
Vjedhja e sigurimeve nga bizneset duke mos deklaruar pagat reale të punonjësve, është vepër penale dhe do të hetohet nga sot nga Krimi Ekonomik. Qeveria ka paralajmëruar gjoba, arrestime e deri tek mbyllje përfundimtare e aktivitetit nëse bizneset që nëndeklarojnë pagat nuk heqin dorë nga abuzimi. Nga analizat e institucioneve rezultojnë mbi 230 mijë punonjës kanë paga minimale ndërsa 63% e bizneseve të kontrolluara nëndeklaronin rrogat. Po shikojmë ta bëjmë publike pagën me ligj.
-
VIDEO
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
Demokratët e zhvendosën protestën e tyre kundër Edi Ramës përpara Parlamentit Evropian. Ata denoncuan arrestimin e Berishës dhe Salianjit, por nuk u përmend burgosja e Ilir Metës. Deputetët po ashtu zhvilluan takime me zyrtarë të lartë në Strasburg për t’u ankuar për qeverinë.
-
VIDEO
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Von der Leyen: Po e monitorojmë
Çfarë mendon Von der Leyen për vendimin e Gjykatës Europiane që de fakto e pengon përdorimin e kampeve italiane në Shqipëri, dhe çfarë mendon për reagimin e ashpër të qeverisë italiane ndaj këtij qëndrimi të drejtësisë?
-
VIDEO
Hapja e grupkapitullit të parë, Von der Leyen: Një sukses për vendin tuaj! Zgjerimi përparësi edhe në mandatin e ardhshëm
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për media me kryeministrinë Edi Rama e cilësoi hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave me BE si një sukses për vendin.
-
VIDEO
Mungesa e bashkëpunimit me opozitën, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së! Është fillimi i fundit, do na duhet ca durim
Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Von der Leyen iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv, Raziela Myslimaj lidhur me bashkëpunimin e munguar me opozitën për ecurinë drejt BE-së.
-
VIDEO
Arrestimi i Ilir Metës, Von der Leyen: Mbështesim drejtësinë! Rama: Nuk komentoj në prani të miqve të huaj, i takon drejtësisë
Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e BE-së Von der Leyen nuk komentojnë arrestimin e Ilir Metës duke thënë se do ia lënë drejtësisë.
-
VIDEO
'Mirëserdhe në vendin më pro BE-së', Rama me Von der Leyen: Fanatikët e Bashkimit Evropian janë këtu
Kryeministri Edi Rama i theksoi Von der Leyen në konferencën e përbashkët për shtyp se Shqipëria është vendi më pro BE-së madje më fanatiku.
-
VIDEO
Rama krah Von der Leyen: Iku koha kur thonit 'Duam çeljen e negociatave me Shqipërinë'! Tani do thuhet 'Duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE'!
Në konferencën e përbashkët për shtyp nga kryeministria, Rama në krah të Von Der Leyen shprehu mirënjohjen për kryetaren e Komisionit të Europës.
-
VIDEO
'I kemi qëndruar krah për krah BE-së', Rama me Von der Leyen: Nuk po them edhe sa detyra kemi që të mos tronditeni
Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët me Von der Leyen nga kryeministria vlerësoi ecurinë e Shqipërisë për në BE, duke theksuar se vendi ynë ka qenë ka qenë e linjëzuar me politikën e jashtme të BE-së.
-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë, konferencë me kryeministrin Rama
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë, në kuadër të turit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen u prit nga kryeministri Rama, me të cilin do ketë edhe një deklaratë për shtyp. Sot merr pjesë edhe në përurimin e Kolegjit Europian në Tiranë, ndërsa nesër pritet nga presidenti Begaj.
-
VIDEO
Konfiskimi i kompleksit ‘Colombo’ në Durrës, terhiqet policia! Hoteli e shtëpitë me vlerë 1 mln euro të Pëllumb Tudës! Gjykata: Me paratë e krimit! E ëma: Janë nga emigracioni
Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Policia e Durrësit dështuan sot të konfiskojnë kompleksin "Colombo" në Durrës. Me vendim të Gjykatës së Apelit, prona e Pëllumb Tudës duhet t’i kalojë shtetit, pasi e ka përfituar me paratë e trafikut të drogës në Itali.