-
VIDEO
Sulollari Group vjen me Showroom e parë në Paskuqan 1, brandet ndërkombëtare në Shqipëri! Panele diellore, kondicionerë e hidrosanitare
Sullollari Group sjell për konsumatorët showroomin e parë në Paskuqan 1, me disa prej brendeve më të njohura ndërkombëtare të paneleve diellore, pajisjeve hidro-sanitare dhe sistemeve të kondicionimit.
-
VIDEO
Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan në ceremoni (VIDEO)
Pritja e gjatë e besimtarëve myslimanë për Xhaminë e Namazgjasë, që nga viti 2015 kur nisën të hapen themelet, merr fund sot.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë: Të vijojmë luftën kundër FETO, rrisim vëllimin tregtar në 2 mld $! Turqia i dhuron ushtrisë dronë kamikazë, Rama: S'godasim askënd por me ta jemi të pagoditshëm
Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po japin deklaratën e përbashkët për shtyp.Erdogan: Duam të rrisim vëllimin tregtar në 2 mld dollarë. Xhamia e Namazgjasë dhuratë e popullit turk!
-
VIDEO
‘Pritëm 3 dekada’, shikoni pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë! Përlotet Myftiu i Tiranës
Myftiu i Tiranës Gazment Teqja, i cili do të përfaqësojë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku për të parën herë duken ambientet e brendshme të objektit të kultit
-
VIDEO
Lufta/ Erdogan nga Tirana: Genocidi në Gaza turpi i njerëzimit, duhet t'i bëjnë presion Izraelit! Shpresoj Shqipëria të bëjë pjesën e saj! Rama: Në planin e paqes Hamasi s'ka vend
Lufta në Lindjen e Mesme dhe agresioni rus në Ukrainë kanë qenë dy nga temat që janë diskutuar në takimin kokë më kokë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës zyrtare të këtij të fundit mbajtur sot në Tiranë.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë: Rrisim vëllimin tregtar në 2 mld dollarë! Trajnime dhe mbështetje me pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura
Nga Tirana, presidenti turk Erdogan tha se synohet që vëllimi tregtar mes dy vendeve të rritet në 2 mld dollarë. Po ashtu, Erdogan premtoi mbështetje për Forcat e Armatosura, si trajnime, por edhe pajisje ushtarake.
"Ju përshëndes në emër të kombit tim. I nderuar që jam në vendim mik dhe vëllazëror Shqipërinë, në rastin e takimit tonë. Vitin e kaluar festuam 100 vjet e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miq me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, shtrihen përtej një shekulli. I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do rrisin mirëqenien e popujve, vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 mld dollarë në fazën e parë. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë. Do vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e mjekësisë. Ne do të ofrojmë mbështetjen për të përmirësuar nevojat e FA, për partnerin tonë strategjik dhe aleatin tonë të NATO-s në fushën e trajnimeve ushtarake dhe pajisjeve ushtarake", tha Erdogan.
-
VIDEO
Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Rama me Presidentin Erdoğan, detajet në dhomën e bisedimeve
Takimi kokë më kokë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk Erdogan mbahet në zyrën e kryeministrit Rama në godinën e qeverisë.
Pas fotos zyrtare të dy u drejtuan për tu ulur në këndin e zyrës së kryeministrit. Në tavolinë ishin 3 flamuj: kuq e zi, ai turk dhe ai i bashkimit Europian. Nuk mund të mungojnë as lapsat me ngjyra apo kutija me bojrat e pikturave.
Pas takimit në Kryeministri pritet të mbahet Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi dhe më pas do të bëhet firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve.Më pas kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp
-
VIDEO
‘O gangster që vendos gjoba’, vihen në hetim babë e bir që rrahën policin në Vlorë! Efektivi në spital: Prokuroria liroi dhunuesit
Polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj denoncon në media se është rrahur barbarisht pasi ka gjobitur një furgon pasagjerësh. Policia e Vlorës bën të ditur se babë e bir po hetohen në gjendje të lirë, duke cilësuar se dhuna ndaj policit ka motive të dobëta.
-
VIDEO
Ylli Manjani revoltohet me shqiptarët: O legena, që mendoni veç për bukën e gojës. Racë e poshtër
Ylli Manjani është revoltuar me shqiptarët që s’dalin në protestë.
Ai thotë se shqiptarët mendojnë vetëm për bukën e gojës dhe kanë frikë të dalin në protestë.
Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, ai i quajti legena, ata që s’dalin në protestë.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë, ja momenti kur mbërrin në Rinas! Pritet nga Hasani
Ministri i Punëve të jashtme Igli Hasani ka pritur ditën e sotme presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, i cili mbërriti në Tiranë rreth orës 11:00.
Në një postim në rrjetin social X Hasi shkruan: Mirëserdhe në Tiranë President.
-
VIDEO
Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën
Presidenti turk Erdogan pas pritjes nga Begaj ka mbërritur në Kryeministri. Erdogan u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.
Bashkë do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërkohë që do ketë edhe një takim të nivelit të lartë mes dy delegacioneve.
-
VIDEO
Presidenti turk mbërrin në Tiranë, pamjet e eskortës që e shoqëron! Niset drejt Presidencës
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Rinas. Ai është nisur drejt Presidencës, ku do të pritet me ceremoni nga homologu Bajram Begaj.
Report Tv sjell pamjet e eskortës që shoqëron Erdoganin.