-
VIDEO
Shkodër/ Rrugët e mbushura me ujë nga reshjet, pas disa orësh rikthehet normaliteti
Për shkak të reshjeve segmentet në qendër të qytetit dhe në sheshin Nënë Tereza, pranë Bulevardit Bujar Bishanaku u mbushën me ujë. Rreth mesditës situata u normalizua dhe uji është larguar nga rrugët e qytetit të Shkodrës.
-
VIDEO
Dibër/ 3 ditë helmim masiv nga uji i pijshëm, mbi 100 banorë me diarre e të vjella! Prefekti: Ujërat e shiut deportuan në depot e ujësjellësit
Me qindra banorë të fshatrave në Dibër kanë përfunduar në urgjencë me shenja helmimi, diarre dhe të vjella.
Nga e hëna e 7 tetorit e deri të mërkurën numërohen mbi 100 banorë të helmuar që kanë marrë mjekim në urgjencë, ndërsa 5 fëmijë dhe një i rritur janë në gjendje më të rëndë ndaj janë shtruar në spitalin e Peshkopisë. Shkak për helmimin masiv të banorëve është ndotja e ujit të pijshëm, vertetuar nga analizat e ISHP-së.
-
VIDEO
Debatet te Hetimori i Shëndetësisë, Gentian Opre nis dëshminë! Vokshi heq fishat e mikrofonave! PS vijon me pyetjet
Pavarësisht debatit të ashpër për drejtimin e mbledhjes, socialistët po marrin dëshminë e dëshmitarit Gentian Opre pas debateve që zgjatën prej 1 orë e 45 minuta. Vokshi hoqi fishat e mikrofonave dhe thotë se mbledhja është nul, por deputetët e PS vijojnë pyetjet dhe Opre përgjigjet.
Vokshi: S’ka filluar mbledhja, kjo dëshmi është nul. Këto seanca do bëhen kur të jetë edhe opozita, që ne duhet t’i kemi të pranishëm. Kot e ke, nuk regjistrohet asgjë nga dëshmia jote. Për ca po përgjigjesh, je në një mbledhje të paligjshme.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e opozitës, arrestohen edhe 2 militantë! Njëri prej tyre hodhi molotov gazetarëve në tubimin e PD në 28 maj, theu 'arrestin shtëpiak'
Në pranga kanë rënë Sokol Bushkolaj dhe Gentjan Tuga. 49 vjeçari nga Kruja nuk është një emër i panjohur për policinë e Tiranës U arrestua si autori i hedhjes së molotovit që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve në protestën e 28 majit para bashkisë së Tiranës. Edhe 5 në hetim në gjëndje të lirë
-
VIDEO
'Mosbindje false', Dyrnjaja në 'Frontline Interview': Qytetarët e bojkotuan! Berisha ka tmerr nga fjala burg, ka ikur koha kur fliste kallashnikovi
Analisti Denis Dyrnjaja komentoi në ‘Frontline Interview’ protestën e mbrëmshme të opozitës në rrugët e Tiranës ku nuk munguan thyerja e xhamave dhe hedhja e molotovëve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe policëve.
Dyrnjaja theksoi se skema e djeshme e opozitës dhe PD-së është parë shumë herë dhe është një ripërsëritje.
'Ishte e njëjta skemë që e kemi parë. Besoj se ishte një protestë me molotov si ato që i ka bërë normale. Thjesht agjendë më e ngjeshur në pikat ku do hidhej molotovi. Për herë të parë i vihet flaka një selie partie politike. Ka patur shumë kriza në vend, nuk ka ndodhur në historinë politike. E çuditshme pse ndodhi. Ka qenë e programuar. Ishte brenda një skenari të paracaktuar. Ajo që bën fals këtë mosbindje ajo që u reklamuar si protestë e popullit, e lirë. Po i njëjti leksik, e njëjta gjuhë refraktare. Çfarë prodhon? Duhet të ketë produkt.'
-
VIDEO
Adriatik Doçi zbulon: Si Flamur Noka përdori postin tek Enti Kombëtar i Banesave! Familjarët e tij morën shtëpi në Sarandë me statusin e të pastrehut
Gazetari Adriatik Doçi zbuloi në Studio Live se si Flamur Noka ka përfituar nga Enti Kombëtar i Banseave kur u emërua në vitin 2006 prej Lulzim Bashës. Noka duke përdorur postin mori banesë për vete dhe për familjarët, që morën shtëpi të dytë dhe të tretë në Sarandë.
-
VIDEO
Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen
Analisti Arben Meçe i shikon militantët e PD-së të distancuar nga kupola drejtuese, e cilë sipas tij është një sekt berishian që ka uzurpuar këtë parti. Në Repolitix, Meçe thekson se kjo kupolë është fatkeqësia e PD-së.
-
VIDEO
'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'
-
VIDEO
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
PD protestoi dhunshëm dje në rrugët e Tiranës, teksa Arben Meçe, Pano Soko, Përparim Çaça dhe Ilir Alimehmeti dhanë komentet e tyre.
-
VIDEO
Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranën
-
VIDEO
Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Do përfitojnë 1200 familje
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre.
-
VIDEO
Veliaj: Saliu nuk është arsye e fortë për të përçarë një qytet, Tirana e vendosur të ecë përpara
Kështu u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në deklaratën e tij mbi vendimet e miratuara sot në Këshillin Bashkiak. Ai tha se koha për debat u uzurpua nga ata që vandalizmin e qytetit donin ta sillnin edhe në sallën e Këshillit Bashkiak.