-
VIDEO
Kosovë/ Qytetarët nisin të mblidhen para Kuvendit për protestë, deputetët e PDK-së drejt sallës: Të votohet ligji për Specialen
Deputeti Fadil Demaku tha se PDK ka një qëllim sot: votimin në lexim të dytë të ndryshimeve për Specialen.
-
VIDEO
Pogradec/ Banorët zonës së Kalasë në protestë për rrugën e dëmtuar: Gjatë dimrit kemi vështirësi për të kaluar
Rruga e amortizuar ka nxjerrë në protestë banorët e zonës së Kalasë, në lagjen numër 4 të Pogradecit. Mbi 20 familje kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë për aksin që lidh rrugën kryesore me banesat e tyre.
-
VIDEO
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht.
-
VIDEO
Vlorë/ ‘Tabakino dhe banesa të banuara’, hajdutët në Dukat dhe Kaninë kapen 'mat' nga kamerat e sigurisë
Tabakino dhe banesa të banuara dhe të pabanuara janë vënë në shënjestër të hajdutëve javët e fundit në Dukat dhe Kaninë të Vlorës.
-
VIDEO
Konviktet gati për studentët e Shkodrës, akomodimi 5 mijë lekë të rinj në muaj
Studentët që zgjedhin të akomodohen pranë Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve të Bashkisë Shkodër paguajnë 5,000 lekë në muaj, një tarifë që përfshin edhe energjinë elektrike dhe ujin.
-
VIDEO
Ndërtimi i godinës shumëkatëshe te parku 'Rinia', Tabaku akuza ndaj Ramës: Po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar ndërhyrjen për ndërtim në zonën e kompleksit Taivan, në Parkun Rinia, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sakrifikon historinë dhe hapësirat publike të Tiranës për interesat e besnikëve të tij.
-
VIDEO
Spahiu nga Onkologjiku: Po punojmë të krijojmë bordet e tumorëve në spitalet rajonale që pacientët mos të jenë të detyruar të vijnë deri në QSUT
Gjatë një vizite në Spitalin Onkologjik, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se po punohet për hartimin e një udhëzuesi të ri, në konsultim me mjekët, me synim lehtësimin e procedurave dhe aksesit të pacientëve në shërbimet onkologjike.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën një grua, plagosen 2 persona të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë ku raportohet se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
-
VIDEO
Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
SPAK bën të ditur se gjatë hetimit për administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja, u përdorën metoda speciale të hetimit dhe veprime të simuluara.
-
VIDEO
Thellohet skandali i Postës së Durrësit/ Burri i ish-drejtoreshës ‘gjobë’ punonjësve të filialit: 250 euro çdo muaj ose ikni nga puna! Fetah Mataj vihet në pranga
Ish-drejtoresha e Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj dyshohet se përvetësoi 700 mijë euro të destinuara për pensionet. Bashkëshorti i saj dyshohet se u merrte punonjëseve 250 euro në muaj për të mos i larguar nga puna te Posta. Dy muaj pas arrestimit të Elisabeta Matajt, ai u promovua si Shef për Evadimin e Mbetjeve Urbane. I biri një ditë më parë dhunoi me grushte policin.
-
VIDEO
‘Hajdutë, jeni të gjithë bashkë’, Arvina Lleshi përplaset me Adi Qosen dhe Vangjel Dulen
Aktivistja Arvina Lleshi është përplasur verbalisht me deputetin socialist Adi Qose dhe deputetin e opozitës Vangjel Dule.
-
VIDEO
Arvina Lleshi përplaset me Kiduina Zakën: Je hajdute, zari i Ballukut! Deputetja këshilla si psikologe: Menaxho emocionet
Protestuesja Arvina Lleshi është përplasur me deputeten socialiste Kiduina Zaka. Ajo e ka zënë ‘pritë’ deputeten ndërsa ishte pranë Kryesisë së Kuvendit duke e quajtur “hajdute” dhe “zar të Belinda Ballukut”.
Lleshi po e filmonte me video momentin, por as deputetja nuk e kurseu dhe nxori telefonin duke filmuar protestuesen, të cilën e këshilloi që të mësojë të menaxhojë emocionet dhe se si psikologe do t’i ofronte orë falas.