-
VIDEO
Skandali me shitjen e Diplomave False/ Arrestohet pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali
Mediat Italiane kanë publikuar hetimin e Guardia Di Finanza Italiane e cila ka zbuluar se nga Tirana me mijëra diploma false janë shitur për shtetas Italian. Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtarë i qeverisë shqiptare i cili ka favorizuar italianët të ndërtonin skemën nëpërmjet Kolegjit Universitar WISDOM
-
VIDEO
3 vite punë e detyruar për mjekët e rinj, debate në komisione! Opozita për tarifën e studimit: Mashtruat, 3-fish më të larta! PS: Kushtetuesja s’e rrëzoi ligjin, kërkoi rregullime
Me debate të ashpra është zhvilluar këtë të hënë diskutimi i ligjit në Komisionin e Edukimit për punësimin me detyrim të mjekëve të rinj, të sapo diplomuar, i rrëzuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese. Deputetët opozitarë kërkuan llogari për mospraninë e ministreve, ndërsa zv. ministra e Arsimit sqaroi se drafti i ri plotëson vetëm kërkesa e Kushtetueses
-
VIDEO
Komisioni hetimor pyet mjekët për Check Up, shefi i kardiologjisë në QSUT: Shteti mund ta bëjë vetë
Dy profesorët e mjekësisë, shefi i kardiologisë Artan Doda dhe endokrinologu Agron Ylli janë në një zë, se kontrolli bazik i shëndetit të qytetarëve është i rëndësishëm, për të kapur në kohë sëmundjet e për t’i trajtuar më lehtë ato.
-
VIDEO
Veliaj homazhe për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës: Historia na ka mësuar se duhet të bëjmë gjënë e drejtë! Le të bashkohemi për Shqipërinë Europiane
Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.
-
VIDEO
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
Dhëndri i Berishës rezulton të ketë blerë apartamente në Europë të cilat janë mbajtur të fshehura duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit. Dhëndri nga viti 2018 deri në 2021 ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih, banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë dhe vajzës i ka blerë apartament në Roterdam të Holandës me çmim 360 mijë euro.
-
VIDEO
DOSJA 500 FAQE E SPAK/ Berisha bën VKM për HEC-e dhe HEC-et paguajnë mijëra euro për dhëndrin Jamarbër Malltezi
SPAK zbulon disa mijëra euro pagesa në llogaritë bankare të dhëndrit të ish-kryeministrit nga firma që kishin marrë licencime me VKM të personalizuara të Sali Berishës. Ja faktet!
-
VIDEO
Denaj në Komisionin për Ekonominë dhe Financat: Prodhimi organik, prioritet për të ardhmen e bujqësisë shqiptare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, ka paraqitur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektligjin e ri “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”.
-
VIDEO
Drejtori i Burgjeve kërkon më shumë mbështetje tek Komisioni i Sigurisë: Investoni në sisteme anti-dronë! Grupet kriminale mund t'i përdorin për sulme
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose kërkoi tek Komisioni i SIgurisë sot në Kuvend më shumë mbështetje për burgjet. Qose theksoi rëndësinë e parandalimit të futjes së dronëve, me investime në sisteme anti-dronë.
-
VIDEO
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
Nisi sot aksioni i IKMT-së për shembjen e 21 objekeve në hyrje të Shkodrës. Lirimi i hapësirës i hap rrugë investimit të Qeverisë me vlerë 497 milionë lek për reahabilitimin e hyrjes së qytetit më të madh në veri te vendit.
-
VIDEO
Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, dëshmia e autorit: Më rrahën nipin, mendova se kishin armë me vete dhe do më vrisnin
Lul Rakaj, autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, në dëshminë e tij ka deklaruar se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj i kishin rrahur nipin para disa ditësh nipin 13 vjeç.
-
VIDEO
Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4'! Punonte si menaxher lokali nate në 'bllok', shpërndante kokainë për klientët VIP
Një nga të arrestuarit e operacionit "Tempulli 4" është Armand Haderllari, i cili vite më parë ka qenë pjesëmarrës në Big Brother Albania. Haderllari punonte si menaxher në një prej lokaleve të ish-bllokut, ku ndër të tjera bënte dhe detyrën e shpërndarjes së kokainës për klientët e lokalit të natës.
-
VIDEO
Padia e dytë në Kushtetuese për listat e mbyllura, Shabani: Rama e Berisha bashkë për të kthyer sistemin e 2008-ës
Në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar padia e dytë kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sipas të cilave lista e kandidatëve për deputetë është e mbyllur në 1/3 dhe 2/3 e hapur.