-
VIDEO
Dosja Partizani/ Akuzat e reja të SPAK: Si u manipulua vlerësimi i ndërtesave të kompleksit! Shmangën pagesën e 436 mln lekë! Morën edhe 857 m2 tokë shtetërore e s’paguan 23 mln lekë!
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
-
VIDEO
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
Vetëm me ‘operacionin Partizani’ i nisur pak ditë pasi qeveria Berisha mori detyrën në shtator 2005, Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi fituan gati 6 milionë euro dhe një pjesë e mirë e kësaj shume i është kthyer familjes së Sali Berishës përmes pagesave të shpenzimeve.
-
VIDEO
Durrës/ Sanitarja në bashkëpunim me dy vëllezër vjedhin banesën e 59-vjeçarit
Punonte si sanitare në banesën e një 59-vjeçari dhe bashkëpunoi me dy shtetas(vëllezër lidhje shoqërore me ta) duke iu siguruar kopje të çelësit të banesës, të cilët vodhën në banesë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, vihet në pranga 33-vjeçarja.
-
VIDEO
Përshtatën lokalin për lojëra fati në Lushnjë, pranga pronarit dhe kamarierit
Pronari dhe kamerieri i një lokali në Lushnjë janë arrestuar. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur përshtatur lokalin në lagjen "Loni Dhamo", për përdorim kanabisi si dhe për aktivitetin e lojërave të fatit.
-
VIDEO
Kapet hajduti ‘serial’ i banesave në Durrës! Goditi me grushte një prej pronarëve, policia i vë prangat
Një hajdut banesash është arrestuar në qytetin e Durrësit. 33-vjeçari Andrea Shahai ka vjedhur banesën e një turkeje.
-
VIDEO
Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, autori ekstradohet nga Italia pas 6 vitesh arrati! I dënuar me 30 vite burg
Pas 6 vitesh arrati, 52-vjeçari Agron Tufa iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vuajtuar dënimin me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës në vitin 2018. Agron Tufa u arrestua në Itali në janar 2024, ndërsa sot u ekstradua nga autoritetet italiane në vendin tonë.
-
VIDEO
Dy të plagosur me armë në Malësi të Madhe! Autori i qëllon në hyrje të një lokali dhe arratiset (EMRAT)
Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë paraditen e sotme në Vrakë të Malësisë së Madhe. Dinamika e ngjarjes dhe arsyet mbeten ende të paqarta.
-
VIDEO
Dosja 'Partizani'/ SPAK: Bektashi e Malltezi në kontratë specifikuan ndërrimin e destinacionit të truallit! Berisha e firmosi! Dhëndri mori përsipër lejen e ndërtimit brenda 12 muajve
Shqiptarja.com dhe Report Tv kanë në dorë dosjen prej 500 faqesh ku prokurorët e SPAK kanë faktuar provat për të cilat kanë marrë të pandehur ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. SPAK: Ndryshimi i destinacionit të klubit Partizani, nga sportiv në shesh ndërtimi u përcaktua në kontratë.
-
VIDEO
Mbi 25% e shqiptarëve paguhen 227 lekë për një orë punë! Pagat nëndeklarohen, eksperti: Fenomen që vetëm shtohet
Një bukë masive dhe një bidon ujë, vetëm kaq mund të blejnë pjesa dërrmuese të punësuarve në vend, me pagën e një ore punë.
Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se 25.3% e punonjësve marrin pagën minimale prej 40 mijë lekë në muaj. Praktikisht paga ditore përllogaritet në 1,818 lekë për 22 ditë punë, ose vetëm 227 lekë një orë punë.
Edhe pse kudo flitet për rritje të pagave, e shtyrë kryesisht prej mungesës së punonjësve, shifrat zyrtare tregojnë të kundërtën. Pas pagës minimale, janë afro 20% e të punësuarve në vend që marrin nga 40 mijë lekë deri në 50 mijë lekë, dhe më pas 9.4% që marrin nga mbi 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë.
-
VIDEO
PS e Tiranës mbledh Asamblenë! I pranishëm edhe Rama krah Veliajt dhe Manastirliut
Asambelja e PS-së në Tiranë është mbledhur për të prezantuar bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri Rama. Veliaj dhe Manastirliu do të bashkë-ndajnë organizimin deri në zgjedhjet e pranverës në 2025
-
VIDEO
'Tempulli 4'/ Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë afër shkollave e në lokalet e Tiranës! 24 të arrestuar, 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë (EMRAT+VIDEO)
Tirane- Një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë është goditur nga policia e kryeqytetit. Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj doli sot (14 shtator 2024) në një deklaratë për median për të dhënë detajet e operacionit të koduar "Tempulli 4" për të cilën në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale.
Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas.
Në kuadër të fazës së parë e operacionit 'Tempulli 4' janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më parë ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.
-
VIDEO
I kërkuar nga SPAK, GJKKO lë në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtor i Policisë Lezhë
Gjykata e Posaçme la në burg Henerigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë Lezhë në hetim në kuadër të operacionit “Revanshi”.