Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara

16 Shtator, 14:26

Dhëndri i Berishës rezulton të ketë blerë apartamente në Europë të cilat janë mbajtur të fshehura duke mos u pasqyruar në deklaratat e pasurive të Argita Malltezit. Dhëndri nga viti 2018 deri në 2021 ka blerë prona në Budapest të Hungarisë me vlerë 155 mijë euro, pronë në Mynih, banesë me vlerë 395 mijë euro në Belgjikë dhe vajzës i ka blerë apartament në Roterdam të Holandës me çmim 360 mijë euro.