-
VIDEO
Mashtruan për përvetësimin e një 'Audi' luksoz me vlerë 200 mijë € të marrë me qira në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk
Elvis Kosova, pronar 'Mel Construcions' u arrestua bashkë me turkun, pasi ky i fundit i kishte sjellë 38-vjeçarit një makinë të marrë me qira në Gjermani dhe më pas e kishte denoncuar për të vjedhur në Shqipëri. Në kërkim është shpallur dhe një 20-vjeçar, në banesën e të cilit në Prush u gjet makina! Turku e ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro.
-
VIDEO
Përkeqësohet situata në Kallmet të Lezhës, zjarri përhapet edhe drejt zonave të banuara
Përkeqësohet sërish situata e zjarrit në Kallmet të Lezhës. Flakët janë përhapur edhe më shumë në disa drejtime duke ju afruar zonës së banuar.
-
VIDEO
Në kërkim për vrasjen e Edmond Papës, arrestohet në Memaliaj, Andrew Bode! Në pranga edhe Adriatik Kalemi, po përgatitej për hakmarrje pasi i vranë babain në atentat
Andrew Bode i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmond Papës në Selitë në Tiranë në dhjetor të vitit 2022, është arrestuar nga një operacion i zhvilluar nga forcat Renea dhe policia e Gjirokastrës. Në pranga ka rënë edhe një tjetër eksponent i botës së krimit Andrea Kalemi. Arrestohet edhe Julian Kalemi, kushëri i Andrea Kalemit, strehonte Andrew Boden
-
VIDEO
816 ton mbetje të dyshuara toksike dolën nga porti i Durrësit/ Qeveria ia faturon fajin koncesionarit dhe KURUM! Prisni hetimet
Ministria e Infrastrukturës heq përgjegjësinë e autoritetit Portual të Durrësit në lidhje me daljen e 816 ton mbetje të dyshuara toksike nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.
Në daljen e saj për median pas mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës ia faturoi përgjegjësinë Kurum, shoqërisë transportuese por dhe koncesionarit europian nga ka dalë ngarkesa. Ndërsa këmbënguli që të priten rezultatet e hetimit për të dalë me një konkluzion të saktë se i kujt është faji.
-
VIDEO
Ministri Vengu: Shlyejmë detyrimet e prapambetura të punonjësve dhe të 3 ish-uzinave të armëve! Ndihmë dhe misioneve ushtarake jashtë vendit
Kreu i sektorit të Mbrojtjes doli para medieve, duke folur për vendimet e Këshillit të Ministrave sot. Akti normativ dhe tre vendimet e rëndësishme. Do ngrihet edhe kompania shtetërore e industrisë ushtarake
-
VIDEO
Mandati i Olta Xhaçkës, Balluku: Në 12 shtator deputetët do të njihen me vendimin e GJK!
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas mbeldhjes së qeverisë ka folur në një prononcim për media lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.
-
VIDEO
Lezhë/ Aktivizohet zjarri në Kallmet, rrezikohen disa banesa
Zjari në Kallmet është aktivizuar sërish ditën e sotme, duke u përhapur në një perimetër më të gjerë.
Sipas informacioneve të Report Tv, nga flakët janë të rrezikuara disa banesa.
Zjarrfikësit janë vendosur pranë zonës së banuar për të mos lejuar deportimin e zjarrit në banesa
-
VIDEO
Durrës, plagosi djalin e xhaxhait në Shënavlash, arrestohet pas 3 muajsh 33 vjeçari
Në videon e siguruar nga shqiptarja.com duket Iliri që nxjerr armën dhe qëllon kushëririn në këmbë 2 herë, pasi ky i fundit doli nga makina.
-
VIDEO
Drejtoria e Arkivave thirrje për botime në revistën 'Arkivat Shqiptare'
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) shpall thirrjen drejtuar studiuesve dhe arkivistëve në mbarë trojet shqiptare, për të dorëzuar punimet e përgatitura për botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”.
Në vazhdën e një tradite tashmë solide, DPA-ja do të kurorëzojë bashkëpunimin e vijueshëm me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), me publikimin e numrit të radhës të revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky botim përmbledh trajtesat e studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Synimi i këtij publikimi, është lëvrimi i lëmit të arkivistikës si shkencë e posaçme, e mëvetësuar nga historia apo shkencat e tjera të përafërta. Në këtë numër të revistës, do të përfshihen punime mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotë
-
VIDEO
Kush është Elvis Kosova: Nga fitimi “Drag Race” në Kosovë më 2020, te gjobitja 1500 euro për gara të paligjshme në Patok!
i arrestuari sot (28 Gusht) nga Policia e Shtetit, Elvis Kosova, nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.
Ai njihet si një “pilot” garash me shpejtësi gati të njëjtë me ato në Formula Uno dhe madje një prej tyre e ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së Pandemisë Covid-19 në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.
Lajmin atë kohë e publikonin edhe mediat kosovare, si “Telegrafi” dhe “Indeks Online”, teksa i riu që thirrej edhe si Vis Kosova, është edhe pronari i një subjekti privat për shit-blerje makinash.
Por jo vetëm kaq, pasi ka qenë personazh negativ në një rast tjetër, një vit më pas (2022) në aksin Laç-Mamurras (Lezhë), në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina “Gogi kundër Visit”.
Madje duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera në këtë autostradë kombëtare.
-
VIDEO
VIDEO/ Kush është Elvis Kosova: Nga fitimi “Drag Race” në Kosovë më 2020, te gjobitja 1500 euro për gara të paligjshme në Patok! Tentoi të çmontonte makinën në servis pas ndjekjes
I arrestuari sot (28 Gusht) nga Policia e Shtetit, Elvis Kosova, nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.
-
VIDEO
Gjirokastër, arrestohet Andrew Bode, ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papës! Në pranga edhe Julian Kalemi e Adriatik Kalemi
Arrestohet Andrew Bode, ishte në kërkim për vrasjen e Edmond Papes.