i arrestuari sot (28 Gusht) nga Policia e Shtetit, Elvis Kosova, nuk është një emër i panjohur për uniformat blu.
Ai njihet si një “pilot” garash me shpejtësi gati të njëjtë me ato në Formula Uno dhe madje një prej tyre e ka fituar në “Drag Race” të zhvilluar gjatë kohës së Pandemisë Covid-19 në Kosovë, si përfaqësues i Shqipërisë, në muajin Qershor të vitit 2021, me një “Nissan” sportiv.
Lajmin atë kohë e publikonin edhe mediat kosovare, si “Telegrafi” dhe “Indeks Online”, teksa i riu që thirrej edhe si Vis Kosova, është edhe pronari i një subjekti privat për shit-blerje makinash.
Por jo vetëm kaq, pasi ka qenë personazh negativ në një rast tjetër, një vit më pas (2022) në aksin Laç-Mamurras (Lezhë), në zonën e Patokut, ku është akuzuar dhe hetuar si organizator i një gare të paligjshme me makina “Gogi kundër Visit”.
Madje duke bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve të tjera në këtë autostradë kombëtare.