-
VIDEO
Spahiu: Nëse BE hyn në luftë me Rusinë, do detyrohet të mbyll zonën Shengen, jo vetëm për Shqipërinë
Kreshnik Spahiu duke komentuar në Report Tv deklaratat e Tanja Fajon në Tiranë dhe aktualitetin në BE, shprehu mendimin e tij se mund të vijë një moment që Bashkimi Europian të mbyll zonën Shëngen për vendet jo anëtare, përfshi dhe Shqipërinë. Kjo sipas tij mund të ndodh me një konflikt të përshkallzuar me Rusinë.
-
VIDEO
Korçë/ Autobusi përplas këmbësoren! Shoferi shoqërohet në Komisariat, 53 vjeçarja dërgohet në spital
Një autobus ka përplasur një 53 vjeçare sot në Korçë. E aksidentuara ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi i autobusit është shoqëruar në komisariat.
-
VIDEO
Zjarri në Vaun e Dejës përhapet në drejtim të Lezhës, kërcenohen dhe zonat e banuara
Zjarri i rënë prej dy ditësh në pyjet e Vig Mnelës në Vaun e Dejës, është përhapur ditën e sotme në territorin e Bashkisë Lezhë.
-
VIDEO
I shpëtoi atentatit në Berat, flet Altin Halili: Persona të maskuar më zunë pritë Dyshoj hakmarrje për vrasjen që bëra në 1997! Merren në pyetje 3 pjesëtarë të familjes Kaloshi
Policia ka marrë në pyetje Altin Halilin, 46 vjeçari i cili pasditen e djeshme i shpëtoi mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat. Kishte 14 vite që nuk kishte ardhur në Shqipëri.
-
VIDEO
'Diplo 2024', Ministri i Jashtëm: Në MEPJ një strukturë e posaçme për shqiptarët në rajon
Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte i ftuar në panelin “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulajt në Shëngjin, Anglia vendos pro ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë
Gjykata britanike ka vendosur që të ekstradojë drejt Shqipërisë 4 nga 5 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Gjyqtari Daniel Sternberg i gjykatës City of Westminster Magistrate Court, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman
-
VIDEO
Raporti/ Shqipërisë i ka emigruar 40% e fuqisë punëtore! Organizata e Emigracionit IMO: Pagat e ulëta shtuan largimet, dëmtohet ekonomia
Pagat e ulëta, varfëria, dhe mungesa e perspektivës për punët janë shkaqet kryesore të largimit të shqiptarëve nga vendi. Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin në raportin vjetor thotë se afro 40% e popullsisë së Shqipërisë që aktive për punë, ndodhet jashtë vendit. Largimi i trurit thotë organizata ka dëmtuar industrinë dhe ekonominë e vendit.
-
VIDEO
Zjarri shkrumbon banesa e dhjetëra hektarë pemëtari në Zadrimë! Pamjet me dron nga tokat e djegura (VIDEO)
Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemëtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu 4 fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë. Flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë, ku po digjet linja hekurudhore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të mëdha
-
VIDEO
'Kurum' nxori 500 të papunë, Braçe: S’na bën dot për budallenj! Lodra me vështirësi ekonomike duhet të marrë fund
Një lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit.. Kështu e cilëson deputeti socialist Erion Braçe veprimet e KURUM I cili ka deklaruar se nxjerra e 500 punonjësve është për shkak të vështirësive financiare
-
VIDEO
Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të dashurën, 25-vjeçari del para gjykatës! Mbulon fytyrën me duar
Vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin pasi i ngacmoi të dashurën, del në gjykatë Darmend Keli
-
VIDEO
Vrasja e shqiptarit në Belgjikë dhe plagosja e kushëririt 19-vjeçar, rrëfejnë fqinjët e viktimës: Autori qëlloi dhe gruan e djalin e viktimës, por shpëtuan!
Bruksel- Një 43-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga fqinji i tij 61-vjeçar italian, teksa kushëriri 19-vjeçar i viktimës po lufton me vdekjen në spital, pasi ka marrë gjithashtu plagë të rënda në trup.
Edhe pse emri i viktimës dhe autorit ende nuk janë publikuar, media belge “Nieuësblad” ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke iu referuar të dhënave policore, deklaratës së Prokurorisë së Brukselit dhe dëshmive të fqinjëve të dy burrave.
Sherri dhe ngacmimet vijonin prej kohësh dhe shkak dyshohet vendi i parkimit. Teksa të dielën (25 Gusht), situata denigroi në mbrëmje në fatalitet. Autori me origjinë italiane, fqinj i viktimës, u arrestua. Pas grindjes ai mori armën dhe qëlloi gjithë familjen e shqiptarit, baba i tre fëmijëve. Bilanci ishte një i vrarë dhe një i plagosur rëndë, teksa i shpëtoi plumbave gruaja e viktimës dhe djali i saj.
-
VIDEO
Hyri në port me “Porsche Cayenne” të vjedhur në Zvicër, dhe 24 mijë euro të fshehura, arrestohet italiani (EMRI)
Një shtetas Italian është ndaluar në portin e Durrësit pasi po në automjetin tip “Porsche Cayenne”, me të cilën udhëtonte u gjetën të fshehura 24 070 euro.