-
VIDEO
I vuri flakën lokalit të gruas në Nartë, arrestohet 50-vjeçari
I vuri flakën lokalit të gruas në Nartë, arrestohet 50-vjeçari, Jani Xamaxa
-
VIDEO
Fushë Arrëz, kultivoi 4 mijë e 520 rrënjë kanabis në Shopel, në pranga 25-vjeçari
Fushë Arrëz, kultivoi 4 mijë e 520 rrënjë kanabis në Shopel, në pranga 25-vjeçari
-
VIDEO
Himarë/ Ndërtuan pa leje 2 beach bare, nis hetimi për dy persona! Sekuestrohen 120 çadra dhe shezlongë
Lirohen hapësirat në vijën bregdetare të plazhit të Gjipes në Himarë. Ka nisur hetimi për 2 persona, të cilët kishin ndërtuar pa leje 2 beach bare dhe kishin vendosur çadra dhe shezlongë, rreth 120 të cilat u sekuestruan.
-
VIDEO
Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari
Një 33-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi tërhoqi 1 500 000 lekë nga llogaria bankare e vëllait të tij.
-
VIDEO
Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori me precedentë! U fiksua nga kamerat e sigurisë
Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin e vendosjes së tritolit në derën e hyrjes ku jetonin me qira dy motrat, Nikolli. Thuhet se ai është me precedent të mëparshëm kriminal, por për arsye hetimi, emri mbahet i fshehtë. Vetë motrat kanë akuzuar publikisht për tritolin, Nuredin Dumanin, i penduari i drejtësisë, i cili ka folur për shumë krime në vendin tonë.
-
VIDEO
Sherr mes të rinjve në Velipojë, në pranga 19-vjeçari (EMRI)
Një 19-vjeçar është arrestuar pasi është konfliktuar me grushte me një 22-vjeçar.
-
VIDEO
Opozita mban sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës
Opozita mban sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.
Prej orës 09:30 ka nisur edhe bllokimi i disa segmenteve rrugore, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
-
VIDEO
Ndërron jetë në Ishullin e Sazanit turisti francez, vuante nga zemra
Një turist francez ka ndërruar jetë sot në ishullin e Sazanit.
Sipas informacioneve paraprake 38-vjeçarit iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetonte.
Mësohet se ai vuante nga probleme të zemrës dhe aktualisht ndodhej në Shqipëri me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçare.
-
VIDEO
Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë
Një 28 vjecar nga Tirana është plagosur nga helika e skafit me të cilin lundronte
-
VIDEO
Braçe ‘nxehet’ me opozitën: Kur unë flisja për bujqësinë tallnin menderen, shkoni flini gjumë
Deputeti socialist Erion Braçe është nxehur me opozitën e cila kërkoi me këmbëngulje një mocion me debat për bllokimin e fondeve të IPARD. Braçe tha se kërkesa e tyre është rrëzuar dhe se duhet të vijohet me rendin e ditës.
-
VIDEO
Mirditë, u kap duke vaditur parcelën me 520 rrënjë kanabis, në pranga 37-vjeçari
Po ujiste 520 bimë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari.
-
VIDEO
Mbi 12.500 pasagjerë në 5 ditë në Portin e Durrësit, 26 sportele në shërbim! Kapiteni Allkaj: Në gusht pritet shtim fluksi
Në 5 ditët e fundit, mbi 12.500 pasagjerë hynë në vend përmes Portit të Durrësit, çka ka detyruar Autoritetin Portual të punojë me kapacitete të plota për të shmangur radhët. Megjithatë, më e vështira akoma nuk ka ardhur pasi në gusht fluksi pritet të rritet edhe më shumë.