-
VIDEO
I dha fund jetës duke pirë fostoksinë para derës së SPAK, 63-vjeçari përcillet për në banesën e fundit
Miq, shok e të afërm i kanë dhënë këtë të enjte lamtumiren e fundit 63-vjeçarit Pal Trashaj, i cili i dha fund jetës duke pire fostoksinë para ambienteve të SPAK.
-
VIDEO
Policia bën bilancin për qershorin/ 378 persona në pranga, u sekuestrua 52 mln euro pasuri! 93 operacioni anti-drogë
93 operacione ka realizuar policia gjatë Qershoirt, dhe 378 persona për vepra të ndryshme penale, u arrestuan. Në raportin për punën e bërë, midis të tjerash, përmenden asgjësimi i mbi 88 mijë rrënjëve kanabis, 1.3 kg kokaine, sekuestrimin e 52 milion eurove që dyshohet të kenë burim krimin.
-
VIDEO
Me dy armë pa leje dhe kanabis në banesë, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
- Një 24-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi i janë gjetur në banesë armë dhe kanabis. Bëhet fjalë për të riun, Roland Bardhi.
Nga kontrollet në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak dhe doza kanabisi.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Strike 17", gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: Roland Bardhi., 24 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.
-
VIDEO
Elbasan, lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 28 vjeçari (EMRI)
Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet Gerard Lengo, na banesë iu gjetën fishekë dhe kapsolla
-
VIDEO
Korçë/ Merr flakë lokali brenda stadiumit Skënderbeu
Lokali brenda stadiumit ‘Skënderbeu’ në Korçë është përfshirë ditën e sotme nga flakët.
-
VIDEO
Abuzimi me fondet në SASPAK/ Kontrollohen banesat e zyrat e Beqajt dhe 6 të tjerëve! Ish ministri lë policinë e Tiranës vendoset tek Blloku i Sigurisë
Agjentët e BKH-së dhe policia aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE-së së fondeve të njohura si SASPAK. Kontrollet po ushtrohen dhe në banesat dhe në zyrat e 7 personave për të cilët është prerë urdhërarresti, mëson gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com, Keti Banushi.
-
VIDEO
Rama feston sot ditëlindjen, deputët ‘surprizojnë’ kryeministrin
Kryeministri Rama feston sot ditën e lindjes. Ai lindi më 4 korrik të 1964 në Tiranë.
Kabienti qeveritar dhe grupi parlamentar i PS mëngjesin e sotëm kanë shkuar në kryeministri, për të surprizuar kryeministrin.
Ai e nisi karrierën politike në vitin 1998, ku u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Një post që e mbajti për 2 vite.
-
VIDEO
Gaz Bardhi OFENDON RËNDË Erion Braçen: Mbylle gojën o gore! Kur flas unë mbylle ...
-
VIDEO
Dosja e abuzimeve me fondet e BE-së në SASPAC/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla
Dosja e abuzimeve me fondet e BE-së gjatë kohës që ai ishte drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) po hetohet nga prokurorja Elida Kaçkini.
Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla të cilët janë arrestuar sot janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Beqajt.
Hetimet kanë nisur në shtator 2023, ndërsa procedimi ishte regjistruar në emër të Ermal Kurtulajt, koordinator i një projekti me fondet e BE-së, ndërkohë që dyshohet se i përfshirë është edhe Ilir Beqaj, ish drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Më datë 29 dhjetor 2023, me urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në banesën e Ilir Beqajt.
Beqaj dhe Kurtulaj, sipas vendimit që Shqiptarja.com kishte siguruar për urdhrin e kontrollit të banesave në dhjetor, akuzohen se lëshonin faturave fiktive nga SASPAC për kompani të ndryshme, për përfitues fundor pikërisht këta ta fundit.( Lexo ketu:Zbardhet dosja/ Lidhjet e Beqajt me Ermal Kurtulën! Nga projekti me fondet e BE, fatura fiktive drejt bizneseve! Paratë nga projekti EUSAIR shkonin te ‘Gzona’)
Tetë episodet që SPAK përmend vetëm për Kurtulajn lidhen me pagesa që shkojnë gjithsej disa dhjetëra mijëra euro, ku veçohen një faturë 35.200 euro me “Nine Servicec INT” më 8 gusht, apo dy të tjera me nga rreth 1.7 mln lekë të reja më 20 nëntor po nga kjo kompani. Gjithashtu ‘Nine Services’ ka lëshuar edhe disa fatura të tjera. Fatura fiktive sipas SPAK janë lëshuar edhe nga shoqata si ‘Good Health’ dhe FIAA.
SPAK thotë se Ermal Kurtulaj kishte njohje të hershme me Beqajn, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.
Më datë 16 gusht 2023 drejt projektit EUSAIR është lëshuar një faturë tatimore për ‘Landëays International’ me vlerë 149. 809 euro. Në të njëjtën ditë restoranti ‘Gzona’ në Tiranë ka lëshuar drejt ‘Landëays International’ një faturë shërbim kateringu me vlerë rreth 40 mijë euro.Prokuroria e Posaccme dyshon se Restoranti Gzona është përdorur që biznese të cilat merrnin para nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që menaxhohet nga SASPAC, kthenin në formën e ryshfetit një pjesë të parave.
SPAK thotë se Kurtulaj dhe Beqaj kishin lidhje me restorantin Gzona. Ky restorant me emrin në QKB ‘Albanian food and hospitality’ ishte krijuar nga bashkëshortja e Beqajt dhe që në fund i ishte shitur Eduard Currajt i cili rezulton edhe pronar i kompanive ‘Curri Group’, ‘Curri SHPK’, ‘Delta Holding’, që nga ana e saj ka në pronësi kompani si ‘Delta Pharma’, Avicena apo farmacitë ‘Ditë e Natë’ që u kontrolluan të enjten.
Nga përgjimet e SPAK dyshon se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC.
-
VIDEO
Abuzimet me fondet e SASPAC, lëshohen 5 masa sigurie
-
VIDEO
Arrestohet ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj! Në pranga ka rënë dhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla
Arrestimet u kryen në kuadër të hetimeve për abuzime me fondet e huaja në SASPAC kur në krye ishte Ilir Beqaj
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Mlot, pranë fshatit Markatomaj.
Siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv, një furgon dhe një makinë janë përplasur dhe kanë përfunduar të përmbysura në një parcelë jashtë rruge.
Nga aksidenti kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihme mjekësore në spital 3 persona, njeri prej te cilëve në gjendje të rëndë për jetën.