-
VIDEO
Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, Macron: Jetoi dhe krijoi si njeri i lirë në një vend diktatorial! Mishëroi forcën e shpirtit europian
Presidenti francez, Emmanuel Macron përkujton kolosin e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta paraditen e 1 korrikut. Me një mesazh të ndarë përmes Pallatit Elyse, Macron vlerëson krijimtarinë e pashoq të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
-
VIDEO
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, prokuroria çon në gjyq 4 adoleshentët dhe zbulon shkakun: Xhelozia për një vajzë
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe çon në gjyq 4 adoleshentët të cilët akuzohen se vranë Aureljo Dervishin 3 muaj më parë.
-
VIDEO
Fredi Beleri u dënua me 2 vite burg për blerje votash, KQZ vendos të enjten për mandatin e tij si kryetar i Himarës
KQZ do të vendosë të enjten për mandatin e Fredi Belerit si kryetar i Himarës. Pak ditë më parë Beleri i u dënua nga Apeli me 2 vite burg për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
-
VIDEO
Shqipëri - Francë operacion i i përbashkët për goditjen e një grupi kriminal! Sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1 mln euro
SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze kanë goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.
-
VIDEO
Mblidhet sot komisioni hetimor për ‘TIMS’, pritet dëshmia e drejtoreshës së SHISH
TIRANË- Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të TIMS mban sot mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës është parashikuar që të dëshmojë drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Kjo e fundit do duhej të dëshmonte në mbledhjen e 26 qershorit, por nuk u paraqit për shkak se ndodhej në një vizitë në selinë qendrore të NATO-s.
-
VIDEO
Kosova shpall të mërkurën ditë zie për Ismail Kadarenë! Osmani dhe Kurti nesër në ceremoninë shtetërore të varrimit
Të mërkurën Kosova do mbajë zi kombëtare për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani do i bashkohen homazheve dhe ceremonisë shtetërore për Kadarenë në Tiranë. Shqipëria ka caktuar 2 ditë zi, 2 dhe 3 korrik.
-
VIDEO
Shqipëria në zi për humbjen e Ismail Kadaresë! Nesër homazhet, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore
Shqipëria është në zi kombëtare në nder të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Kadare do të përcillet nesër në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit.
-
VIDEO
Radhimë, dogji 300 rrënjë ullinj dhe 6 hektarë shkurre, në pranga 36-vjeçari
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se më 1 korrik ka djegur një sipërfaqe toke me 300 pemë ulliri dhe 6 hektarë me shkurre dhe bimësi të ndryshme, në fshatin Radhimë
-
VIDEO
Sarandë/ Lëvizte me kallashnikov me vete, arrestohet 29 vjeçari nga Delvina
I riu nga Delvina, Marius Haxhi u arrestua në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik në Këlcyrë ku vdiqën 7 emigrantët dhe shoferi, arrestohet organizatori! Tentoi t’i ikë policisë me motor
Organizoi transportimin e 7 emigrantëve, të cilët humbën jetën, së bashku me drejtuesin e automjetit, në një aksident rrugor, më datë 02.04.2024, në aksin “Këlcyrë-Përmet”, arrestohet në Shkodër, 24-vjeçari i shpallur në kërkim nga Policia e Gjirokastrës.
-
VIDEO
Bulqizë/ Mbante armë zjarri pa leje, në pranga 30-vjeçari
Një 30 vjeçar nga Bulqiza është vendosur në pranga pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pa leje.
-
VIDEO
I riu nga Shkodra gjendet me fraktura në kokë në Shëngjin, dyshohet se është dhunuar
Një i ri nga Shkodra është gjetur pa ndjenja pranë rreth rrotullimit në Shëngjin. 30-vjeçari ka fraktura në kokë dhe është dërguar të Trauma. Dyshohet se është dhunuar dhe autorët e kanë lanë pa ndjenja.