-
VIDEO
Shkodër, një 62-vjeçar goditet me sende të forta në lagjen Rus nga disa persona
Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pranë kopshtit “Tom Kola” në lagjen Rus.
I plagosuri është dërguar në spital ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Sipas raportimit të gazetarit të Report Tv, Ergys Kavaja, i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçi , 62 vjeç i cili është qëlluar me sende të forta nga persona të paidentifikuar.
-
VIDEO
Hapja e portave të Komanit rrezikon bizneset në ‘Lumin e Shalës’, ulja e nivelit të ujit kthen mbrapsht qindra turistët
Hapja e portave të Hidrocentralit të Komanit në mënyrë të menjëhershme ditën e sotme, ka shkaktuar ulje të nivelit të ujit në “Lumin e Shalës”.
Si pasojë qindra turistë janë detyruar që të kthehen, pa arritur që të shijojnë bukuritë e radha që ka kjo zonë.
Nga ana tjetër, bizneset që janë atje rrezikojnë që të mbyllen që në nisje të sezonit turistik, guidat turistike, lundërtarët që merren me transportin e turistëve me varka po luftojnë me rrymat e ftohta të lumit në përpjekje për ti dërguar në destinacion, por me sa shihet edhe në video është e pamundur.
-
VIDEO
‘Pirateria online shqetësim’, AKEP: Çmimet e shërbimit celular në rritje nga 2022! Teknologjia 5 G nga 1 janari 2025
Nga 1 janari 2025 do të nisë edhe implementimi i teknologjisë 5 G në komunikimet elektronike.
-
VIDEO
'Rama ktheu vendin në qendër të trafiqeve botërore', Meta shigjeton dhe Bashën: Kopjon në mënyrë diletanteske programin me 5 prioritete
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PL-së, Ilir Meta sulmoi kryeministrin Rama pasi sipas tij ka kthyer vendin në qendër të trafiqeve ndërkombëtare të drogës, ndërsa në fund nuk la pa shigjetuar Bashën, pasi po i kopjon programin e 5 prioriteteve.
-
VIDEO
Akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, Gjykata e Tiranës vendos masën 'arrest në burg' për djalin e Nehat Kullës
Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.
Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësisë, pas vdekjes së Nehat Kullës më 16 qershor 2020.
Robert Kulla e kërkon si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës, para pak ditësh më datë 1 qershor. Siç u bë me dije edhe ditën e arrestimit, të dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie, ndërsa akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Djali i 'Gjeneralit', siç njihej në Tiranë, Nehat Kulla, duke thyer çelësin e bravës së shtëpisë. Roberti akuzohet për 3 vepra penale.
-
VIDEO
'Nuk më kujtohet hera e fundit që kam qenë atje', Kryemadhi distancohet nga PL dhe depoziton projektligjin: Synon të fuqizojë deputetin mbi organet publike
Në një prononcim për mediat nga Kuvendi, Monika Kryemadhi bëri me dije se ka depozituar një projektligj lidhur me statusin e deputetit që i jep më shumë akses atij dhe parlamentit në organet publike.
-
VIDEO
Matura 2024/ MAS reagon pas publikimit të tezës së Anglishtes: Akt i shëmtuar fotografimi por nuk cënon provimin
Ministria e Arsimit reagon pasi teza e anglishtes qarkulloi në rrjete sociale 30 minuta pas provimit.
-
VIDEO
Korçë/ Babai i dehur qëllon me thikë të birin, se ndërhyri për të mbrojtur të ëmën
Një konflikt familjar është shënuar mbrëmjen e 2 qershorit brenda në një banesë në lagjen nr 10 në Korçë. Babai i moshuar gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij i cili ndodhet për mjekim në spital.
-
VIDEO
'Dueli Rama - Rai3' Çfarë fshihet pas... Sot në ora 21:00 në '5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv
A është Shqipëria një narko shtet apo e majta ekstreme italiane kërkon të sulmojë marrëveshjen Meloni - Rama duke nxire realitetin shqiptar? Sa të besueshem janë të “penduarit” e intervistuar në investigim?
-
VIDEO
U dhunua për gjyqin e pronës, avokat Mëngjesi vijon në intubim, skaneri tregon ulje të ënjtjes në tru, sot do bëhet zgjimi gradual
Avokat Sokol Mëngjesi vijon të jetë ende në intubim, megjithatë gjendja e tij ka përmirësime. Sot do të tentohet nga mjekët zgjimi gradual
-
VIDEO
Vdekja e minatorit në Bulqizë, nën hetim 2 përgjegjësit e teknikës dhe brigadieri
Minatori është Zini Murati 60- vjeç, ndërsa subjekti në të cilin punonte është ‘Çupi Grup’.
-
VIDEO
Matura 2024/ Sot provimi i 'Gjuhës së Huaj', del teza e anglishtes
Përsëritet skema. Teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit të Gjuhës së Huaj.