-
VIDEO
‘Është një shok për Budapest’, 'sot nis 500 €'! Skema korrupsionit në Rinas, si kaluan efektivët 200 persona drejt BE! 'Fundosen' nga bisedat në 'Signal'
Shqiptarja.com zbardh dosjen e korrupsionit në Rinas, ku efektivët në bashkëpunim me ish-kreun e Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani kanë kaluar në kundërshtim me ligjin rreth 200 persona përgjatë një viti, konkretisht në periudhën 06.04.2023 deri 12.03.2024.
Në dosje, zbardhen përgjimet mes Eneo Sulejmanit dhe efektivit Briken Tereziu. Ata komunikonin në rrjetet sociale dhe biseda telefonike për të kaluar persona drejt vendeve të BE kundrejt ryshfetit në vlera nga 50 deri në 500 euro.
E gjithë skema e ryshfetit është zbardhur pas arrestimit të Sulejmanit me 1 kg kokainë në makinë dhe pas zbërthimit të tabulateve telefonike janë zbuluar edhe bisedat me efektivin që çuan në goditjen e skemës së korrupsionit.
-
VIDEO
Elbasan/ Banorët në protestë për kanalin vaditës Polis Tufan
Mësohet se ky kanal nga bordi i kullimit nuk është vënë ende në funksion.
-
VIDEO
Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo në SPAK
Prefekti i qarkut të Vlorës Vangjel Tavo është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.
-
VIDEO
Kalonin qytetarë drejt BE kundrejt ryshfetit deri në 500 euro, masë sigurie për 8 efektivë të Rinasit, 1 prej tyre në kërkim! Skema zbulohet pas arrestimit të Eneo Sulejmanajt
Një skenë korrupsioni është goditur në radhët e policisë kufitare, ku AMP ka ekzekutuar masat për 7 efektivë, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.
-
VIDEO
Spahiu ‘përplaset’ me Salianjin: Kampi i emigrantëve nuk dëmton turizmin në Lezhë
Juristi Kreshnik Spahiu debatoi me deputetin demokrat Ervin Salianji lidhur me kampin për emigrantët që do ngrihet në Shëngjin dhe Gjadër pas marërveshjes me Italinë. Spahiu tha në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv se është një gënjeshtër të thuash që do dëmtohet turizmi dhe imazhi i vendit nga ky kamp.
-
VIDEO
Emisioni i RAI, Spahiu: S’dëmtohet Rama kur vendi ynë quhet narko shtet, ta bllokojmë këtë imazh! Kryeministrit i duket shumë e vogël Shqipëria për t’u qeverisur
Juristi Krehsnik Spahiu i ftuar në Report Tv në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ komentoi emisionin e RAI 3 për Shqipërinë. Spahiu tha se kur Shqipëria cilësohet si narko shtet, nuk dëmtohet Rama, por imazhi i vendit tonë. Sipas tij, kur të huajt e cilësojnë shqipërinë si narko shtet, qeveri e opozitë duhet të bëhen bashkë për ta bllokuar këtë imazh për vendin.
-
VIDEO
Ikën me tjetrën,lë gruan shtatzënë/I biri: Shkëmbehemi në qytet, nuk më njeh që jam i tij
Një nënë e katër fëmijëve është dhunuar nga bashkëshorti i saj për vite me radhë. Edhe pse sot ata janë ndarë fizikisht, 40-vjeçarja nga qyteti i Shkodrës, Albina Guri përndiqet nga ai dhe po ashtu nuk pranon t’i jap divorcin. Vetëm 16-vjeç Albina martohet me shkuesi me Gjovalin Gurin. Një vajzë e re me ëndrra të mëdha për jetën kurrë nuk e kishte menduar se jeta e saj do të merrte një kthesë të errët. Pas ardhjes në jetë së dy fëmijëve të parë, Albina është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo i është drejtuar disa herë rajonit të policisë në Shkodër për të denoncuar të shoqin dhe pse më vonë i ka tërhequr ato. Nëna e katër fëmijëve tregon se ai ishte përdorues i alkoolit dhe të gjithë paratë e familjes i humbiste në bixhoz. 40-vjeçarja është tradhëtuar disa herë nga babai i fëmijëve dhe nga frika që kishte nga ai, nuk mundej të largohej. E gjendur pa asnjë rrugëdalje nga një martesë e kthyer në ferrin e jetës, ka tentuar edhe të lëndoj veten... Kur Albina ishte në muajin e 6-të shtatzanisë me fëmijën e tretë Gjovalini e braktis të shoqen së bashku me fëmijët. E vetme ajo kujdesej për të vegjëlit e saj dhe punonte për t’iu siguruar vaktin e bukës. Babai i fëmijëve kishte krijuar një tjetër familje dhe nuk u interesua kurrë për ata.
-
VIDEO
Në Itali të dënuar për mashtrim, në Tiranë firmë për anije kozmike! U sekuestrohen llogaritë bankare mbi 500 mijë dollarë (EMRAT)
Dy shtetas italianë të dënuar për mashtrim në shtetin e vet, kishin hapur një firmë që operonte në ndërtim dhe në mirëmbajtjen e avionëve. Sekuestrohen llogaritë bankare që dyshohet se ishin të ardhura nga veprimtari kriminale dhe mund të transferoheshin apo fshiheshin.
-
VIDEO
Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes kërkon akses në TIMS! Drejtori: Po s’erdhi në kohë, informacioni s’ka vlerë
Dhënia e aksesit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes në sisteme informacionesh si ai i TIMS apo edhe targave ka shkaktuar debate në komisionet parlamentare. Ndryshimet ligjore janë parë si të tepërta nga opozita, ndërsa vetë drejtori i këtij institucioni i konsideron të domosdoshme.
-
VIDEO
‘Grupe kriminale të Raidoçiçit veprojnë ende në Veri’/ Eksperti i sigurisë Elezi: Kurti në Turqi për armatime
Aktivitetet dashakeqëse të Serbisë në Kosovë, e veçanërisht në veri të saj, vazhdojnë pavarësisht se thirrjes së ndërkombëtarëve për dialog, prej kohësh.
-
VIDEO
20.000€ për beben e tretë?! Të qeshurat në studio/ Ekspertja: Fjalë në ajër, plan elektoral
Ekspertë dhe aktivistë diskutuan në Përballje lidhur me propozimin e Bashës dhe PD-së për të dhënë 20 mijë euro familjeve që lindin fëmijën e tretë.
-
VIDEO
Tjetër skemë mashtrimi/ I riu u merrte të dhënat qytetarëve dhe merrte deri në 7 mln lekë të vjetra kredi nga ‘Fondi Besa’! Shpalllet në kërkim, arrest shtëpie për 4 punonjëset
Ndërkohë, është vendsour masa arrest në shtëpi për 4 persona Lindita Ndroqi, Eros Aliu, Lindita Peçi, nën hetim Majlinda Demollari.