-
VIDEO
Kuvend/ Sot votohet për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, opozita bojkot! Bardhi: S’bëhemi pjesë e propagandës së Ramës
Seanca e sotme plenare në Kuvend pritet të ketë debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës sa i takon pr.vendimit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, por opozita është skeptike sa i takon kësaj pike.
-
VIDEO
Tiranë/ Shiste kokainë të ndarë në doza në lagjet e Kombinatit, në pranga 40- vjeçari
Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.
-
VIDEO
Report Tv siguron pamjet, momenti kur 3 agresorët sulmojnë brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi para derës së kopshtit
Report tv ka siguruar pamjet e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, nga tre agresorët Dorian Alia, Etlon Kasaj dhe Drivald Alia
-
VIDEO
Dhunohet me leva avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof
Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm mëngjesin e kësaj të mërkurë sapo kishte lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe pas disa orësh në spital gjendja e tij u përkeqësua. Policia zbardhi ngjarjen, teksa prangosi organizatorin dhe po kërkon 3 autorë, ndërsa më herët njëri u dorëzua. Dhuna ndaj avokatit ishte për shkak të detyrës, ndërsa zbardhja e ngjarjes nxori blof edhe Rithemelimin e Berishës që foli për dhunë të urdhëruar nga Rama
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët spitali i Shkodrës
Një zjarr ka përfshirë spitalin e Shkodrës. Report Tv mëson se vatra është shfaqur në dhomën e farmacisë së spitalit.
-
VIDEO
Sulmi ndaj avokatit, Plator Nesturi: Sokol Mëngjesi edhe avokat i Mërtirit e Zotos, akuzat e Berishës s’kanë sens
Akuzat e Rithemelimit të Berishës se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua me urdhër të Ramës, për analistin Plator Nesturi janë pa sens. I ftuar në “Studio Live” në Report Tv, ndërsa dënoi ngjarjen e rëndë, analisti tha se Mëngjesi krahas Berishës, ka qenë edhe avokat i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.
-
VIDEO
Dhuna ndaj avokatit, policia:Zbardhet sulmi, pala që mbrojti në një gjyq prone për 1 kulle s'e pagoi
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se dhuna me leva dhe sende të forta ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e sotëm nuk ka lidhje me politikën por për shkak të detyrës. Autorët e sulmit me levë klientë që Mëngjesi i kishte përfaqësuar në gjyq në një cështje prone. Refuzonin ta pagonin. Policia kërkon ndihmë për arrestimin e autorëve, ndërkohë organizatori është ndaluar me iniciativë. Avokati në intubim në spitalin e Traumës
-
VIDEO
Vetëdorëzohet njëri prej autorëve, Vocaj: Dhunuesit nuk janë të paguar, lidhje krushqie me njëri tjetrin
Drejtori I policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në konferencë për median deklaroi se është vetëdorëzuar Dorian Aliaj, njëri prej 4 autorëve të sulmit ndaj avokatit Skënder Mëngjesi.
-
VIDEO
PAMJET e huliganit! Policia, akuzë për vrasje me dashje për molotovët mbi gazetarët në protestën te bashkia
Për bombat e rrezikshme molotov të hedhura në mesin e qytetarëve e përfaqësuesve të medias në protestën e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, policia mundi të identifikojë dhe të arrestojë, personin i cili i pa shqetësuar shpërthen mes njerëzve 2 molotovë. Sokol Bushkolaj 49 vjeç me banim në Thumanë, akuzohet edhe për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
-
VIDEO
U dhunua nga 3 persona mëngjesin e sotëm në Tiranë, avokati Sokol Mëngjesi futet në intubim
Avokati Sokol Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës. Ai po merr ndihmë nga aparaturat mjekësore për oksigjen, raporton gazetarja e Report Tv Xhoana Çollaku.
-
VIDEO
Tentuan të vrisnin të riun për 20 mijë euro dhe 2 policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë
Një grup prej 4 vrasesish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm është dënuar nga gjykata e Lezhes me 118 vite burg për akuza të rënda
-
VIDEO
Hodhi molotov mes qytetarëve e gazetarëve në protestën para Bashkisë Tiranë, pranga 49-vjeçarit! Akuzohet për vrasje me dashje në tentativë (VIDEO)
Policia ka mundur të identifikojë dhe të arrestojë militantin me maskë i cili dyshohet se hodhi molotovin që rrezikoi jetën e qytetarëve dhe protestuesve dje në protestën para bashkisë. 49-vjeçari ishte ndaluar edhe në protestën e 8 majit të organizuar po nga Rithemelimi.