-
VIDEO
Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, policia identifikon njërin prej autorëve, i kontrolloi banesën e tij
Policia ka identifikuar njërin prej autoreve. Dy të tjeret ende jo. Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll në banesen e personit që është identifikuar.
-
VIDEO
Kamioni pëson defekt, bllokon aksin Orikum-Llogara, të ngecur në trafik prej 2 orësh edhe turistë
Për të lëvizur rimorkion nga rruga, pritet që në ndihmë të vijë një mjet i tonazhit të rëndë.
-
VIDEO
Pamjet ku avokati Sokol Mëngjesi u sulmua nga 3 persona me të zeza dhe me kapele, vendi ka kamera sigurie
Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur sot në zonën e ish Bllokut ku persona ende të paidentifikuar kanë goditur me levë e sende të forta avokatin Sokol Mëngjesi.
Autorët duket që e kanë planifikuar sulmin
-
VIDEO
VIDEO/ Dhunohet avokati Mëngjesi, ka fraktura të shumta në kokë e ballë! Drejtori i Policisë Vocaj e viziton tek Trauma
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka shkuar në spitalin e Traumës për të vizituar avokatin Sokol Mëngjesi i cili u dhunua mëngjesin e sotëm në zonën e Ish Bllokut.
-
VIDEO
Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi: Të zbulohen autorët dhe motivi
Universiteti i Tiranës dënon sulmin ndaj pedagogut dhe avokatit Sokol Mëngjesi dhe i uron shërim sa më të shpejtë të kolegut të tyre.
"Universiteti i Tiranës dënon sulmin agresiv ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe avokatit Sokol Mëngjesi. Ne presim dhe besojmë që policia dhe prokuroria të zbardhi sa më shpejt autorët dhe motivet e këtij sulmi kriminal dhe të rrezikshëm. Stafi i Universitetit të Tiranës është në këto momente pranë familjes së Sokol Mengjesit' thuhet në njoftimin për median. -
VIDEO
Durrës/ Grushta në spital djalit që u ngacmonte vajzën! Arrestohet babai me të vëllanë e një tjetër
Një person u dhunua në spitalin e Durrësit nga xhaxha, babai dhe një i afërm i së dashurës së tij, pasi ishin kundër kësaj lidhjeje. Ai ndodhej në spital për shkak se po i jepte makinës në gjendje të dehur, kur u ndalua nga Rrugorja e Durrësit.
-
VIDEO
Vlorë/ Vodhën karburant nga kamioni i një firme ndërtimi, arrestohen dy persona, njëri prej tyre është punonjës i firmës
Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi vodhën një sasi karburanit nga kamioni i një firme ndërtimi. Njëri prej të arrestuarve është punonjës i firmës.
-
VIDEO
Tentuan të vrisnin të riun për 20 mijë euro dhe 2 policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë
Një grup prej 4 vrasesish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm është dënuar nga gjykata e Lezhes me 118 vite burg për akuza të rënda
-
VIDEO
Video e aksidentit tek Rruga e Arbrit, momenti kur përmbyset furgoni me pasagjerë
Vihet në pranga shoferi 55-vjeçar i furgonit që u aksidentua dje në bypass-in e Rrugës së Arbrit. Ai deklaroi në polici se një makinë tjetër i kishtë prerë rrugën dhe kishte dalë më pas nga rruga duke u aksidentuar, me pasojë lëndimin e 5 personave. Por nga kamerat e sigurisë duket qartë se asnjë makinë nuk i ka prerë rrugën dhe ka humbur kontrollin.
-
VIDEO
Grupi kriminal italo-shqiptar drejtonte rrjetin e restoranteve në Firence, pastruan 13.5 mln €! Emrat e shqiptarëve në hetim! Kontrolle dhe në Shqipëri
Zbulohen emrat e personave në hetim pasi dyshohen se janë pjesë e grupit kriminal italo-shqiptar që pastronte para përmes një rrjeti restorantesh në Itali gjithashtu po hetohen në fushën e mashtrimit me tatim taksat.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit/ Ekspertët e thirrur për dëshmi në gjyqin e Mediut!: S’mbajmë mend çka ndodhur 16 vite më parë! Mungojnë prokurorët
Në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit u paraqitën 5 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008, por ata thanë se nuk duan të jenë pjesë e procesit: Ato që dinim i kemi thënë, u shprehën ekspertët për gjyqtaren Irena Gjoka
-
VIDEO
Po çonte djalin në kopsht, dhunohet nga dy persona avokati Sokol Mëngjesi
Dy persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin, që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha. Avokati është dhunuar me levë, mëson gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema duke iu referuar burimeve nga policia.