-
VIDEO
Protestat/ Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita nxjerr fotot e policëve: Me hundë e kafkë të thyer, sulme të paprecenta! Zero lekë nga buxheti për mjetet speciale (VIDEO)
Prej nisjes së protestave, drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, foli për herë të parë para deputetëve. Në komision ku ai shkoi për buxhetin, ishin vetëm dy deputetë të opozitës, të cilët kërkuan sqarime për dhunën policore, por kryepolici iu përgjigj me imazhe të pa publikuara më parë të efektivëve të lënduar deri me kafkë të thyer, nga sulme të pa precedenta siç ai theksoi, me gurë e molotovë.
-
VIDEO
Konispoli prodhon 5 mijë tonë mandarina, për herë të parë eksport edhe në Zvicër, fermerët: Këtë vit kemi prodhim më të mirë dhe çmime të kënaqshme
Në Konispol, hambarin e mandarinave këtë vit prodhimi arrin në 5 mijë tonë. Pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport. Krahas Polonisë e Çekisë, për herë të parë, mandarinat mbërrijnë edhe në tregjet zvicerane. Fermerët dhe grumbulluesit shprehen të kënaqur me çmimin dhe cilësinë.
-
VIDEO
DOSJA/ Rëndohet pozita e Vlora Hysenit, nën hetim për korrupsion e pastrim parash! SPAK: Agasi e paguante për informacionet e SHISH! 950.000 € iu nisën vëllezërve në Gjermani
Në total, hetimi evidenton 500 mijë euro transferta të kryera drejt Gjermanisë dhe një tjetër prej 450 mijë eurosh të anuluar. SPAK ka kërkuar prova shtesë përmes letërporosive në Gjermani dhe Kosovë, për të zbardhur marrëdhëniet financiare dhe rolin e personave të përfshirë.
-
VIDEO
Spitali Rajonal i Gjirokastrës me infrastrukturë të re, ministrja Spahiu: Po hartojmë planin 10-vjeçar për mjekët, vëmendje rritjes së kuotave për specializantët
Krahas investimeve në spitale, Spahiu njoftoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit po hartohet një plan kombëtar 10-vjeçar për menaxhimin e burimeve njerëzore në shëndetësi, ku parashikohet t'i kushtohet vëmendje e veçantë edhe rritjes së kuotave të mbuluara për mjekët specializantë.
-
VIDEO
Buxheti 2027/ Rektorët kërkojnë më shumë fonde për pagat, heshtin në Komision për protestat e studentëve! Opozita mungon
Rektorët e universiteteve kërkojnë më shumë fonde nga buxheti i shtetit, kryesisht për pagat. Në dëgjesën në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, ku morën pjesë vetëm deputetët socialistë, drejtuesit e universiteteve kërkuan edhe më pak burokraci në tenderë. Ata nuk komentuan protestat e studentëve, të cilat u mbështetën edhe nga dhjetëra pedagogë.
-
VIDEO
Situata në Vlorë pas dyshimeve për ndotjen e ujit të pijshëm, pediatrja: Pacientët janë stabilizuar dhe janë kthyer në banesa
Pediatrja e Spitalit Rajonal të Vlorës, Aida Koka ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve që u paraqitën gjatë fundjavës. Ajo sqaron se rastet e para u paraqitën ditën e premte, ndërsa numri i tyre u shtua gjatë ditës së shtunë. Pacientët shfaqën dhimbje barku, të vjella, diarre dhe në disa raste temperaturë.
-
VIDEO
Pr.ligji për trashëgiminë kulturore/ Zhupa: Kostot e restaurimit rrezikojnë pronarët e banesave në Berat e Gjirokastër, monumentet mund të kthehen në hotele
Pronarët e banesave monument kulture në Berat e Gjirokastër rrezikojnë të humbin pronat nëse nuk përballojnë kostot e restaurimit. Ky është shqetësimi që ngre deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, për projektligjin e hedhur në konsultim publik nga qeveria.
-
VIDEO
'E ndjeva dhe te kafja që piva', probleme me ujin e pijshëm në Vlorë, banorët: Fëmijët janë me të vjella
Banorët e lagjes “28 Nëntori” japin dëshmi të ndryshme për cilësinë e ujit. Disa prej tyre thonë se prej ditësh uji ka erë dhe është i papastër, ndërsa tregojnë se në familjet e tyre janë shfaqur edhe probleme shëndetësore.
-
VIDEO
Tiranë/ Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Michail Prokovas, pasagjeri i fluturimit të linjës Athinë-Rinas ishte larguar nga aeroporti sapo kishte mbërritur. Ai u arrestua në Rrugën e Durrësit.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Levan, përplaset autobusi me 15 pasagjerë! Plagoset një grua
E lënduara është transportuar në spital, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i Volkswagen-it.
-
VIDEO
Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve, shkak defekti në tubacion
Mbrëmjen e së dielës, uji shkoi i ndotur në çezmat e banorëve të lagjes periferike “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë. problematika u be publike nga deputeti demokrat, Saimir Korreshi.
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në Kosovë, po bënin gara ilegale në autostradë, përplasen dy makina! Njëri shofer largohet nga vendngjarja
Dy automjete janë përplasur në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë, ku dyshohet se po zhvillonin gara ilegale. Policia identifikoi të dy drejtuesit përmes pamjeve filmike, ndërsa njëri prej tyre ishte larguar nga vendngjarja.