-
VIDEO
Vijojnë molotovët e ‘maskave’, policia hedh ujë
Protestuesit me maska kanë vijuar me hedhjen e molotovëve drejt oborrit të kryeministrisë. Në përgjigje, policia ka hedhur ujë.
-
VIDEO
Policia spraps protestuesit me ujë, i largon nga kryeministria! Fishekzjarret ndriçojnë bulevardin
Policia po ndërhyn për të shpërndarë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Autobotët kanë nisur të lëvizin dhe po hedhin ujë, ndërsa protestuesit sprapsen drejt hyrjes së bulevardit.
-
VIDEO
Protestuesit ‘shënjestrojnë’ me lazerë autobotin e ujit
Disa protestues me maska kanë marrë lazerë me vete, të cilët ia drejtojnë autobotëve të policisë.
-
VIDEO
‘Maskat molotovë kryeministrisë, policia ndërhyn me hedhje uji
‘Maskat’ po hedhin kapsollë e molotovë drejt kryeministrisë. Një molotov ka hyrë edhe në oborrin e godinës, duke shkaktuar flakë krah autobotit të policisë.
-
VIDEO
Protestuesit e maskuar thyejnë vazot e luleve, sulme kryeministrisë
Protestuesit e maskuar kanë nisur me përgatitjen e ‘arsenalit’ të gurëve për t’i hedhur drejt kryeministrisë. Ata shkulin pllakat e trotuareve, ndërsa marrin edhe vazot e gurta të cilat i përmbysin dhe i thyejnë.
-
VIDEO
Protestuesit me maska shkulin pllakat e gurit nga trotuari, sulmojnë Kryeministrinë
Një grup protestuesish të maskuar i janë rikthyer akteve të dhunës. Disa prej tyre shkulën pllakat e gurit nga trotuari dhe sulmuan godinën e Kryeministrisë.
-
VIDEO
Protestuesit marshim drejt Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës
Policia ka hedhur gaz lot sjellës turmës së protestuesve që po marshonin drejt Kryeministrisë.
-
VIDEO
Sulmet te Ministria e Arsimit, protestuesi i maskuar rrëzohet nga uji me presion
Ky është momenti kur një prej protestuesve të maskuar që po shtynte një kosh mbeturinash drejt autobotit të policisë gjatë tensioneve te Ministria e Arsimit, goditet nga uji me presion.
-
VIDEO
Protestuesit nisin marshimin, s’i lënë ‘rehat’ militantët e Berishës: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?
Protestuesit, përfshirë edhe militantët e deputetët e Partisë Demokratike, po tërhiqen nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin.
-
VIDEO
Protestuesit refuzojnë sërish PD, përplasen fizikisht me militantët demokratë: Berisha në burg, poshtë komunistët
Studentët refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët në protestë. Pas një ore qëndrimi para Kryeministrisë, militantët e PD-së marshuan drejt Ministrisë së Arsimit me një pankartë ku shkruhej “Bashkimi bën fuqinë”. Para ministrisë, ku studentët kishin paralajmëruar tubimin në orën 14:00, u dëgjuan thirrjet “Berisha në burg” dhe “Poshtë komunistët”.
-
VIDEO
Protesta te Ministria e Arsimit, ‘maskat’ sulme me gurë efektivëve, ata iu përgjigjen me spray e ujë! Djegin koshat e mbeturinave, hedhin tymuese
Disa protestues të maskuar te Ministria e Arsimit po tërheqin kosha mbeturinash, të cilët më pas i shtyjnë drejt autobotit të policisë. Të tjerë kanë marrë edhe gurë me të cilët po sulmojnë efektivët, të cilët kundërpërgjigjen me spray.
-
VIDEO
Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun
Pas përplasjeve me protestuesit, deputetët dhe militantët e Partisë Demokratike janë zhvendosur më në hyrje të “Rrugës së Durrësit”.