-
VIDEO
Shifrat e rritjes nuk përkthehen në mirëqenie, Tabaku: Familjet shqiptare nuk ndiejnë asnjë përfitim nga politikat e qeverisë
Jorida Tabaku kritikon modelin ekonomik të qeverisë, duke argumentuar se rritja ekonomike prej 3.66% për vitin 2025 mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe nuk përkthehet në përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.
-
VIDEO
Lushnja në gatishmëri për sezonin e reshjeve, përgjegjësi i Bordit të Kullimit: Emisari i Myzeqesë pastrohet periodikisht, ulet kuota me 1.4 metra për të shmangur përmbytjet
Pastrimi i këtij emisari nga aluvionet e shumta, të cilat vijnë nga zonat kodrinore, Përroi i Lunjës dhe ai i Kasharajt, pritet të përmirësojë ndjeshëm funksionimin e sistemit të kullimit në të gjithë zonën e ulët fushore të Myzeqesë.
-
VIDEO
Tiranë/ Grabiti 60 mijë euro në një bankë në Komunën e Parisit një javë më parë, arrestohet autori Robert Duka! Report Tv siguron videon kur largohet me monopatinë
Policia e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, 50 vjeç, nga Vlora, i dyshuar si autor i grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit. 50-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua nga policia pranë rrugës së Kosovarëve në Tiranë.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur
Drejtuesi i motomjetit, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me autobotin e qumështit, dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
-
VIDEO
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari! Policia: Tentoi të përdorte pistoletën dhe u përpoq të largohej
Arrestohet 34-vjeçari i përfshirë në sherrin e mbrëmjes së djeshme në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja, duke bërë të ditur se i riu dyshohet se tentoi të përdorte një pistoletë gjatë konfliktit
-
VIDEO
Zjarr në Zvërnec të Vlorës, digjet magazina e materialeve të peshkimit! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të mbrojtur pyllin me pisha
Zjarr në një magazinë pranë Lagunës së Nartës, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike
-
VIDEO
U akuzua për ngacmim seksual të 7 nxënëseve të mitura në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatën e Vlorës për masën e sigurisë
Mësuesi i fiskulturës u ndalua dy ditë më parë, pasi nxënëset e moshave 14–17 vjeçe denoncuan se i kishte ngacmuar në ambientet e shkollës.
-
VIDEO
Transportonte me makinë emigrantin afgan dhe theu arrestin e shtëpisë, pranga 32-vjeçarit në Gjirokastër! Nën hetim pasagjeri
Një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga në Gjirokastër teksa transportonte një emigrant afgan që kishte hyrë nga Greqia. Kur policia ndaloi makinën e tij në aksin Sarandë-Gjirokastër te ‘Ura e Kardhiqit’, konstatoi se 32-vjeçari kishte thyer arrestin e shtëpisë. Në pranga përfundoi edhe pasagjeri 27-vjeçar
-
VIDEO
Shkarjet dëmtojnë rrugën Sanxhak-Kurbin, ende asnjë masë! Bashkia: Presim fondet e emergjencës
Dëmtimet që kanë ndodhur përgjatë segmentit rrugor Sanxhak-Kurbin e kanë kthyer segmentin, nën përkujdesjen e Bashkisë Kurbin, në të rrezikshëm për përdoruesit. Këta të fundit kërkojnë ndërhyrjen me qëllim rikthimin e normalitetit, ndërsa Bashkia thotë se po pret fondet e emergjencës.
-
VIDEO
Protesta me molotovë e gurë te Kryeministria, 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim! Gjobë 500 mijë lekë për protestuesin e maskuar që sulmoi policinë
Policia ka vendosur edhe 12 gjoba për protestën e së shtunës. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kanabis, sende të forta, mjete për hedhjen e gurëve dhe sferave metalike, si dhe një send që imitonte armën e zjarrit.
-
VIDEO
Ekstremi i djathtë europian 'zbarkon' në Tiranë, influenceri holandez pjesë e protestës së djeshme
Van den Heuvel është bërë i njohur për përmbajtjen e tij ksenofobe dhe raciste, ku publikon video nga qytete të ndryshme europiane kundër emigrantëve. Mediat në Holandë dhe Belgjikë e kanë lidhur përmbajtjen e tij me narrativa të ekstremit të djathtë dhe kundër emigracionit.
-
VIDEO
Tentoi të largohej pas sherrit, një i ndaluar në Ujin e Ftohtë në Vlorë
Një sherr fizik ka ndodhur mes dy personave në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Personi është larguar nga vendi i ngjarjes, por është ndaluar nga policia disa metra më tutje, në zonën e Ujit të Ftohtë.