-
VIDEO
PD përçau protestën? Berisha e mohon: E kemi mbështetur! Kemi kontribuar me masa e hapa konkretë, do të vijojmë
Sali Berisha mohon zërat se Partia Demokratike po përçan protestën, edhe pse sot militantët e tij u refuzuan sërish nga protestuesit. Kreu i PD tha se janë ndërmarrë masa e hapa konkretë për t’i mbështetur protestuesit dhe kjo nuk do të ndryshojë.
-
VIDEO
Protestuesit refuzojnë për herë të tretë PD-në: Duan të na vjedhin protestën si në ’90! Përplasje fizike, thirrja ‘Berisha në burg’ irriton demokratët
Protestuesit para Ministrisë së Arsimit refuzuan të bashkoheshin me militantët e Sali Berishës. Pankartës së demokratëve “Bashkimi bën fuqinë” iu përgjigjën me banderolën “Rama në burg, Berisha në burg”, duke i akuzuar se po përpiqeshin t’ua rrëmbenin protestën si në ’90. Mes përplasjeve fizike, deputetët e PD-së qëndruan larg turmës, në hyrje të Rrugës së Durrësit.
-
VIDEO
Asnjë risi në protestë/ ‘Maskat’ rikthejnë skenarin e dhunës, sulme me gurë e molotovë te Kryeministria! Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës
Edhe protesta e kësaj të shtune u karakterizua nga sulmet me gurë e molotovë të protestuesve të maskuar drejt policisë e kryeministrisë. Forcat e rendit u përgjigjën me ujë me presion e gaz lotsjellës dhe disa shoqërime duke sjellë shpërndarjen e protestuesve.
-
VIDEO
Rimblidhet një grup protestues, policia kordon
Një grup protestuesish janë rimbledhur në bulevard, por kanë reshtur sulmet ndaj policisë. Kjo e fundit ka krijuar një kordon, ndërsa ka rinisur edhe qarkullimi i automjeteve.
-
VIDEO
Pas sulmeve, protestuesit presin policinë me thirrje përçmuese
Ndërsa disa efektivë policie kalonin përmes Parkut “Rinia”, protestuesit i kanë pritur me thirrje përçmuese dhe fjalët “turp, turp”.
-
VIDEO
Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym
Man Sinani, administratori i pallatit ku ra zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, tregon se ishte ai që vuri re flakët në katin e parë ndërsa zbriste shkallët. Ky moment ndodhi rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të shtune, fill pas të cilit njoftoi menjëherë policinë e zjarrfikësen.
-
VIDEO
Zjarri në pallatin në Lezhë, administratori: Po zbrisja shkallët kur pashë flakët në kat të parë, pati shumë mjegull e tym
Man Sinani, administratori i pallatit ku ra zjarri në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, tregon se ishte ai që vuri re flakët në katin e parë ndërsa zbriste shkallët. Ky moment ndodhi rreth orës 16:00 të kësaj pasditeje të shtune, fill pas të cilit njoftoi menjëherë policinë e zjarrfikësen.
-
VIDEO
Vijon ‘beteja’! Protestuesit sulme me gurë, 'prijnë' vajzat! Policia përgjigjet me ujë
Vijon thuajse e njëjtë situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Grupi i mbetur i protestuesve të maskuar hedhin gurë drejt autobotëve të ujit e policisë. Në krye të sulmeve janë një grup vajzash.
-
VIDEO
Aventurat me motorë “off road”, dy viktima brenda javës në kufirin Shqipëri-Kosovë
Dy persona kanë humbur jetën brenda javes, në dy aksidente te ndryshme me motorë 4x4 (off road).
-
VIDEO
Protestuesit molotovë policisë, sjellin çanta me gurë
Protestuesit në bulevard kanë krijuar një front përballë policisë, drejt së cilës hedhin molotovë dhe përdorin lazerë për t’i shpërqendruar. Disa të tjerë zbrazin në rrugë çanta me gurë.
-
VIDEO
Një grup protestuesish në bulevard, sulme me molotovë e gurë policisë
Në bulevard kanë mbetur vetëm një grup protestuesish të maskuar që vijojnë sulmet ndaj policisë.
-
VIDEO
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët! 8 të lënduar në spital
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Tetë persona kanë pësuar asfiksi dhe lëndime të ndryshme, ndaj janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.