-
VIDEO
Korçë, 55 të burgosur lënë sot burgun e Drenovës, 73 të tjerë përfitojnë ulje dënimi
Janë 55 të burgosur në IEVP Drenovë do të lënë sot qelite e burgut dhe 73 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit. Sipas informacioneve nga amnistia kanë përfituar burgosurit burra të cilëve u ka mbetur pa vuajtur me pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit por edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç.
-
VIDEO
Zbatohet Amnistia Penale! Hapen dyert e burgut për 700 të dënuar! Ulje dënimi për 400 të tjerë
Nisi sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Prej orës 13:00 nga ambientet e burgjeve ka nisur lirimi i të burgosurve përfitues. Janë 700 të burgosur do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove.
-
VIDEO
Emisioni i Rai 3, Rama: Sulm ndaj Melonit në kurriz të Shqipërisë! Shpifje për vëllanë tim, ngulmimi i moderatorit për Agaçin djallëzor
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish për emisionin ‘Report’ të Rai 3. Rama thotë se moderatori ka vijuar sërish me shpifjet ndaj Shqipërisë. Kryeministri shkruan se ky është sulm që po i bëhet Melonit në kurriz të Shqipërisë.
-
VIDEO
Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtorja jote miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që të pengosh mocionin me debat
Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se dërgimi i çështjes së Xhaçkës sërish në Gjykatën Kushtetuese i shërben Ramës. Nga dera e Kushtetueses ku dorëzoi padinë e firmosur nga 44 deputetët e opozitës, Bardhi hodhi akuza ndaj Bashës se një bashkëpunëtore e tij që ka miqësi me Xhaçkën ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar që të pengojë mocionin me debat kundër Xhaçkës në qershor 2022.
-
VIDEO
Komisioni hetimor i Shëndetësisë, Vokshi akuzon PS: Me urdhër të Ramës përpiqen të mbulojnë korrupsionin galopant
Kryetarja e komisionit për hetimin e koncesioneve në Shëndetësi, Albana Vokshi akuzon deputët e Partisë Socialiste se po përpiqen të pengojnë zbardhjen e shkeljeve që fshihen pas këtij koncesioni duke bllokuar kërkesat për informacion.
-
VIDEO
Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj
Përfitues i amnistisë penale që nis të zbatohet këtë të mërkurë është edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.
Frrokaj u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Frrokaj pritet që të lërë sot ambientet e burgut të Reçit në Shkodër ku qëndron që prej momentit ku vendimi mori formën e prerë.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, është dënuar edhe nga Gjykata e Posaçme me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone. Por për këtë ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndër të tjera, Frrokaj është dënuar që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.
-
VIDEO
Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje
25 persona përfitojnë nga amnistia penale në paraburgimin e Vlorës. Në ambjentet e IEVP Vlorë ndodhen 35 persona që vuajnë dënimin pasi kanë marrë vendim të formës së prerë nga gjykatat.
Nga këta 20 persona lënë sot ambjentet e burgut , ndërsa 5 përfitojnë ulje dënimi.
Ndërkohë nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona.
Kjo e konfirmuar pak ditë më parë edhe nga drejtori i Shërbimit të provës në Vlorë.
Xh.K/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Meta e nis ditën vrullshëm, bën palestër me pesha të rënda dhe premton: 4 milion shqiptarë plus
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka bërë zakon tashmë që ta nisë ditën duke bërë palestër. Meta ka publikuar një video teksa ushtrohet me pesha të rënda duke stërvitur krahët
-
VIDEO
E zuri korrenti, ndërron jetë një person pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë
Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike.
-
VIDEO
Aksident në By-passin e Lushnjes, përplasen dy mjete, dy të lënduar përfundojnë në spital
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të. Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
-
VIDEO
Djali i Tom Doshit aksidentoi biznesmenin me gruan dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë
Kupola drejtuese e Policisë së Lezhës është vënë në hetim, ndërsa shefi i qarkullimit rrugor, Ismet Sula, u pezullua nga detyra. Shkak është bërë favorizimi që i është bërë djalit të Tom Doshit, i përfshirë në një aksident në muajin mars, Report Tv mëson se James Doshi u lejua të largohej nga vendngjarje, edhe pse ishte shkaktar i përplasjes
-
VIDEO
Pogradec, aksident automobilistik në afërsi të Gurit të Kuq, policia në vendngjarje
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.