Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtorja jote miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që të pengosh mocionin me debat

24 Prill, 13:09

Gazment Bardhi i është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se dërgimi i çështjes së Xhaçkës sërish në Gjykatën Kushtetuese i shërben Ramës. Nga dera e Kushtetueses ku dorëzoi padinë e firmosur nga 44 deputetët e opozitës, Bardhi hodhi akuza ndaj Bashës se një bashkëpunëtore e tij që ka miqësi me Xhaçkën ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar që të pengojë mocionin me debat kundër Xhaçkës në qershor 2022.