-
VIDEO
Balla pritet nga drejtori i Policisë së Emirateve: E nevojshme të forcojmë bashkëpunimin
Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u prit në një takim nga kolonel Waleed Salem Al Shamesi, Drejtor i Përgjithshëm i Kolegjit të Policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.
-
VIDEO
Rama sqaron për Shqiptarja.com telefonatën me drejtorin e RAI3 dhe shkrimin e 'La Repubblica': Emisioni shpifje! U skandalizova nga qasja kriminale
Kryeministri Edi Rama hedh poshtë si të pavërtetë lajmin e publikuar në La Repubblica se ai ka pasur një telefonatë 'të tërbuar' me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin investigativ “Report” transmetuar nga ky ekran. Duke iu përgjigjur Shqiptarja.com, Rama e etiketon 'episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë' dhe 'me qajse kriminale'
-
VIDEO
Zikaltërit i ‘vënë flakën’ Tiranës, mbi 1 mijë tifozë të Interit festë te Amfiteatri për titullin kampion
Titulli i 20 i Interi, që korespondon me yllin e dytë në fanellë, u festua shumë dhe gjatë edhe në Tiranë. Më shumë se mijë zikaltër ishin të mbledhur në Amfiteatrin e Tiranës ku ndoqën sëbashku derbin e fituar 2-1 kundër Milanit, që solli edhe sigurinë matematikore për titullin kampion.
-
VIDEO
‘Shëndetësia’/ Koçi: Të mos e bëjmë si hetim penal! Korreshi për planin e Punës së PS-së: Ku është ‘dhoma e rrëfimit’?
Anëtari i PS në Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Petro Koçi tha gjatë mbledhjes që ky komision të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal.
“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush.
Ka shumë të korruptuar nga të gjitha krahët, me siguri mund të ketë dhe problematika me integritetin e personave të caktuar, por që të jetë më efektiv duhet të ndiqet shembulli i atyre vendeve të tjera që parlamentet hetojnë, por jo si një hetim penal.
Kjo na vë në konflikt interesi. Të administrojmë punën në mënyrë serioze dhe me profil parlamentar. Kushdo që vërtetohet që është i përfshirë në korrupsion, ka të drejtë të bëjë kallëzim. Të shkëputemi nga praktikat e kohës së komunizmit”, tha Koçi.
Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat…
“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.
-
VIDEO
Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm
Avokati shqiptar në Britaninë e Madhe, Naim Hasani ka folur në Report Tv mbi ligjin e miratuar nga parlamenti britanik që i hap rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda. Hasani u ndal edhe në tragjedinë në ujërat francezë, ku 5 emigrantë humbën jetën pas mbytjes së një varke, në tentativë për të kaluar nga Franca dhe Britania.
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit, SPAK apelon vendimin e GJKKO për Lefter Kokën e Alqi Bllakon! Kërkon të dënohen përkatësisht me 10 e 4 vite burg
Prokuroria e Posaçme kundërshton pafajësinë e Alqi Bllakos për inceneratorin e Elbasanit dhe rënien e akuzës së shpërdorimit të detyrës për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka teksa ky i fundit u dënua vetëm për korrupsion.
-
VIDEO
Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë
Banorët e rrugës Qazim Demi në lagjen nr.1 në Sarandë kanë mbetur të izoluar. Shkak është bërë rrëshqitja e rrugës. Zona në cilën rruga është shembur është ngjitur një pallat në ndërtim, ndërsa rruga është shembur gjatë natës.
-
VIDEO
Fier/ Mjeti shkrumbohet nga flakët, shpëton mrekullisht shoferi
Një mjet i tipit Fiat është përfshirë nga flakët ditën e sotme, 23 prill, në vendin e quajtur kthesa e Grecallisë në Fier.
-
VIDEO
Djali i Tom Doshit bëri aksident dhe u favorizua nga policia, pezullohet nga detyra Shefi i Qarkullimit në Lezhë
Shefi i Qarkullimit Rrugor në Lezhë, Ismet Sula, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate, ndërsa edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga prokuroria
-
VIDEO
Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së
Një banesë dykatëshe ishte përshtatur në një laborator të vërtetë droge në Malësinë e Madhe.
-
VIDEO
Urgjenca e QSUT prej dy muajsh e gjysmë jashtë funksionit, dalin pamjet nga dëmi i shkaktuar nga zjarri
Në Urgjencën e QSUT-së ka nisur puna për riparimin e dëmit elektrik të shkaktuar nga një zjarri që ra më 11 shkurt në katin -1 në Urgjencën e re
-
VIDEO
Fier/ Mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të dehur
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur ‘Ura e Baltëzës’ në Fier. Drejtuesi i një mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor.