-
VIDEO
Fier/ Mbeti e bllokuar në banesë, zjarrfikëset shpëton të moshuarën
Forcat zjarrfikëse të Fierit kanë shpëtuar një të moshuar që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj në lagjen 15 tetori në Fier
-
VIDEO
Trondit teologu: 'Surrogacia është postitucion'. Mjeku Bimbashi kundërshton/ 'I kujt është fëmija?' (22 Prill 2024)
-
VIDEO
Grabitet drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Berat! Hajdutët shqyejnë kasafortën dhe marrin 2 mln lekë të vjetra
Është grabitur gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës. Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj
-
VIDEO
Shkelën rregullat në rrugë/ Mbi 27 mijë shoferë u gjobitën brenda një jave, 28 u arrestuan
Mbi 27 mijë gjoba janë vendosur nga policia rrugore për shoferët e pabindur që shkelin regullat e qarkullimit.
Gjatë monitorimit të qarkullimit rrugor në qendrat urbane dhe në akset rrugore nacionale, duke përdorur dhe mjetet inteligjente, janë konstatuar një sërë shkeljesh me rrezik të lartë për përfshirje në aksidente rrugore.
Numri më i lartë i gjobave ishte për drejtim automjeti, me shpejtësi mbi normat e lejuara;Në një rast është konstatuar lëvizja me mbi 100 km/orë aty ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/orë
-
VIDEO
Fredi Beleri kandidat për eurodeputet, Vangjel Tavo: Çështje që i takon Greqisë! Mitsotakis në vështirësi, do votat e ekstremistëve të djathtë
Kandidimi i Fredi Belerit për eurodeputet nga partia ‘Demokracia e Re’, sipas prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo, lidhet me situatën e vështirë elektorale të Mitsotakis. Sipas Tavos, kjo është një përpjekje për të marrë votat e ekstremit të djathtë.
-
VIDEO
Po trafikonte një automatik drejt Italisë me rulotë, në pranga italiani në Durrës
Durrës, po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga italiani, Giovanni Bedini.
'Policia Kufitare e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Border”, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe një rast i modeklarimit të parave.
U sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.
-
VIDEO
Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, nesër rinis punën Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi
Pas 4 mbledhjesh të dështuara, Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të rimblidhet nesër. Palët duket se kanë gjetur dakordësinë për t’u kthyer në tryezën e komisionit, pas bojkotimit që PS i bëri me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e ka kthyer në komision hetimor partiak dhe se vendimet për mbledhjet I merr në mënyrë të njëanshme
-
VIDEO
Aksident pranë rrugë Transballkanike në Vlorë, shoferja humb kontrollin nga shpejtësia dhe përplaset me një ‘Fiat’
Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë përgjatë rrugës Transballkanike.
Një automjet i llojit Toyota me drejtuese femër ka humbur kontrollin si rrjedhojë e shpejtësisë duke goditur një automjet të parkuar anës rrugës të llojit Fiat.
Si rrjedhojë e aksidentit në fjalë është lënduar lehtë pasagjerja e automjetit të llojit Toyota e cila është transportuar për ndihmë mjekësorë me autoambulancë drejt spitalit të Vlorës
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e Rithemelimit dhe PL-së para Bashkisë Tiranë, 4 të arrestuarit dalin para gjykatës
Katër protestuesit e arrestuar dalin në orën 10 për mase sigurie. Në mbështetje te tyre kanë mbërritur në gjykatë disa qytetare dhe deputet të Rithemelimit
-
VIDEO
Ish deputeti i LSI Ralf Gjoni paraqitet në SPAK
Ish deputeti i LSI-së Ralf Gjoni është paraqitur sot në SPAK. Report Tv sjell pamjet kur Gjoni hyn në SPAK.
Nuk dihet arsyeja e paraqitjes së tij
Ralf Gjoni është një nga dy deputetët që nuk pranuan të digjnin mandatin në shkurt 2019
-
VIDEO
Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj paraqitet në SPAK me hard disk në dorë
Pasi gjykata e Posaçme i dha të drejtë ish ministrit Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marr në mënyrë elektronike, këtë të hënë ai është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve
-
VIDEO
Vlorë/ Grabitën 2 qytetarë dhe një pikë karburanti me pistoletë lodër, në pranga 3 të rinjtë
Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar për 2 vjedhje nën kërcënimin e një arme imituese pistoletë me silenciator.
Vodhën nën kërcënimin e një pistolete imituese, një shumë parash, 2 shtetasve, dhe më pas duke u larguar hynë dhe vodhën në një pikë karburanti, xhiron ditore, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.
Sekuestrohen arma imituese pistoletë me silenciator, shuma e parave dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë) dhe automjeti që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.