-
VIDEO
Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, tentojnë të bllokojnë qarkullimin! 2 të shoqëruar
Policia ka vendosur gardh metalik nga Ministria e Brendshme deri te Xhamia e Namazgjasë. Një incident është regjistruar te ministria ku ka pasur përpjekje për bllokim të qarkullimit dhe janë shoqëruar dy protestues.
-
VIDEO
Kadastra shkon derë më derë në Himarë, 235 banesa pa dokumentacion pronësie! Do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi
Nga janari deri në gusht 2026 janë lëshuar rreth 26 mijë vendime legalizimi në rang vendi, një shifër e përafërt me totalin e vendimeve të dhëna gjatë gjithë vitit 2025. Për banorët që përfshihen në këtë proces kryesisht nga ASHK-ja, nuk do të aplikohet tarifë shërbimi.
-
VIDEO
Ministri Gogu: Bashkë me KiE më 30 shtator do të publikojmë ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
"Në datën 30 shtator, publikojnë ndryshimet në kodin e procedurës penale, vjen si pasojë e një studimi që KiE i ka bërë paraburgimit në Shqipëri", tha Gogu.
-
VIDEO
Hyseni në arrest shtëpiak/ Gogu: Përgjegjësia penale është individuale! Përgjegjësia politike u mor, u shkarkua nga detyra
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar në hyrje të Kuvendit rastin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni ndaj së cilës u caktua masa e arrestit në burg. Gogu tha se përgjegjësia penale është individuale dhe se qeveria ka e ka marrë përgjegjësinë politike me vendimin për shkakrimin e saj nga drejtimi i SHISH.
-
VIDEO
Zjarr në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm
Një zjarr ka rënë në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm ndaj policia po punon për kapjen e zjarrvënësit.
-
VIDEO
Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren
Një ditë pasi nëna e Bleona Matës hodhi poshtë publikisht pretendimet e avokatit Alban Duraj se vajza e saj ishte gjetur, të dy u përballën live në “Pa Gjurmë” në Report Tv. Përballja u tensionua kur Duraj u pyet se ku i kishte siguruar informacionet për fatin e Bleona Matës, e zhdukur që në moshën 6-vjeçare në Zapod të Kukësit.
Ditën e djeshme në “Pa Gjurmë”, Bukurie Veizi mohoi kategorikisht se e bija ishte gjetur dhe tha se nuk kishte pasur asnjë komunikim privat me avokatin për pretendimet e bëra publike prej tij.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse nuk dalin në gjykatë brenda 72 orëve
Përplasja mes avokatëve dhe GJKKO për rregulloren censuruese që ndalon përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit, ka marrë një tjetër përmasë. Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë bojkotin, duke përfshirë nga e hëna edhe seancat për masat e sigurisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë në vendin tonë, dhe mund të pasonte lirimin e të arrestuarve që sipas ligjit duhet të dalin për masë sigurie brenda 72 orësh.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Drojë të Kurbinit, flakët djegin pyje dhe disa koshere bletësh! Rrezikohen banesat
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi në fshatin Drojë të Kurbinit.
Flakët janë shfaqur fillimisht në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat. Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe disa koshere bletësh.
Situata është bërë shqetësuese pasi flakët ndodhen pranë disa banesave, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit drejt tyre.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt...do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin
Drejtoresha e SHISH u mor në pyetje nga SPAK 4 ditë para se të lëshohej urdhërarresti. Ajo ka pretenduar se Ergys Agasi ishte bashkëpunëtor i SHISH, por SPAK thotë se ka prova që vërtetojnë se ai merrte dhe diktonte informacionin që i duhej. Komunikimet Agasi-Hyseni bëheshin në Signal. SPAK: Për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit.
-
VIDEO
Zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, flakët e favorizuara nga banesat u afrohen banesave (VIDEO)
Sërish zjarr në qytetin e Vlorës. Flakët janë aktive në në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi.
-
VIDEO
Vlora s'gjen 'qetësi', zjarr në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës! Flakët u afrohen banesave
Një zjarr ka rënë sot në zonën mbi Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa, të ndihmuara nga era e fortë, po përparojnë me shpejtësi.
Era e fortë vijon të favorizojë përparimin e zjarrit dhe rindezjen e vatrave, duke e bërë situatën veçanërisht të vështirë për zjarrfikësit.
-
VIDEO
Rregullorja e GJKKO/ Avokatët përshkallëzojnë bojkotin: Nuk shkojmë as në seancat për masat e sigurisë! Të arrestuarit lirohen nëse nuk dalin në gjykatë brenda 72 orëve
Avokatët përshkallëzojnë bojkotin në GJKKO dhe nga e hëna nuk do të marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë. Dhoma e Avokatisë thotë se do të mbulojë gjobat e vendosura ndaj mbrojtësve.