-
VIDEO
Dashamir Shehi prezanton në Komisionin e Ligjeve projekt-ligjin për Referendumet: Përfaqëson popullin dhe është e drejta e tij të marrë vendime
Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme një projekt-ligjin 'Për Referendumet'. Sipas tij është e drejta e popullit të marrë disa vendime. Nga ana tjetër, numri i përcaktuar në Kushtetutë me 50 mijë firma për të zhvilluar një referendum është shumë i madh
-
VIDEO
Nis me debate mbledhja e Komisionit Hetimor Shëndetësinë! Vokshi: Po i bën shantazhe e presion stafit! PS: Thashetheme, zbatojmë vetëm ligjin
Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë ka nisur sërish me debate, ku kryetarja Albana Vokshi ka hedhur akuza kundrejt PS se po tentojnë të kontrollojnë punën e këtij komisioni. Shkak është bërë një mbledhje e sekretarit të komisionit, Klevis Xhoxhi me stafin mbështetës për komisionin.
Voskhi tha se këto janë shantazhe dhe presione ndaj stafit për të kontrolluar punën. Xhoxhi hodhi poshtë akuzat duke thënë se janë thashetheme korridoresh. Nga ana tjetër, nënkryetari Ndreca u shpreh se nuk bëjnë asgjë tjetër, veçse zbatimit të ligjit.
-
VIDEO
Arrestohen 4 autorët e vrasjes së Aureljo Dervishit, mes tyre edhe 15-vjeçari që qëlloi për vdekje me thikë viktimën
Policia e Tirarës ka arrestuar katër të rinjtë autorë të vrasjes së Aureljo Dervishit, në mesin e tyre edhe i mituri 15-vjeçar që qëlloi për vdekje me thikë 18-vjeçarin dhe të gjithë akuzohen për vrasje në bashkëpunim.
-
VIDEO
Greva e sindikatave greke ‘paralizon’ pikat kufitare me Greqinë, nga sot deri më 4 prill nuk lejohet kalimi i mjeteve e kamionëve
Një protestë e sindikatave greke ka ‘paralizuar’ qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi. Për shkak të një proteste që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.
-
VIDEO
Vlorë, 5 vatra zjarri në 72 orë, shefi i Ndërhyrjes në Zjarrfikëse: Situatë problematike, janë favorizuar nga era!
Në 72 orët e fundit në rrethin e Vlorës janë regjistruar 5 vatra zjarri. Kryesisht në fshatin Dukat, Penkovë, Kërkovë por edhe në Vlorë.
-
VIDEO
Nis mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, caktohen sot ekspertët
Ka nisur mbledhja e dytë e komisionit hetimor për shëndetësinë, sterilizimin dhe check up.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, tentuan të fusin sende të padeklaruara, arrestohen dy persona, sekuestrohen 18 ora, bizhuteri, monedha dhe celularë
Dy shtetas janë arrestuar nga policia kufitare në Portin e Durrësit. Ata u kapën pasi në automjetin e tyre u gjetën sende me vlerë, që dyshoet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale, të cilat u sekuestruan.
-
VIDEO
Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, Prokurori i Gjirokastrës: Shoferi nga Shkodra, makina ishte marrë me qira! Pas identifikimit, kontaktojmë me ambasadat
Ekspertë mjekoligjorë nga Tirana pritet të shkojnë në Këlcyrë për të bërë autopsinë e viktimave, ndërkohë hetimet do të vijojnë pasi nuk kemi të bëjmë me një aksident të thjeshtë.
-
VIDEO
Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, drejtori i Policisë Çipa: Mjeti po ecte me shpejtësi! Efektivët i kanë bërë shenjë të ndalojë, por u largua
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në Këlcyrë me 8 viktima. Në një deklaratë për mediat, Çipa shpjegoi se mjeti me emigrantë ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave dhe patrulla e policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë.
-
VIDEO
Pamje të rënda nga aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, trupat e viktimave ende në makinë
Report Tv sjell pamje nga afër prej vendngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Këlcyrë.
Siç shikohet edhe nga pamjet, automjeti është i shkatërruar, teksa nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 8 persona dhe nuk ka mundur të mbijetojë asnjë.
Një pjesë e trupave ende nuk është nxjerrë nga makina dhe pritet të kryhen veprimet e mëtejshme si dhe ekspertiza e hetuesve.
-
VIDEO
Aksidenti tragjik me 8 të vdekur në Këlcyrë, Report Tv sjell pamje nga vendngjarja
Report Tv sjell pamje nga afër prej vendngjarjes ku ndodhi aksidenti tragjik në Këlcyrë.
Siç shikohet edhe nga pamjet, automjeti është i shkatërruar, teksa nga aksidenti kanë mbetur të vdekur 8 persona dhe nuk ka mundur të mbijetojë asnjë.
Një pjesë e trupave ende nuk është nxjerrë nga makina dhe pritet të kryhen veprimet e mëtejshme si dhe ekspertiza e hetuesve.
-
VIDEO
Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me klandestinë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi!
Aksident i rëndë automobilistik në jë aksident i rëndë me 8 viktima ka ndodhur aksin rrugor Këlcyrë- Përmet. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, kur një mjet me emigrantë të paligjshëm është aksidentuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 7 klandestinët, si edhe drejtuesi i mjetit nga Shkodra.me 8 të vdekur.