-
VIDEO
Komunikohen akuzat për inceneratorin e Elbasanit, paraqitet në SPAK ish bashkëshortja e Ahmetajt
Ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Macka, është paraqitur në SPAK e cila ka komunikuar akuzat për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Akuza për të është ende e paqartë.
-
VIDEO
Vigjilja e Pashkës, Hasani pritet nga Papa Françesku
Në vigjilje të Javës së Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan ku u prit nga vetë Papa Françesku, një takim të pazakontë të tij me një Ministër të Jashtëm. Në takimin e përzemërt, ku shoqërohej edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, zonja Majlinda Frangaj, Ministri Hasani e falenderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë të tij për shqiptarët.
-
VIDEO
Shqipëria udhëheq Brigadën e Evropës Juglindore, gjeneral brigade Bilbil Bitri: Kontribuues të paqes
Për sigurinë dhe paqen në rajon, Brigada e Evropës Juglindore SEEBRIG, do të drejtohet nga Shqipëria për 3 vjet me komandant Gjeneral brigade Bilbil Bitri.
-
VIDEO
Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore
Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.
-
VIDEO
Arrestimi i Jorgo Goros/ Video e kryetarit të bashkisë së Himarës në sallën e gjyqit!
Report Tv e Shqiptarja.com siguron videon e momentit kur Jorgo Goro ndodhet në sallën e gjyqit brenda në GJKKO ku do ti verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.
-
VIDEO
Arrestimi i Jorgo Goros/ Paraqiten në GJKKO dhe ish kreu i Kadastrës Vlorë dhe ish juristi
Bilbil Aliaj ish Drejtor i ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë është paraqitur sot në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë. Ndaj tij më 23 mars GJKKO ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie’ për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim
Sipas SPAK kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka, sipas SPAK asokohe 'kanë pranuar dokumentacionin ligjor, dhe lëshuan një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, ...duke kryer regjistrimin fillestar të tokës në favor të Foto Mehilli dhe më pas të trashëgimtarëve të tij'
Edhe Vezir Gjikoka - me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), masa “Arrest në shtëpi” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim u paraqit sot në GJKKO për tu njohur me masën e sigurisë.
-
VIDEO
U kap me mina në trup, 24-vjeçari lihet në burg! ‘Kyç’ gojën para Gjykatës së Lezhës
24-vjeçari nga Fushë-Kruja i cili u kap me dy mina me telekomande duke i transportuar drejt Lezhës do të qëndrojë në burg pa afat. Arkil Selimi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
-
VIDEO
Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, 5 në pranga, mes tyre edhe 1 vajzë! 4 automatikë e 5 pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Repishti", në zbatim të masave të caktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme.
-
VIDEO
Motori përplaset me makinën në Berat, ndahet në dysh, shpëton mrekullisht shoferi
Një aksident ka ndodhur në Berat këtë mëngjes. Një motor është përplasur me një makinë dhe është ndarë më dysh. Fatmirësisht drejtuesi ka shpërtuar pa lëndime
-
VIDEO
U kap me 100 fara kanabisi e drogë, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës
Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës, pasi shiste kanabis dhe fara kanabisi në zonë.
23-vjeçari është arrestuar në flagrancë teksa lëvizte me makinë. Në kontrollin që i është ushtruar brenda në mjet i është gjetur një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, ku kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
-
VIDEO
Berat/ Rrihet brutalisht kamarieri 17 vjeçar gjatë punës në piceri
Rrihet brutalisht një kamarier 17-vjeçar në Berat. 12 shtetas janë shoqëruar në polici mes tyre 3 të dyshuarit. Kamarieri ndodhet në Spitalin e Beratit, nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
Digjet magazina në Tapizë të Krujës, flakët rrezikuan dhe banesën ngjitur
Një vatër zjarri e rënë në një magazinë ngjitur me banesën ka rrezikuar seriozisht shtëpinë e Sali Afmataj në fshatin Tapizë të Krujës