-
VIDEO
Trafiku i armëve, dëshmon ish-efektivja e Burgjeve: Nuk isha në dijeni, do shoqëronim disa persona në Tiranë! 4 të arrestuarit e tjerë ‘kyçin’ gojën
Ish-efektivja e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj, e arrestuar një ditë më parë nga Trafiqet e Tiranës me grupin prej 4 personash që sillnin armë nga Malësia e Madhe për t’i shitur pranë grupeve kriminale në kryeqytet, ka mohuar para hetuesve të ketë pasur dijeni se në makinën e dytë BMW ka pasur armë.
-
VIDEO
Afera e Inceneratorit të Elbasanit/ SPAK merr të pandehur edhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt! Ja akuzat
Prokuroria e Posaçme merr të pandehur edhe bashkëjetuesen e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt Erjola Hoxha. Ndërkohë dje iu komunikua akuza për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale” ish bashkëshortes së tij, Albina Mançka
-
VIDEO
Në burg për tjetërsim pronash në Dhërmi, Jorgo Goro jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit në detyrë të Himarës
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës jep dorëheqjen. Ai ka drejtuar një letër këshillit bashkiak të Himarës dhe prefektit të qarkut
-
VIDEO
Punësimet në ushtri, nis rekrutimi i të rinjve në Vlorë
Pas ndalesave në disa qytete të Shqipërisë, Forcat e Armatosura janë ndalur këtë të mërkurë në Vlorë, ndërsa qëllimi mbetet rekrutimi i të rinjve si pjesë e forcave të Armatosura të Shqipërisë, detare, ajrore apo edhe tokësore
-
VIDEO
Rritet çmimi i ujit në Lezhë, tarifat e reja për 3 bashki! Shtrenjtohet 12-50% për familjarët
Nga data 5 prill 2024, tre bashki që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Qytetarët e Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3.
-
VIDEO
Durrës/ Ra në det teksa peshkonte, Familja paguan polumbarë për të gjetur trupin e 40 vjeçarit të zhdukur
Trupi i Aurel Ndonit, 40 vjeçarit të mbytur në Porto Romano më 25 shkurt, ende nuk është gjetur nga shërbimet e Policisë Kufitare, ato të Policisë së Durrësit, polumbarët e RENEA-s dhe për këtë arsye tashmë kërkimet janë ndërprerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:15 të datës 25 shkurt 2024, ku Ndoni ishte duke peshkuar bashkë me vëllanë e tij dhe një person tjetër.
Gjatë peshkimit dyshohet se 40-vjeçari rrëshqiti dhe ra në ujë. Trupin e tij mund ta ketë tërhequr rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
-
VIDEO
Rindërtimi i skemës ku u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan, bllokohet rruga në lagjen ‘5 Maji’ për eksperimentin hetimor
Ditën e sotme në Elbasan do të rindërtohet skema e vrasjes se Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021. Policia e Elbasanit që prej mbrëmjes së djeshme ka rrethuar me shirit rrugën në lagjen ‘5 maji’ në Elbasan, ku ndodhi edhe ngjarja.
-
VIDEO
Masakra e Gërdecit, Mihal Delijorgji u paraqit në gjyq, s'pranoi të dëshmonte!
Është zhvilluar sot në GJKKO seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut për Gërdecin. Në seancë është paraqitur Mihal Delirogji por nuk ka pranuar që të dëshmojë
-
VIDEO
'Broja s'diskutohet'! Humbjet e Kombëtares, Ilirjan Alliu për Report Tv: S'kishim përgatitje fizike, jemi ekip mesatar dhe pa yje
Kombëtarja e futbollit humbi të dyja miqësoret e marsit, ato kundër Kilit dhe Suedisë. Për Studio Live në Report Tv ish-futbollisti i Kombëtares Ilirjan Alliu tha se Armando Broja nuk duhet të diskutohet më, pasi është deçiziv në fushë.
-
VIDEO
Kamëz/ Organizonin lojëra fati, 3 në pranga, sekuestrohen 9 mijë e 550 € dhe 142 mijë e 500 lekë
Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim nga policia pasi dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal në Kamëz
-
VIDEO
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
Ministria e Arsimit ka nisur trajnimin e mësuesve. Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 mësues nga e gjithë Shqipëria.
-
VIDEO
U kap me kokainë, zbulohet ‘Call Center’ i Shkëlqim Ostrenit! Në kërkim bashkëpronari! Mashtronin italianët duke u marrë deri në 30 mijë euro
Pas aksionit të kapjes së 1 kg kokainë në Tiranë dhe përfshirjes së një agjenti të anti-drogës, policia zbuloi përmes zbërthimit të celularëve të sekuestruar, një Call Center në të cilën mashtrohej me bursën Forex kryesisht ndaj qytetarëve italianë. Sipas AMP, operatorët përfitonin me mashtrim nga 500 deri në 30.000 euro për person