-
VIDEO
Makina 'fluturon' mbi bordurë në Gjirokastër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin e lagjes 18 Shtatori në Gjirokastër.
-
VIDEO
E turpshme në Elbasan/ Rrahu në sy të nxënësve rojen e moshuar të shkollës 9 vjeçare, agresori hetohet në gjendje të lirë
Një ngjarje e turpshme ka ndodhur mesditën e djeshme (14 shkurt), ku një 40 vjeçar i identifikuar si Durim Koçi ka dhunuar brutalisht një moshuar që punonte si roje në shkollën 9 vjeçare “Qamil Guranjaku”.
-
VIDEO
Blinken përfundon vizitën në Tiranë, eskorta niset drejt aeroportit 'Nënë Tereza'
Ora 18:38 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përfundon vizitën në Tiranë dhe eskorta e makinave që shoqëron numrin dy të administratës amerikane u nis drejt aeroportit të Rinasit.
-
VIDEO
'Verën e kaluar Shqipëria pati rekord turistësh, u kualifikua në Europian', batuta e Blinken: Do vij gjatë finaleve të kupës, ndoshta ju ndihmoj
Nga takimi me të rinjtë në Piramidën e Tiranës, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se verën e kaluar Shqipëria ka pasur numër rekord turistësh.
"Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund t'ju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona.”-u shpreh Blinken.
-
VIDEO
Vidhnin banesat në Durrës, pranga 28-vjeçarit, nën hetim i mituri! Zbardhen 5 rastet e grabitjeve
Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Durrësit, ndërsa një i mitur është vënë në hetim në gjendje të lirë. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit.
-
VIDEO
Vlorë, i vodhi celularin shitëses së supermarketit, 29 vjeçari hajdut serial i pajisjeve dhe kabllove elektrike
Hyn në supermarket e ndërsa tenton t'i heqë vëmendjen shitëses, i vjedh celularin që e kishte lënë pranë banakut. Policia e Vlorës arrestoi sot 29 vjeçarin të dyshuar si autor i grabitjes në një supermarket, skena e të cilës ishte filmuar nga kamerat e skigurisë.
-
VIDEO
Shkodër, hodhi pistoletën në një lulishtje dhe tentoi t’i ikë policisë, në pranga 48-vjeçari
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi.
Në bulevardin “Skënderbeu” është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.
-
VIDEO
Çështja Beleri, Rama debat me kolegun grek në Bruksel: Duket sikur krahason Shqipërinë me Siberinë! Çështje e drejtësisë
Gjatë një konference në Bruksel kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen Fredi Belerit. Ka qenë një përfaqësues i shoqërisë civile në Greqi, i cili e tha se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk lejohet që të bëjë betimin dhe kjo gjë nuk do të pranohej në asnjë vend të BE-së.
Kryeministri i Edi Rama ndërhyri duke i cilësuar si të pavend akuzat ndaj Shqipërisë dhe tha se vendi ynë po krahasohet me Siberinë, e sikur dikush po mbahet penga nga një regjim mizor, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Kjo tha Rama duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.
Kryeministri Rama përsëriti sërish se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek.
-
VIDEO
I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici
Ibrahim Lici i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, është arrestuar në Turqi. Lici u lokalizua nga policia shqiptare dhe u njoftuan autoritetet turke
-
VIDEO
Elbasan, drejt rikonstruksionit shkolla 'Kostandin Kristoforidhi!' Manastirlu: Do të ketë dhe laborator SMART
Rikonstruksioni i shkollës së mesme "Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan është drejt përfundimit.
-
VIDEO
Blinken sot në Tiranë, historiku i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri! DASH: Jeni aleati ynë, partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Departamenti Amerikan i Shtetit, në kuadër të vizitës zyrtare të Sekretarit Blinken në Tiranë, ka publikuar një komunikatë në të cilën flet për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
VIDEO
Mbërrin për herë të parë në Rinas, shikoni eskortën ‘blinduar’ që shoqëron Blinken
Nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Ajo që u vu re ishte edhe eskorta e fortifikuar e numrit dy të administratës amerikanë, ku disa makina të blinduar shoqëruan Blinken deri në qendër të kryeqytetit.