-
VIDEO
I shpërndau gruas video intime në rrjetet sociale dhe e dhunonte, pranga 29-vjeçarit në Fier
Një tjetër rast i kërcënimit përmes rrjeteve sociale, ku edhe kësaj radhe ka rënë pre një 27-vjeçare. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë ngjarjes është se vetë bashkëshorti me duart e tij dyshohet se i ka publikuar të resë një video intime në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Vlorë/ Në kërkim për vjedhje, arrestohet 20-vjeçari! VIDEO nga momenti kur thyen derën e lokalit
Një 20-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Ndaj 20-vjeçarit ishte caktuar masa arrest me burg pasi në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.
-
VIDEO
Ulet me 23 % numri i mjekëve e infermierëve në zonat rurale! Dasho: Largohen për kushtet e punës, jo për pagën
Emigracioni i vazhdueshëm është shoqëruar me uljen e numrit të bluzave të bardha në vendin tonë. Por më i dukshëm ky fenomen është tek shërbimi parësor shëndetësor, sidomos në zonat rurale.
Sipas të dhënave të publikuara në vendimin e qeverisë për profilin e zgjeruar kombëtar të migracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është shënuar te mjekët e familjes.
Qeveria konfimron se pranë shërbimit parësor në zonat urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 813 mjekë, ose 25 mjekë më pak krahasuar me një vit më parë, kur ishin të punësuar 839 mjekë, thënë ndryshe kjo shifër u ul me 3%.
-
VIDEO
Aksident në Fushë Krujë, ‘Audi’ përplaset me një furgon, plagosen 2 shoferët! Njëri prej tyre transportohet drejt ‘Traumës’ në Tiranë
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Kameras ku një automjet tip ‘Audi’ është përplasur me një furgon.
-
VIDEO
Gjykata Turke miraton ekstradimin e Dritan Rexhepit në Shqipëri
Fakti u pohua sot në gjykatën e Posaçme nga avokati mbrojtjës i Dritan Rexhepit në seancën për paraqitjen e provave ku klienti I tyre është marrë i pandehur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, mëson shqiptarja.com.
-
VIDEO
Goditet rrjeti që furnizonte me kokainë Evropën!
Europol bën me dije se hetimi nisi për një biznesmen italian me orgjinë nga Argjentina me banim në Mabella. Nga hetimet ka rezultuar se trafiku i kokainës nga Kolumbia në Ekuador dhe më pas në BE drejtohej nga një shqiptar, i cili ishte lidhur me biznesmenin italian.
-
VIDEO
Morinë, kalon makina plot me pije alkoolike e energjike kontrabandë! Ndalohet dhe doganieri, e lejoi të hynte nga Kosova
Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Qafë Morinës
-
VIDEO
Dosja e SPAK për privatizimin e fabrikës 'Buka', GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor derisa të kapet ish-ministri Ahmetaj
Gjykata e Posaçme ka pezulluar për 1 vit procesin gjyqësor ‘Buka Sha’, deri sa i pandehuri Arben Ahmetaj të kapet pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme
-
VIDEO
Goditet linja e trafikut të kokainës nga Ekuadori në BE, 31 të arrestuar, në operacion dhe autoritetet shqiptare
Goditet linja e trafikut të kokainës nga Ekuadori në BE, 31 të arrestuar, në operacion dhe autoritetet shqiptare. Operacioni 'La Pampa', sekuestrohen 25 automjete, 10 armë zjarri, pajisje elektronike me vlerë 13 mln €
-
VIDEO
Princ Leka dhe Blerta Celibashi nuk fshihen më, çifti shfaqen në publik të kapur prej dore
Pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia, pritej që Princ Leka të reagojë edhe për lidhjen e re me fotografen Blerta Celibashi.
Por tani nuk kemi më nevojë për konfirmimin e lidhjes së re, pasi Princ Leka dhe Blerta, dalin hapur në publik, e madje dorë për dore.
-
VIDEO
Tiranë/ Mbante pistoletë dhe jelek antiplumb në banesë, në pranga 62-vjeçari
Xhevdet Çali, është arrestuar nga policia e Tiranës pasi në banesë i është gjetur armë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb.
62-vjeçari, banues në Mëzez, u arrestua në kuadër të operacionin të koduar ‘Handle’.
Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, policia i gjeti në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.
-
VIDEO
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 22-vjeçari! Në kërkim autori (EMRAT)
Dy të rinj janë konfiktuar me njëri-tjetrin në Shkodër, sherr i cili më pas ka agravuar në përdorimin e thikave.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Skëndërbeg’ dhe dyshohet se Anton Gjergji, 26-vjeç, ka plagosur me thikë Amrandio Gjokën 22-vjeç banues në fshatin Hot i Ri. Ky i fundit është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.