Gjatë një konference në Bruksel kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen Fredi Belerit. Ka qenë një përfaqësues i shoqërisë civile në Greqi, i cili e tha se kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës nuk lejohet që të bëjë betimin dhe kjo gjë nuk do të pranohej në asnjë vend të BE-së.
Kryeministri i Edi Rama ndërhyri duke i cilësuar si të pavend akuzat ndaj Shqipërisë dhe tha se vendi ynë po krahasohet me Siberinë, e sikur dikush po mbahet penga nga një regjim mizor, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Kjo tha Rama duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia.
Kryeministri Rama përsëriti sërish se çështja e Fredi Belerit është një çështje që i takon drejtësisë, në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek.