-
VIDEO
Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin, Azgan Haklaj: Skenar i përgatitur që në fillim! U përdor nga Berisha për të sabotuar PD-në
Sa i takon bashkimit të grupit të deputetëve Berisha-Bardhi, Azgan Haklaj i ftuar në 'Studio Live; me gazetarin Arbër Hitaj tha se ky ka qenë një skenar i Gazment Bardhit për të sabotuar Partinë Demokratike.
-
VIDEO
Presidenti Begaj në stërvitjen ‘Mbrojtja e Qëndrueshme’ në Pukë: Forcat e Armatosura, vija e parë e mbrojtjes dhe e garantimit të sigurisë
Presidenti Begaj vlerësoi se stërvitja e Grup-Batalionit tregon që Shqipëria është e gatshme dhe e aftë për t’u mbrojtur dhe për të kontribuar aktivisht në mbrojtjen kolektive, sidomos në krahun Juglindor të NATO-s.
-
VIDEO
Do pastronte 18.4 mln € të 'Cosa Notras'-s, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Rezart Taçin! Biznesmeni në arrati
Dosja ndaj biznesmenit Rezart Taçi, i akuzuar për pastrim parash ka kaluar për gjykim këtë të martë. Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit të hidrokarbureve do të kryhet në mungesë pasi Taçi është në arrati. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal me të cilin do të pastronte 18.4 milionë euro të mafias italiane.
-
VIDEO
DPSHTRR dhe Rrugorja projekt-draft për patinat elektrike: Të mos lejohen nën 16 vjeç dhe të kenë kod unik për identifikim! Baka: Jeleku fosforeshent, i detyrueshëm
Monopatinat elektrike, njëjtë si makinat me numër shasie do duhet të kenë një kod unik për tu identifikuar sa prej tyre ka në qarkullim. Nisur nga aksidentet në rritje, Report Tv mëson se do të ndryshohet kodi rrugor për të mos lejuar përdorimin e monopatinave nën moshën 16 vjeç dhe as pa kaska mbrojtëse
-
VIDEO
Zbulohet data, më 28 shkurt samiti i Ukrainës, për herë të parë Zelensky në Tiranë! Një ditë më pas kryeqyteti pret liderët e Ballkanit Perëndimor
Më 28 shkurt në Tiranë do të mbahet samiti për Ukrainën, ndërsa kjo e fundit lufton me forcat ruse. Për herë të parë në Shqipëri vjen edhe presidenti Volodymyr Zelenky. Një ditë më pas, më 29 shkurt, kryeqyteti pret liderët e Ballkanit Perëndimor, mëson Shqiptarja.com.
-
VIDEO
E reja u vetëvra se i publikuan foto intime, avokati në Report Tv: Të mbyllet përkohësisht Tik-Tok! Eskperti: Duhet kujdes në përdorimin e aplikacionit
Policia dyshon se publikimi i disa fotove intime në rrjetet sociale, çoi drejt vetëvrasjes një 27-vjeçare në Kamëz. Blutë e kryeqytetit arrestuan 39-vjeçarin Altin Çoku, personazh të njohur të Tik-Tokut, i cili krijoi lidhje me nënën e një vajze të mitur, ndërsa një foto e tyre në momente intime mori dhënë në rrjetet sociale
-
VIDEO
GJKKO, SPAK jep pretencën: Fredi Beleri të dënohet me 2.6 vite burg! 4 vite shërbim prove për bashkëpunëtorin, Pandeli Kokaveshi
Në GJKKO jepet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
SPAK kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj për Fredi Belerin. Kërkohen 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin dhe dënimi të pezullohet ne 4 vite shërbim prove
-
VIDEO
Balla takim me homologun Piantedosi në Romë: Eksperiencën italiane ta përdorim për menaxhimin e pronave të konfiskuara nga grupet kriminale
Modeli i mirë-menaxhimit të pronave të konfiskuara me burim kriminal që po aplikon shteti italian, do të ndiqet edhe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Kjo është dakordësuar gjatë takimit që u zhvillua sot në Romë, mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut italian, Matteo Piantedosi.
-
VIDEO
Erion Braçe për bastet sportive: I neveritur! Pse këto lekë do e shpëtojnë sportin?
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër në mediat sociale lidhur me atë që qarkullon në media për lekët e basteve.
-
VIDEO
Arrestohet se nxiti vetëvrasjen e 27 vjeçares, personazhi i Tik Tokut, Altin Çoku, vite më parë, tentoi të digjte kushëririn e tij
Tirane- Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimin e Altin Çokut pasi akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e një 27 vjeçareje pasi iu publikua një foto intime në rrjete sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami.
Mësohet se 39 vjeçari është një emër I njohur për drejtësinë pasi është proceduar dhe më parë. Në një rast tentoi të digjte djalin e dajës së tij, ndërsa rezulton dhe me kartelë për probleme të shëndetit mendor. Në një rast gjykata ka caktuar detyrim ambulator për të.
-
VIDEO
I dënuar në Itali me 7 vite burg për trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë
Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Henerik Boba alias Ermal Hitaj, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Firences me 7 vjet e 4 muaj burgim.
-
VIDEO
Aksident në aksin Fier-Ballsh, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal! Plagoset babai me vajzën 12 vjeçe
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh mëngjesin e sotëm. Makina me drejtues S.H, rreth 65-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B