-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, OSBE/ODIHR: Partitë të angazhohen për konsultime gjithëpërfshirëse! Basha: Palët të ndalin lojërat politike për interesa vetjake
OSBE/ODIHR ka përgëzuar angazhimin e autoriteteve shqiptare për të rifilluar Reformën Zgjedhore të vendit para zgjedhjeve parlamentare 2025 dhe ka kërkuar që partitë politike të angazhohen për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse në dobi të qytetarëve.
-
VIDEO
Lezhë, bashkëfshatarët rrihen për pronën, njëri përfundon në spital me plagë në kokë
Një konflikt pronësie mes dy personave ne Ungrej të Lezhës, përfundoi me plagosjen me sende të forta të një të moshuari.
I plagosur ka mbetur shtetasi, Ndrec Kola i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhes.
I moshuri i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe krah -
VIDEO
GJKKO shtyu vendimin për Berishën, Gjokutaj: Shkelje e rëndë nga Apeli, prokurorët vijnë në gjyq si në bar kafe
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj e ka konsideruar si një shkelje të rëndë të Apelit të GJKKO vendimin për shtyrjen e seancës ku do shqyrtohet kërkesa e tyre për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak.
Gjokutaj nuk kurseu as ironitë për prokurorët për të cilët tha se paraqiten në gjyq si të jenë në bar-kafe me të njëjtat qëndrime.
“Prokurorët mbajtën një qëndrim, folëm 2 orë e gjysmë ata kontestuan për 5 minuta. Dje thanë nuk paraqitet. Vendimi shkelje e rëndë çka përbën përgjegjësi të madhe për gjykatësen. Por do presim vendimin nesër në orën 09:00. Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë si në bar-kafe. Palët nuk janë të barabarta në gjykim”- tha avokati.
-
VIDEO
Vlorë/ 5-vjeçari aksidentohet nga freza, në gjendje të rëndë dërgohet te Trauma! Ka nevojë për gjak
Një fëmijë vetëm 5 vjeç është aksidentuar me një frezë bujqësore në Llakatund të Vlorës. Fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Traumës, pasi ka nevojë për gjak.
-
VIDEO
Rama: Kampusi i Gjirokastrës i bashkohet këtë vit sistemit europian të UNED-it në Madrid
Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Spanjë për një vizitë 2 ditore, gjatë ditës së sotme është takuar në Madrid me rektoratin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë.
-
VIDEO
Tre të mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në Tiranë, në pranga 3 të rinjtë tutorë, 1 në kërkim
Tre vajza të mitura, që ishin larguar nga banesa, shfrytëzoheshin për prostitucion në Tiranë nga katër të rinj të moshës 20-24 vjeç. Në pranga 3 tutorët, 1 në kërkim.
-
VIDEO
Vangjel Dule goditet me vezë në hyrje të Apelit të GJKKO-së! Shkoi për të ndjekur gjyqin e Fredi Belerit
Në Apelin e GJKKO mbahet seanca për, Fredi Belerin, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Vangjel Dule është sulmuar me vezë nga një qytetar.
-
VIDEO
'Partizani'/ Berisha kërkon ‘lirinë’, vijon seanca në Apelin e GJKKO! Ish-kryeministri në dorën e gjyqtares që liroi Malltezin
Në Apelin e Posaçëm po zhvillohet seanca për ankimin e Sali Berishës për masën arrest shtëpie, si edhe përjashtimin e Irena Gjokës. Kërkesat e ish-kryeministrit shqyrtohen nga gjyqtarja në konflikt interesi, Ilirjana Olldashi, e cila liroi nga qelia Malltezin.
-
VIDEO
Rrëzohet avioni ushtarak rus! Moskë: Në bord 65 të burgosur ukrainas dhe 6 anëtarë të ekuipazhit
Ministria e Mbrojtjes e Moskës konfirmoi sot se një aeroplan transporti ushtarak Ilyushin Il-76 u rrëzua mëngjesin e sotëm në rajonin e Belgorodit, e cila është në kufi me Ukrainën
-
VIDEO
Aksident në rrugën Vlorë-Fier, çobani përplaset nga 2 makina, transportohet në spital në gjendje të rëndë (EMRI)
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme (24 janar) në aksin Vlorë-Fier ku 2 makina kanë përplasur një çoban në kohën kur ky i fundit po tentonte të kalonte rrugën.
-
VIDEO
Ibrahim Lici në kërkim, paraqitet në SPAK i ati Mustafa Lici
Ditën e sotme në SPAK është paraqitur Mustafa Lici, babai i Ibrahim Licit. Report Tv sjell pamjet ndërsa ai futet në SPAK
-
VIDEO
Mirditë, 28 vjeçari po transportonte 2 mina me telekomandë në çantë! Momenti i arrestimit
Një 28-vjeçar është arrestuar teksa po transportonte 2 mina me telekomandë në çantën e tij të shpinës.
Policia ka publikuar video të momentit të arrestimit.
Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.